Faqja Jonë
Neve na Pëlqen Shumë ta Shohim Tempullin
Ndërsa vizatova këtë, mendova se si nëse zbatoj urdhërimet, unë do të jem në gjendje të hyj në tempull një ditë, pikërisht si prindërit e mi, dhe të vulosem e të kem familjen time të përjetshme. E dua familjen time dhe Atin Qiellor.
Manolita G., mosha 8 vjeçe (në kohën që u bë vizatimi), Kimaltenango, Guatemala
Ishte e mrekullueshme të shkoja në tempull me familjen time. Ishte një udhëtim i gjatë nga qyteti im për në tempull – thuajse 14 orë. Kaluam një javë pranë tempullit. Mezi pres të bëhem 12 vjeçe për të bërë pagëzime për paraardhësit e mi. Një nga këngët e mia të parapëlqyera është “I Love to See the Temple” [“Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”]. Dua të martohem në tempull dhe të kem një familje të përjetshme. Unë e di se tempulli është shtëpia e Zotit.
Xhulia Q., mosha 11 vjeçe (në kohën që u bë fotografia), Goiás, Brazil
Motrës sime më të vogël dhe mua na pëlqen shumë të shkojmë në tempullin në Merida, Jukatan, Meksikë, çdo herë që lagjja jonë organizohet për të shkuar. Ne kalojmë kohë në kopshte dhe luajmë me fëmijët e tjerë që vijnë në tempull. Po përgatitem për të hyrë në tempull një ditë.
Marta S., mosha 6 vjeçe (në kohën që u bë vizatimi), Jukatan, Meksikë
Nga Allen E., mosha 10 vjeçe (në kohën që u bë vizatimi), San-Salvador, El-Salvador