2016
Kapiten Moroni më Ndihmoi të Jap Mësim në Shkollën e Mesme
Tetor 2016


Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Kapiten Moroni më Ndihmoi të Jap Mësim në Shkollën e Mesme

captain Moroni helped me teach middle school

Ilustrimi nga Allen Garns

Isha në mes të një viti të vështirë duke u dhënë mësim 13 dhe 14-vjeçarëve. Sapo kisha ardhur në shtëpi nga një mbledhje e mërzitshme me ndihmësdrejtorin për një vlerësim të kohëve të fundit. Ngaqë isha mësues i ri dhe më duhej t’i krijoja vetë shumicën e mësimeve të mia, u gjenda në vështirësi për t’i mbajtur studentët të përqendruar dhe të interesuar. Kryesisht biseda doli në përfundimin se duhej t’i detyroja nxënësit e mi që të bënin një zgjedhje – të përqendroheshin ose të hynin në telash – dhe t’u shkoja paralajmërimeve deri në fund.

U largova nga takimi i dëshpëruar dhe i ndrydhur. E vura si synim që të nesërmen ta bëja këtë mbledhje çështjen e ditës gjatë studimit të shkrimeve të shenjta të mia. Në mënyrë të pabesueshme, përgjigjet më erdhën ndërsa lexoja nga Libri i Mormonit.

U luta që të mësoja nga shkrimet e shenjta atë mëngjes se si të jem një mësues më i mirë. Fryma e Shenjtë më mësoi kur lexova rreth kapiten Moronit tek Alma 44. Në këtë pikë të historisë, kapiten Moroni dhe nefitët i patën rrethuar lamanitët te lumi Sidon dhe i trembën derisa i bënë lamanitët që të hidhnin armët. Unë vijova të lexoj, duke menduar sa do të doja të jem në klasë si kapiten Moroni: komandues, i sigurt dhe i suksesshëm.

E lexova dialogun dhe vura re Moronin që i thoshte Zarahemnas dhe lamanitëve se ata qenë të detyruar të bënin një zgjedhje: “Na dorëzoni armët e luftës dhe … do t’ju falim jetën, në qoftë se shkoni udhës suaj dhe nuk do të vini përsëri në luftë kundër nesh” ose ndryshe “në qoftë se ju nuk e bëni këtë, … do t’i urdhëroj njerëzit e mi, që të bien mbi ju” (Alma 44:6, 7). Kuptova se ai po bënte atë që administratori im më kishte thënë të bëja! “Jepu dy zgjedhje dhe ndiqe këtë deri në fund”, pati thënë ai. Me këtë në mendje, unë e përvetësova moton e Moronit: “Vër re, do t’i japim fund konfliktit” (Alma 44:10).

I armatosur me parimet që pata mësuar në historinë nga shkrimi i shenjtë rreth njërit prej heronjve të mi, u ktheva në klasë i sigurt me planin tim të betejës. Rastisi që kisha një statujëz të kapiten Moronit dhe ai mbeti në xhepin e këmishës sime gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit shkollor si një kujtesë e asaj që kapiten Moroni më pati mësuar për të drejtuar një klasë në shkollë të mesme. Kur u dhashë nxënësve të mi dy zgjedhje, sjellja e tyre u përmirësua, ata e bënë punën e tyre dhe ne shkuam më mirë. Viti mbaroi dhe ishte ende e vështirë, por me lutjen që mori përgjigje dhe me fuqinë e shkrimeve të shenjta, unë qeshë në gjendje t’i “[jepja] fund konfliktit”.