2016
Familja Shugurohet nga Perëndia
Tetor 2016


Mesazhi i Vizitave Mësimore

Familja Shugurohet nga Perëndia

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të tregoni. Si do ta rritë besimin tuaj në Perëndi dhe si do t’i bekojë ato për cilat kujdeseni nëpërmjet vizitave mësimore, të kuptuarit e dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Relief Society seal

Besim, Familje, Ndihmë

family walking near the temple

Fotografi përpara Tempullit të Buenos-Ajresit, Argjentinë

“Në fjalët [e këngës së Fillores] ‘Familja Vjen nga Perëndia’, … neve na kujtohet doktrina e pastër”, tha Karol M. Stivens, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës. “Ne mësojmë jo vetëm që familja vjen nga Perëndia, por edhe që secila prej nesh është pjesë e familjes së Perëndisë. …

… Plani i Atit për fëmijët e Tij është një plan i dashurisë. Është një plan për t’i bashkuar fëmijët e Tij – familjen e Tij – me Të.”1

Plaku L. Tom Peri (1922–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Ne gjithashtu besojmë se familjet e forta tradicionale nuk janë vetëm njësitë bazë të një shoqërie të qëndrueshme, të një ekonomie të qëndrueshme dhe të një kulture të qëndrueshme të vlerave – por që ato janë edhe njësitë bazë të përjetësisë dhe të mbretërisë e të qeverisjes së Perëndisë.

Ne besojmë se organizimi dhe qeverisja e qiellit do të ngrihen përreth familjeve dhe të afërmve të tjerë.”2

“Çdonjëra, pavarësisht nga rrethana e saj martesore apo numri i fëmijëve, mund të jetë mbrojtëse e planit të Zotit të përshkruar në proklamatën mbi familjen”, tha Boni L. Oskarson, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave. “Nëse është plani i Zotit, ai duhet të jetë edhe plani ynë!”3

Shkrime të Shenjta Shtesë

Doktrina e Besëlidhje 2:1–3; 132:19

Doktrina e Familjes

Motra Xhuli B. Bek, ish-Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim se teologjia e familjes bazohet te Krijimi, Rënia dhe Shlyerja e Jezu Krishtit:

“Krijimi i tokës siguroi një vend ku familjet të mund të jetonin. Perëndia krijoi një burrë dhe një grua, të cilët ishin dy gjysma thelbësore të familjes. Ishte pjesë e planit të Atit Qiellor që Adami dhe Eva të vuloseshin dhe të krijonin një familje të përjetshme.

… Rënia u bëri të mundur atyre që të kishin bij dhe bija.

Shlyerja [e Krishtit] lejon që familja të vuloset së bashku në përjetësi. Ajo u lejon familjeve të kenë rritje të përjetshme dhe përsosuri. Plani i lumturisë, i quajtur gjithashtu plani i shpëtimit, ishte një plan i krijuar për familjet. …

… Kjo ishte doktrina e Krishtit. … Pa familjen, nuk ka plan; nuk ka arsye për jetën në vdekshmëri.”4

Shënime

  1. Karol M. Stivens, “Familja Vjen nga Perëndia”, Liahona, maj 2015, f. 11, 13.

  2. L. Tom Peri, “Përse Martesa dhe Familja Janë të Rëndësishme – Kudo në Botë”, Liahona, maj 2015, f. 41.

  3. Boni L. Oskarson, “Mbrojtëse të Proklamatës së Familjes”, Liahona, maj 2015, f. 15.

  4. Julie B. Beck, “Teaching the Doctrine of the Family”, Liahona, mars 2011, f. 32, 34.