2022
Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 192‑të
maj 2022


Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 192‑të

Çfarë bekimi është në këto kohë sfiduese që të marrim drejtim dhe këshillë nga Zoti Jezu Krisht, i cili e udhëheq Kishën e Tij të rivendosur nëpërmjet profetëve dhe apostujve të gjallë!

Gjatë konferencës së përgjithshme, Zoti bëri një sërë ftesash nëpërmjet profetit të Tij, Presidentit Rasëll M. Nelson. Ja ku janë vetëm disa:

1. Tregoni për Fuqinë dhe Paqen e Jezu Krishtit

Presidenti Nelson u kujtoi anëtarëve për “përgjegjësinë [tonë të] shenjtë për t’u treguar për fuqinë dhe paqen e Jezu Krishtit të gjithë atyre që do të dëgjojnë”. Në këto kohë sfiduese, “çdo njeri meriton të dijë se ku mund ta gjejë shpresën dhe paqen që ‘ia tejkalon çdo zgjuarësie’ [Filipianëve 4:7]”.

  • Që të lexoni thirrjen e Presidentit Nelson për çdo të ri të denjë dhe të aftë që të përgatitet dhe të shërbejë në një mision, shihni bisedën “Predikimi i Ungjillit të Paqes” në faqen 6.

2. Ndërtoni Hov Pozitiv Shpirtëror

Presidenti Nelson dha mësim: “Nuk na është nevojitur kurrë hovi pozitiv shpirtëror më shumë sesa na nevojitet tani, për të kundërvepruar ndaj shpejtësisë me të cilën e keqja dhe shenjat më të errëta të kohës po intensifikohen”.

  • Gjeni pesë ftesa të veçanta nga Presidenti Nelson për rritjen e hovit tonë shpirtëror te biseda “Fuqia e Hovit Shpirtëror” në faqen 97.

3. Zgjidhni se si do ta Shpenzoni Kohën Tuaj

Presidenti Nelson shpjegoi se ka disa gjëra që janë jashtë kontrollit tonë. “Por ka disa gjëra që mundemi t’i kemi nën kontroll”, – tha ai, “përfshirë mënyrën se si e shpenzojmë kohën tonë çdo ditë.”

  • Lexoni ftesën e Presidentit Nelson për ta shpenzuar kohën duke u përqendruar te bekimet e tempullit në bisedën “Tani Është Koha”, në faqen 126.

Teksa studioni dhe veproni sipas këtyre ftesave, ju ftojmë të merrni parasysh t’u tregoni për përvojën tuaj njerëzve të tjerë nëpërmjet revistës Liahona.

Shtyp në Letër