2022
Presidenti Nelson Jep Shërbesë
maj 2022


Presidenti Nelson Jep Shërbesë

Duke përdorur transmetimet e takimeve shpirtërore dhe afishimet në mjetet shoqërore të komunikimit, Presidenti Rasëll M. Nelson vazhdon t’i ftojë të gjithë njerëzit të vijnë te Krishti dhe të mësojnë prej Tij.

Gjatë transmetimit të një takimi shpirtëror, Presidenti Nelson i nxiti anëtarët e Kishës në Oklahoma dhe Kansas të SHBA‑së, që të përqendrohen te “një nga dhuratat më të mëdha që na ka dhënë Ati ynë Qiellor për ta përqendruar jetën tonë tek Ai dhe Biri i Tij i Dashur”, – tha ai. “Po i referohem Librit të Mormonit. Është një dhuratë nga Perëndia. Ai është guri kyç i fesë sonë sepse ai përmban vetë thelbin, qendrën e doktrinës së Tij.”

Duke u folur anëtarëve në Kaliforni të SHBA‑së, gjatë një transmetimi tjetër, Presidenti Nelson bëri tri ftesa: 1) kërkojeni të vërtetën nëpërmjet lutjes, shqyrtimit të shkrimeve të shenjta dhe studimit të fjalëve të profetëve, shikuesve dhe zbuluesve; 2) rriteni fuqinë shpirtërore dhe aftësinë dalluese duke bërë besëlidhje me Perëndinë dhe duke i mbajtur ato; dhe 3) merrni pjesë aktive në ndihmën për të mbledhur Izraelin.

Dhe në një transmetim në 48 vende, Presidenti Nelson u kujtoi shenjtorëve europianë: “Shumë prej miqve tuaj po përpiqen të kuptojnë përse janë këtu në tokë. Duan të dinë nëse jeta ka ndonjë domethënie dhe qëllim. Duan të sjellin ndryshim në botë. Pyesin veten se kujt mund t’i mirëbesojnë. A e kuptoni se ju i keni përgjigjet që po i kërkojnë ata miq?”

Në mjetet shoqërore të komunikimit, Presidenti Nelson na ftoi që jo vetëm të ndiejmë mirënjohje, por ta shfaqim atë. Ai na ftoi të bëjmë vend në zemrat tona për ata “që mund të jenë duke luftuar për të parë dritën e Shpëtimtarit dhe për ta ndier dashurinë e Tij”. Ai na nxiti që të “prij[m]ë udhën në braktisjen e qëndrimeve dhe veprimeve paragjykuese”. Dhe ai dëshmoi se “ka vetëm një burim tek i cili të gjithë mund të drejtohemi për ta rritur dashurinë që ndiejmë për të tjerët ose për të ndrequr zemrat tona kur ato ndihen të thyera – Shpëtimtari Jezu Krisht”.

Shtyp në Letër