2022
Suzën H. Porter
maj 2022


“Suzën H. Porter”, Liahona, maj 2022.

Suzën H. Porter

Presidente e Përgjithshme e Fillores

“Një gjë që na u ngulit në mendje gjatë vitit të kaluar, është: Si mund t’i forcojmë fëmijët shpirtërisht?”, – tha Motra Suzën H. Porter. “Kur flasim për forcimin e besimit të brezit të ri, kjo duhet të nisë që në Fillore.”

Motra Porter i sheh bekimet që u vijnë fëmijëve të pagëzuar teksa marrin pjesë si anëtarë besëlidhës të Kishës.

“Shpesh është nga veprat dhe shërbimi që dëshmia jonë rritet”, – shpjegoi ajo. “Fëmijët mund të mësojnë të kërkojnë frymëzim nga qielli.”

Përpara thirrjes së saj si Presidente e Përgjithshme e Fillores, Presidentja Porter ka shërbyer si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores për një vit.

Ajo tha se shumë fëmijë nuk mund të merrnin pjesë në Fillore gjatë pandemisë së COVID-19. Ajo gjithashtu i pa dhe i di sfidat me të cilat përballen gratë pa bashkëshort. Bashkëshorti i saj, Plaku Brus D. Porter, i Të Shtatëdhjetëve, ndërroi jetë në vitin 2016.

“Kaluan shumë të diela kur nuk e mora sakramentin”, – tha ajo.

Ndërsa ka treguar përvojat e saj, gra të tjera i kanë thënë: “Fakti që ti po shërben në Kishë, më jep një këndvështrim më të mirë se Kisha ka nevojë edhe për mua”.

Suzën Elizabeta Holland Porteri iu lindi Hans J. dhe Çarlinë Kollman Hollandit më 31 korrik 1955, në Ponka‑Siti, Oklahoma, SHBA dhe u rrit në Nju‑Jork, SHBA.

Ajo u martua me Plakun Porter më 2 shkurt 1977, në Tempullin e Uashington D.K‑së. Ata i rritën katër fëmijët e tyre në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, Gjermani e në Jutë dhe përmbushën detyra në Kishë në Zonën e Europës Lindore.

Motra Porter mori diplomë universitare në kimi në Universitetin “Brigam Jang”. Ajo ka punuar si ndihmëslaborante në Institutin e Masaçusetsit për Teknologjinë dhe si mësuese matematike. Ajo është angazhuar vullnetarisht edhe me organizata të ndryshme në komunitet dhe ato qytetare.

Motra Porter ka shërbyer në këshillin e përgjithshëm konsultativ të Shoqatës së Ndihmës dhe thirrjet e tjera të mëparshme të saj përfshijnë këshilltare në presidencën e Shoqatës së Ndihmës në kunj, presidente e Shoqatës së Ndihmës dhe e Të Rejave në lagje, mësuese e Doktrinës së Ungjillit dhe drejtuese e muzikës në Fillore.

Shtyp në Letër