2022
Plaku Xhonathan S. Shmit
maj 2022


“Plaku Xhonathan S. Shmit”, Liahona, maj 2022.

Plaku Xhonathan S. Shmit

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Xhonathan S. Shmit thotë se “të qenit i disponueshëm” është ajo që çoi në thirrjen e tij si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë i sapombështetur.

“Kjo është gjithë çka kemi”, – tha ai. “Kuptimi i frazës zemër e thyer dhe shpirt i penduar është që ti thjesht e vë zemrën mbi altar dhe e lejon Zotin të bëjë vullnetin e Tij nga andej e tutje.”

Plaku Shmit shtoi: “Zoti mund të na japë forcën, talentet dhe dhuratat që na duhen për ta kryer punën e Tij. Por nëse nuk e vëmë veten në dispozicion të Tij, atëherë po zgjedhim vullnetin tonë dhe nuk po i japim Atij mundësinë të na bekojë në përpjekjet tona për t’i shërbyer Atij.”

Xhonathan Stiven Shmit iu lindi Robert Eduardit dhe Dajenë Lida Shmitit më 16 prill 1973, në Mesë, Arizona, SHBA. Ai u rrit në Juma të Arizonës. Më 21 korrik 1995, ai u martua me Aleksis Suein Judëllin në Tempullin e Mesës në Arizonë. Ata janë prindër të katër fëmijëve.

Plaku Shmit mori një diplomë universitare në fushën e shkencës në bujqësi dhe ekonominë e burimeve në vitin 1997 dhe një gradë doktori në drejtësi në vitin 2000, të dyja nga Universiteti i Arizonës.

Pasi shërbeu si nëpunës ligjor në Gjykatën e Lartë të Arizonës, ai punoi si avokat për firmën ligjore ndërkombëtare “Akin Gump Strauss Hauer &Feld LLP”. Më vonë punoi si avokat dhe këshilltar gjyqësor për Baker Hughes Incorporated. Përveç këtyre, ai punoi si ndihmës i zëvendëspresidentit në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Plaku Shmit po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën Jugperëndimore të Amerikës Veriore kur u thirr si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë. Thirrjet e tij të mëparshme përfshijnë shërbimin si president i Misionit të San‑Diegos Kaliforni, nga viti 2014 deri në vitin 2017, president kunji, peshkop, këshilltar i presidencës së kunjit, këshilltar i lartë, president i kuorumit të pleqve, sekretar ekzekutiv i lagjes, këshilltar në presidencën e Të Rinjve në kunj, udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë, mësues për përgatitjen e misionarëve për kunjin dhe misionar kohëplotë në Misionin e Freznos, Kaliforni.

Shtyp në Letër