2022
Lajme për Tempujt
maj 2022


Lajme për Tempujt

Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi planet për të ndërtuar 17 tempuj të tjerë, duke e çuar në 100 numrin e tempujve të shpallur që nga koha kur ai u bë President i Kishës.

Tempuj do të ndërtohen në ose pranë vendeve të mëposhtme: Uellington, Zelandë e Re; Brazavil, Republika e Kongos; Barcelonë, Spanjë; Birmingam, Mbretëria e Bashkuar; Kusko, Peru; Maseio dhe Santos Brazil; San‑Luis‑Potosi dhe Meksiko‑Siti‑Benemerito, Meksikë; dhe në SHBA: Tampa, Floridë; Noksvill, Tenesi; Klivlend, Ohajo; Uiçita, Kansas; Ostin, Teksas; Misula, Montana; Montpilier, Ajdaho dhe Modesto, Kaliforni.

Përditësime Shtesë

Që nga konferenca e fundit e përgjithshme, tempuj janë përkushtuar ose ripërkushtuar, janë njoftuar shtëpi të hapura dhe fillime punimesh të planifikuara anembanë botës.

U përkushtuan Tempulli i Uinipegut në Manitoba (Kanada) dhe Tempulli i Pokatelos në Ajdaho (SHBA) dhe u ripërkushtua Tempulli i Mesës në Arizonë. Datat e përkushtimit ose ripërkushtimit dhe të shtëpive të hapura u njoftuan për tempujt në Jigo, Guam; Prajë, Kepi i Gjelbër; Rio-de-Zhanejro, Brazil; Uashington D.K., SHBA dhe Tokio, Japoni.

Fillimet e punimeve u bënë për Tempullin e Kasperit, Uajoming (SHBA), Tempullin e Pago‑Pagos në Samoan Amerikane, Tempullin e Bakolodës, Filipine dhe Tempullin e Fritaunit, Sierra‑Leone. Fillimet e punimeve janë planifikuar për tempujt në vendndodhjet vijuese në SHBA: Grand‑Xhankshën, Kolorado; Lindon, Jutë; Farmington, Nju-Meksiko; Elko, Nevadë; Bërli, Ajdaho; Jorba‑Linda, Kaliforni dhe Smithfilld, Jutë.

Vendndodhjet u njoftuan dhe u siguruan paraqitjet artistike për Tempullin e Kejp‑Taunit në Afrikën e Jugut, Tempullin e Keretaros në Meksikë dhe Tempullin e Efraimit në Jutë.

Restaurimet

Puna për ndërtimin dhe restaurimin vazhdon në një numër tempujsh anembanë botës, përfshirë restaurimin e Tempullit të Solt-Lejkut dhe mjediset rrethuese, së bashku me sheshin e Ndërtesës së Zyrave të Kishës. Projekti do të vërë në dukje, rigjallërojë dhe zbukurojë tempullin dhe mjediset përreth tij, do të zëvendësojë sistemet e vjetruara dhe do të zgjidhë problemet e sigurisë dhe ato sizmike.

Tempulli po përforcohet që të mos dëmtohet nga një tërmet i shkallës 7,2; themelet po forcohen dhe stabilizohen nga ana sizmike; sistemet elektrike dhe hidraulike po rinovohen; po ndërtohen zona të reja hyrjeje; në sheshin e tempullit po zëvendësohet betoni i dëmtuar dhe po ribëhet peizazhi që të pakësohet pesha e dheut mbi strukturat e nëndheshme; mjediset rrethuese të tempullit dhe sheshi i godinës së zyrave do të riprojektohen për të krijuar një mjedis më të hapur dhe më mikpritës. Restaurimi që filloi në vitin 2020, është planifikuar të mbarohet në vitin 2025.

Gjithashtu vazhdojnë restaurimet për tempujt në Hamilton, Zelandë e Re; Hong-Kong, Kinë; Kolombos, Ohajo dhe Seint-Xhorxh dhe Manti, Jutë, SHBA. Për gjendjen e ndërtimit të tempujve të tjerë, shihni hallkën lidhëse më poshtë.

Rikthimi në Gjendjen Normale

Në një letër drejtuar udhëheqësve të Kishës, të datës 15 mars 2022, Presidenca e Parë njoftoi se tempujt në të gjithë botën gradualisht do të rikthehen më shumë në funksionim normal. Kjo do të përfshijë heqjen e maskave të fytyrës dhe kufizimet e kapacitetit, nisur nga rrethanat vendore. Zbatimi praktik për çdo tempull do të përcaktohet nga presidentët e tempujve dhe Presidencat e Zonave, në këshillim me Sektorin e Tempujve.

Shtyp në Letër