Manualet e Fillores
Prill: Jezu Krishti Është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi Im


Prill

Jezu Krishti Është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi Im

Këngë sipas zgjedhjes suaj

“Ne besojmë se nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet, me anë të bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të Ungjillit” (Nenet e Besimit 1:3).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Jezu Krishti u zgjodh të ishte Shpëtimtari ynë.

Paraqitni doktrinën: Shkruani në tabelë “Jezu Krishti u të ishte Shpëtimtari ynë”. Shkronjat z, gj, o, dhe dh vendosini të shpërndara rreth e rrotull dhomës. Lejojini fëmijët t’i renditin shkronjat për ta plotësuar fjalinë. Kërkojuni që të lexojnë Moisiu 4:2 për të verifikuar përgjigjen e tyre. Lexojeni së bashku fjalinë në tabelë.

Nxitni të kuptuarit: Përgatitni tre shirita mbi të cilat shkruhet njëra nga këto pyetje për këngën “Jetova në Qiell” (Liahona, tetor 2010):

  1. Cili paraqiti një plan për këdo në qiell, para se të vinim në tokë?

  2. Cili tha: “At’, dërgom’, lavdia Ty t’qoft’ ”?

  3. Çfarë mposhti Jezusi duke ndjekur planin e Atit?

Vërini fëmijët të këndojnë strofën e parë të këngës dhe të ngrihen në këmbë kur të këndojnë përgjigjen e pyetjes së parë. Pastaj diskutoni për disa gjëra të tjera që mësuan nga ky varg. Merrni parasysh që ta këndoni përsëri këtë strofë, pasi të keni diskutuar për të. Më pas përsëriteni këtë veprimtari me strofat dhe pyetjet e tjera.

Java 2: Jezu Krishti është shembulli i përkryer për mua.

Paraqitni doktrinën: U kërkoni fëmijëve që t’ju ndjekin juve ndërsa bëni disa veprime të thjeshta, si përplasje e duarve, shtrirja e krahëve lart apo marshim duke qëndruar në vend. Kërkojuni fëmijëve të përmendin disa gjëra që ata kanë mësuar duke ndjekur shembullin e dikujt (për shembull, si të shtrojnë shtratin apo të luajnë një lojë). Shkruani në tabelë “Jezu Krishti është shembulli i përkryer për mua”. Dëshmoni se Jezu Krishti qe i vetmi person që ka jetuar mbi tokë i cili na ka dhënë shembullin e përkryer për të ndjekur. Vërini fëmijët ta lexojnë fjalinë së bashku.

Nxitni zbatimin: Paraqitni disa piktura që tregojnë se Jezusi i deshi e u shërbeu të tjerëve. Shkruani në tabelë “Jezusi deshi gjithkënd” dhe “Jezusi u shërbeu të tjerëve”. Nën këto shprehje vizatoni një zemër dhe një dorë. U thoni fëmijëve se duhet të ndjekim shembullin e Jezusit duke i dashur e duke u shërbyer të tjerëve. Jepini secilit fëmijë një copë letër dhe i vini të vizatojnë një zemër ose konturin e dorës së tyre. Pastaj ftojini të shkruajnë ose të vizatojnë ndonjë gjë që ata mund të bëjnë për të ndjekur shembullin e Jezusit. Thuajuni fëmijëve t’ia shprehin idetë e tyre Fillores dhe t’i vendosin letrat pranë pikturave të Jezusit.

Pamja
Chalkboard with line drawings of a heart and a hand.

Java 3: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet.

Paraqitni doktrinën: Ndajini fëmijët në grupe dhe jepini secilit grup një shprehje nga neni i tretë i besimit. Secilit grup kërkojini të ngrihet në këmbë, sipas radhës së duhur, dhe të përsërisë shprehjen që ata kanë. Pastaj kërkojini gjithë Fillores të ngrihet në këmbë dhe të përsërisë të gjithë nenin e besimit.

Nxitni të kuptuarit: Dëshmoni se njëra nga mënyrat si na shpëton Shlyerja e Jezu Krishtit, është shpëtimi nga mëkati. Tregojuni fëmijëve një gotë të tejdukshme me ujë të pastër dhe shpjegoni që ajo përfaqëson një njeri që është i lirë nga mëkati. Hidhni në ujë një sasi të vogël ngjyruesi ushqimor. Vini në dukje mënyrën si përhapet nëpër ujë ngjyruesi ushqimor dhe e bën atë të mos jetë më i pastër. Shpjegoni që, kur mëkatojmë, ne bëhemi të papastër, ashtu si ky ujë. Pastaj shtoni pak pika lëngu zbardhues, për ta bërë ujin sërish të pastër. Shpjegoni që, kur ne pendohemi, Shlyerja na pastron nga mëkati dhe ne falemi. Tregoni një pikturë të Krishtit në Gjetseman. Lejojini fëmijët të tregojnë se çfarë dinë për këtë pikturë. Dëshmoni për dashurinë e Jezu Krishtit për ne dhe për gatishmërinë e Tij për të paguar çmimin për mëkatet tona.

Pamja
Blue ink spreading in a jar of water.

Nxitni zbatimin: Duke përdorur disa nga metodat që modelohen në këtë broshurë, mësojini fëmijët mbi pendimin, i cili përfshin keqardhjen, kërkimin e faljes, ndreqjen e gabimit dhe mospërsëritjen e gabimit (shih Primary 3, f. 46–49).

Java 4: Jezu Krishti u ringjall, edhe unë do të ringjallem.

Nxitni të kuptuarit: Përdorni piktura për të treguar shkurtimisht ngjarjen e vdekjes së Jezusit (shih Mateu 27:33–60; Marku 15:22–46; Lluka 23:33–53; Gjoni 19:17–42). Kërkojuni fëmijëve të mendojnë se si do të jenë ndier familja dhe miqtë e Jezusit, kur Ai vdiq. Që më përpara, u kërkoni disa fëmijëve (ose të rriturve) të vijnë te Fillorja të përgatitur për të treguar ngjarjen e njërit prej dëshmitarëve të Ringjalljes së Krishtit, siç ishin Maria Magdalena (shih Gjoni 20:11–18), Pjetri dhe Gjoni (shih Gjoni 20:2–10), dishepujt (shih Gjoni 20:19–22; Lluka 24:33–53), Thomai (shih Gjoni 20:24–29) dhe nefitët (shih 3 Nefi 11:8–17). Jepuni atyre etiketa të emrave, për të vënë në dukje se historinë e kujt personi po tregojnë ata.

Pamja
Christ hanging on a cross at Calvary. Two thieves, also hanging on crosses are at the left and right of Christ. Numerous observers, including Mary, the mother of Christ, Mary Magdalene, other mourners and Roman soldiers are gathered around the crosses. Thunder clouds are gathering in the sky.
Pamja
The body of the crucified Christ being wrapped in white burial cloth (presumably by Joseph of Arimathaea and Nicodemus) in preparation for entombment. Several men and women are gathered around the crucified body. They are mourning the Crucifixion.
Pamja
The scripture from John 20:15-16 is depicted where the resurrected Christ asks Mary Magdalene "Why weepest thou?"
Pamja
The resurrected Jesus Christ appearing to the Apostles in an upper room. Christ has His hands outstretched as He shows the prints of the nails in His hands to the Apostles. The Apostles are gathered around Christ and look at Him in wonder.
Pamja
Christ in white robes stands at the top of stone steps and is surrounded by people worshipping Him. Mountains, trees and partially crumbled buildings are visible in the background. Depiction of Christ as a resurrected being appearing to the Nephites. (3 Nephi 11:10)

“Shpeshherë është më e lehtë të kuptohet një parim i ungjillit kur ai shprehet si pjesë e një ngjarjeje nga shkrimi i shenjtë” (TNGC, f. 55).

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Nefi

Shtyp në Letër