Manualet e Fillores
Korrik: Tempulli Është Shtëpi e Perëndisë


Korrik

Tempulli Është Shtëpia e Perëndisë

Këngë: “I Love to See the Temple” [“Shum’ Tempullin Dua t’Shoh”]

(CS, f. 95)

“Ordinancat dhe besëlidhjet e shenjta që janë në dispozicion në tempujt e shenjtë, bëjnë të mundur që individët të kthehen në praninë e Perëndisë dhe që familjet të bashkohen përjetësisht” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, paragrafi 3).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Perëndia e ka urdhëruar popullin e Tij që të ndërtojë tempuj.

Paraqitni doktrinën: Paraqitni fotografinë e një tempulli dhe shkruani në tabelë “Tempulli është ”. Pyetini fëmijët se çfarë është tempulli (shtëpia e Perëndisë). Ndihmojini fëmijët të kërkojnë temën “Tempull, Shtëpi e Zotit” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (faqe 187–188). Ndihmojini të gjejnë fjalitë që shpjegojnë se një tempull është saktësisht një shtëpi e Zotit dhe se Perëndia gjithnjë e ka urdhëruar popullin e Tij që të ndërtojë tempuj.

Nxitni të kuptuarit: Përgatitni të dhëna ndihmuese për tempujt e ndërtuar nga Moisiu (shih Eksodi 25:1–2, 8–9), Nefi (shih 2 Nefi 5:16) dhe Jozef Smithi (shih DeB 124:31) dhe pasuesit e tyre. Për shembull: “Tempulli ynë quhej tabernakull dhe, kur udhëtonim, ne e zhvendosnim atë” (Moisiu) ose “Ne ndërtuam një tempull mbasi ikëm nga Jerusalemi e lundruam përmes detit (Nefi). Zgjidhni tre fëmijë që të përfaqësojnë këta profetë dhe ftojini që të dhënat ndihmuese t’ia lexojnë Fillores. Ftojini fëmijët e tjerë të gjejnë se kë përfaqëson secili nga këta fëmijë. Pasi t’i kenë gjetur saktë, tregojuni një pikturë të profetit ose të tempullit që ndërtoi ai dhe populli i tij.

Pamja
The Book of Mormon prophet Lehi and his family aboard a ship. The family members are looking at and pointing to the shores of the promised land. Birds are flying around the ship.
Pamja
A depiction of the Israelite tabernacle in the wilderness. The tabernacle is viewed from above. The interior and exterior of the tabernacle are depicted.
Pamja
Night time shot of the Nauvoo Illinois Temple. The photograph is taken looking west, showing the temple from the back.

Figurat mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Nxitni zbatimin: Tregoni një fotografi të tempullit më të afërt me vendin ku jetoni. Diskutoni mbi pyetjet që vijojnë: Si mendoni, përse Perëndia na urdhëron të ndërtojmë tempuj? Çfarë mund të bëni për t’u përgatitur që një ditë të shkoni në tempull?

Java 2: Përmes ordinancave të shenjta të tempullit, familjet bekohen.

Paraqitni doktrinën: Ftoni një fëmijë më të rritur t’i lexojë Fillores dy fjalitë e fundit nga paragrafi i 3-të te “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Shkruani veç e veç në shirita letre secilën nga këto fjalë e fraza: Tempulli është, një vend i shenjtë, ku ne, vulosemi, së bashku. Vendosini ato në tabelë sipas një radhe të çfarëdoshme. Kërkojini një fëmije të çojë në vendin e duhur një shirit të vetëm. Përsëriteni këtë derisa fjalët të jenë renditur. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se, të vulosesh me familjen në tempull, do të thotë që ata mund të jenë së bashku përjetë.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Paraqitni qartë doktrinën që po u mësoni. Kjo i ndihmon fëmijët që ta kuptojnë e ta zbatojnë atë më mirë.

Tempulli është një vend i shenjtë ku ne vulosemi së bashku.

Shiritat e shkruar mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Nxitni zbatimin: Ftoni një familje ose disa fëmijë të shprehin se si ndihen ata kur vizitojnë mjediset përreth tempullit ose në ç’mënyrë janë bekuar ata në saje të tempullit e të ordinancave të vulosjes. Ftojini fëmijët të vizatojnë figura ku familja e tyre po qëndron para tempullit.

Java 3: Pionierët punuan fort dhe sakrifikuan për ndërtimin e tempujve.

Nxitni të kuptuarit: Mblidhni të dhëna mbi ndërtimin e Tempujve të Kirtlandit e të Solt-Lejkut dhe, nëse është e mundur, të tempullit më të afërt me vendin ku jetoni. (Për të dhëna mbi Tempujt e Kirtlandit dhe të Solt-Lejkut shihni te Fillorja 5, mësimet 25 dhe 44 ose tek adresa LDS.org.) Kërkojuni disa të rriturve të vijnë te Fillorja dhe t’ua tregojnë të dhënat fëmijëve. Ndajini fëmijët në grupe dhe vërini grupet të takojnë me radhë secilin nga të rriturit.

Pamja
Primary teachers gathered in groups in a large room. They are each being taught by a different teacher.

Mund t’ju nevojitet t’ua përshtatni veprimtaritë nevojave të Fillores suaj. Për shembull, nëse Fillorja juaj është e shumtë në numër, mund t’u kërkoni folësve të ftuar të shkojnë grup më grup, në vend që të shkojnë fëmijët nga një folës te një tjetër (shih TNGC, f. 179).

Java 4: Unë mund të përgatitem që të jem i denjë për të shkuar në tempull.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin: Shkruani në tabelë parime si këto: ndershmëria, dashamirësia, mbajtja e shenjtë e ditës së Shabatit, pendimi, zgjedhja për të bërë atë që është e drejtë ose të veshurit me thjeshtësi. Ndajini fëmijët në grupe. Në secilin grup vini një mësuese që të diskutojë për standardet të cilat do t’i ndihmojnë fëmijët të përgatiten për të shkuar në tempull dhe që të dëshmojë se në ç’mënyrë e ka ndihmuar atë të jetuarit e standardeve. Kërkojini secilit grup të zgjedhë një nga standardet e ungjillit dhe më pas të shkruajnë ose të vizatojnë në lidhje me zotimin e tyre për ta zbatuar atë standard. Ftoni te Fillorja peshkopin ose presidentin e degës dhe kërkojini secilit grup t’ia shprehë atij zotimin e tyre. Ftojeni peshkopin ose presidentin e degës të thotë dëshminë e tij për rëndësinë e tempujve.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Afishja mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Shtyp në Letër