Manualet e Fillores
Mars: Ati Qiellor Na Flet Përmes Profetëve të Tij


Mars

Ati Qiellor Na Flet Nëpërmjet Profetëve të Tij

Këngë: “Stand for the Right” [“Qëndro për të Drejtën”]

(CS, f. 159)

“Atë që unë, Zoti, kam thënë, e kam thënë, … qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi është njësoj” (DeB 1:38).Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Javët 1 dhe 2: Profetët flasin në emër të Atit Qiellor.

Paraqitni doktrinën: Ftojeni një fëmijë të vijë në anën e përparme të dhomës. Fëmijëve të tjerë u thoni të ndjekin udhëzimet e tij apo të saj. Përshpëritini fëmijës udhëzime të thjeshta, si p.sh.: “Thuaju t’i vendosin duart mbi kokë” ose “Thuaju ta përshëndetin qetësisht personin që është ulur ngjitur me ta”. Përsëriteni këtë me disa udhëzime të tjera të thjeshta, duke e mbyllur me udhëzimin “U thoni të qëndrojnë duarkryq”. Pyetini fëmijët se si i dinin ata gjërat që ju dëshironit që ata t’i bënin? Shpjegoni se një nga mënyrat me të cilat Ati Qiellor dhe Jezu Krishti u dërgojnë mesazhe njerëzve mbi tokë, është duke u folur shërbëtorëve të Tyre e, më pas, duke i urdhëruar ata shërbëtorë që t’i flasin popullit. Pyesni: “Cilët janë shërbëtorët të cilët flasin në emër të Atit Qiellor dhe të Jezusit?” I vini fëmijët të thonë së bashku: “Profetët flasin në emër të Atit Qiellor”.

Pamja
A Primary leader whispering to a girl during sharing time. The girl is standing with her arms stretched out in front of her.

Nxitni të kuptuarit: Përpara kohës së Fillores, ngjitni (me shirit ngjitës) përposhtë disa karrigeve pikturën e një profeti dhe disa referenca nga shkrime të shenjta që tregojnë se çfarë tha ose bëri ai. Shembujt mund të përfshijnë Noeun (Zanafilla 6:13–14; 7:5, 7–10); Moisiun (Eksodi 14:8–9, 13–14, 21–22); Samuel Lamanitin (Helamani 14:1–8; 16:1–3); dhe Jozef Smithin (DeB 89). I ftoni fëmijët të shikojnë nën karriget e tyre për të gjetur pikturat. Ndajini fëmijët në grupe, duke pasur një pikturë në secilin grup, dhe i vini që të përgatiten e të paraqesin një interpretim me rol të profetit të tyre. Ftojini grupet e tjera të gjejnë se cilin profet po interpretojnë ata. Diskutoni se në ç’mënyrë e morën njerëzit mesazhin e profetit dhe cilat qenë rezultatet.

Nxitni të kuptuarit: Bëni një “Rrotull të Profetëve” si ajo që tregohet këtu. Ndajeni rrethin në tetë sektorë, secilin me emrin e një profeti. Ftoni një fëmijë të vërtisë rrotullën. Tregoni një histori të shkurtër për profetin që sugjerohet nga rrotulla. Ftoni një fëmijë tjetër të vërtisë rrotullën dhe përsëriteni këtë veprimtari aq sa e lejon koha.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Rrotulla mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Moisiu

Abrahami

Danieli

Enoku

Jona

Noeu

Adami

Samueli

Java 3: Ne udhëhiqemi sot nga një profet i gjallë.

Nxitni të kuptuarit: Prisni një fletë letre në katër pjesë dhe vendosini ato mbi një fotografi të profetit të sotëm. Prapa secilës pjesë shkruani një nga mësimet e profetit. (Referojuni botimeve të konferencës te Liahona për të mësuar se për çfarë ka folur profeti së fundi.) Ftojeni një fëmijë të heqë një pjesë letre e ta interpretojë me veprime atë mësim. U kërkoni fëmijëve të tjerë të gjejnë se çfarë po bën ky fëmijë. Përsëriteni këtë me mësimet e tjera. Paraqitni një revistë Liahona dhe shpjegoni se sot ne mund t’i lexojmë fjalët e profetit.

Pamja
A portrait of Thomas S. Monson mostly covered by four pieces of paper.

Nxitni zbatimin: I thoni një fëmije të ngrihet e të plotësojë këtë fjali: “Unë do ta ndjek profetin duke …”. Ftoni një fëmijë tjetër ta përsërisë fjalinë e fëmijës së parë, duke shtuar një tjetër mënyrë për të ndjekur profetin. Vazhdoni aq sa e lejon koha, duke i nxitur fëmijët që të përsëritin sa më shumë nga idetë e fëmijëve të tjerë.

Java 4: Siguria gjendet në ndjekjen e profetit.

Nxitni të kuptuarit: Përgatitni tabela të thjeshta rrugore në të cilat lexohet “Ndal”, “Ngadalë” dhe “Nisu”. Zgjidhni tre fëmijë për t’i mbajtur tabelat dhe u thoni që t’i ngrenë ato lart kur udhëheqësja e muzikës u troket në sup. U thoni fëmijëve se tabela “Nisu” nënkupton që të fillojnë të këndojnë; tabela “Ndal” nënkupton që të ndalojnë së kënduari; dhe tabela “Ngadalë” nënkupton që të këndojnë ngadalë. I thoni udhëheqëses së muzikës t’i drejtojë fëmijët për të kënduar “Stand for the Right” [“Qëndro për të Drejtën”] (CS, f. 159).

Shpjegoni që tabelat rrugore na ruajnë e na paralajmërojnë nga rreziku që ndodhet përpara. Pastaj shpjegoni që udhëzimet e profetit janë ashtu si këto tabela rrugore, sepse Ati Qiellor na mbron e na bekon kur i ndjekim ato. Ndajini fëmijët në tre grupe. Në secilin grup vini një udhëheqëse ose një fëmijë më të rritur të tregojë një ngjarje të shkurtër për një kohë kur ai apo ajo (ose dikush nga shkrimet e shenjta) gjeti mbrojtje duke ndjekur profetin. Më pas i vini grupet të zhvendosen tek një udhëheqëse tjetër, që të dëgjojnë një ngjarje tjetër. Ftojini të këndojnë refrenin e këngës “Follow the Prophet” [“Ndiq Profetin”] gjatë zhvendosjes ndërmjet udhëheqëseve. Dëshmoni për bekimet që na vijnë kur ndjekim profetin.

Nxitni zbatimin: Lërini fëmijët të vizatojnë tabelat e veta rrugore dhe të shkruajnë në to se në ç’mënyrë do t’i ndjekin mësimet e profetëve të gjallë. U thoni t’i marrin tabelat në shtëpi, që t’i ndihmojnë të kujtohen për të ndjekur profetin.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Ka më shumë gjasa që fëmijët t’i zbatojnë dokrinat, nëse ata mendojnë mënyra vetjake zbatimi. Gjithashtu fëmijët ndiejnë dashuri dhe miratim kur mësueset dhe fëmijët e tjerë i përsërisin idetë e tyre.

Nisu

Modelet mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Ndal

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Ngadalë

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Nisu

Ndihmë për Udhëheqësen e Muzikës

Që t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë këngën “Stand for the Right” (Qëndro për të Drejtën) (CS, f. 159), merrni parasysh sa vijon:

  • Paraqisni një fotografi të profetit të tanishëm dhe diskutoni shkurtimisht për disa nga udhëzimet që na ka dhënë ai. Tregojuni fëmijëve se kënga që do të mësojnë shpjegon rëndësinë e ndjekjes së profetit.

  • Ndajini fëmijët në grupe. Jepini çdo grupi një apo dy vargje të këngës dhe ftojini për të krijuar një veprim që do t’i ndihmojë ata t’i mbajnë mend fjalët. I kërkoni secilit grup t’ua mësojnë veprimet e tyre fëmijëve të tjerë.

Pamja
A woman leading the singing in Primary.

Kur u mësoni fëmijëve këngën, përdorni duart për t’u treguar melodinë. Ngrijini dhe ulini duart kur ndryshon lartësia melodike (shih TNGC, f. 174).

Shtyp në Letër