Manualet e Fillores
Udhëzime për Kohën e Përbashkët dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit


Udhëzime për Kohën e Përbashkët dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit

Të Dashura Presidenca të Fillores dhe Udhëheqëse të Muzikës

Shkrimet e shenjta janë fjala e Perëndisë. Kur i lexoni me ndihmën e lutjes shkrimet e shenjta dhe i vini në zbatim parimet që mësohen në to dhe në këtë orientues, ju do të jeni të përgatitura shpirtërisht për t’ua mësuar ungjillin e Jezu Krishtit fëmijëve të Fillores suaj. Gjithashtu, do të jeni të afta për të përdorur shkrimet e shenjta që t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë parimet e ungjillit, të cilat do t’ua mësoni këtë vit, siç janë plani i Atit Qiellor, misioni i Jezu Krishtit, roli i profetëve, Rivendosja e Kishës dhe bekimet e tempullit. Shkrimet e shenjta do të ndihmojnë që ju ta ftoni Shpirtin në Filloren tuaj dhe të krijoni një mjedis në të cilin fëmijët mund ta ndiejnë ndikimin e Frymës së Shenjtë. Ai ndikim do të ndihmojë që çdo fëmijë i Fillores të jetë në gjendje të thotë: “E di që shkrimet e shenjta janë të vërteta”.

Faleminderit për shërbimin tuaj besnik. Lutemi për ju dhe kemi besim në aftësinë tuaj për t’i dashur fëmijët e për t’ua mësuar ungjillin e Jezu Krishtit.

Presidenca e Përgjithshme e Fillores

Udhëzime për Kohën e Përbashkët

Mësimi i Ungjillit

Përdoreni këtë broshurë kur përgatiteni për të zhvilluar çdo javë një mësim 15-minutësh gjatë kohës së përbashkët. Mësimet javore mund t’i plotësoni me materiale të tjera të miratuara nga Kisha, siç është Liahona. Udhëzimet që vijojnë do t’ju ndihmojnë që t’i programoni dhe zhvilloni mësimet.

Duajini Ata Që u Jepni Mësim. Tregojeni dashurinë për fëmijët duke ua mësuar emrat dhe duke qenë të vetëdijshme për interesat, talentet dhe nevojat e tyre.

Mësojuani Doktrinën nëpërmjet Shpirtit. Kur përgatitni mësimet, lutuni për udhëheqje dhe përpiquni të forconi dëshminë tuaj për parimet që do t’u mësoni. Kjo gjë do t’ju ndihmojë për mësimdhënie nëpërmjet Shpirtit.

Stimuloni Nxënien e Mësimit. Kjo broshurë është hartuar që t’ju ndihmojë të dini jo vetëm se çfarë të jepni mësm, por dhe si ta jepni e të stimuloni nxënien e mësimit. Doktrinën do t’ua mësoni më me efektshmëri, kur në çdo mësim bëni tri gjërat që vijojnë:

  1. Paraqitni doktrinën. Ua njoftoni qartë fëmijëve doktrinën që do të mësojnë. Mendoni mënyra që këtë gjë ta bëni përmes fjalëve dhe ilustrimeve pamore. (Për ndonjë shembull, shihni mësimet për javën e parë të muajit mars dhe për javën e parë të korrikut.)

  2. Nxitni të kuptuarit. Sigurohuni që fëmijët të fitojnë një kuptim më të thellë të doktrinës me anë të metodave të larmishme mësimore që i tërheqin ata për të mësuar, si këndimi i këngëve, interpretimi i roleve dhe leximi i shkrimeve të shenjta.

  3. Nxitni zbatimin. Jepuni fëmijëve mundësi që ta zbatojnë doktrinën në jetën e tyre. Mendoni mënyra se si të mund t’i shprehin ndjenjat, apo të caktojnë një qëllim lidhur me doktrinën.

Kjo broshurë siguron mësime të plota për disa nga javët e këtij viti. Përmban ide, por jo mësime të plota, për javët e tjera. Plotësojini ato ide me disa nga vetë idetë tuaja. Mund të merrni ide nëpërmjet leximit të mësimeve të tjera të kësaj broshure. Kur ka të diela të pesta, përdoreni atë kohë për të rishikuar mësimet e mëparshme. Shpirti mund t’ju udhëheqë ndërsa programoni dhe përgatitni veprimtari për mësimet.

Punoni bashkë me udhëheqësen e muzikës kur përgatitni mësimet. Këndimi i këngëve do të ndihmojë që të përforcohen doktrinat që po mësoni. Herë-herë mund të ftoni mësuese dhe klasat e tyre që t’ju ndihmojnë në pjesët e mësimit të ungjillit.

Disa mësime sugjerojnë që në Fillore të ftohen që të marrin pjesë folës të tjerë. Ju duhet të merrni miratimin e peshkopit ose të presidentit të degës, para se t’i ftoni këta persona për të marrë pjesë.

Mësimet janë të shoqëruara me disa njohuri mësimore që do t’ju ndihmojnë ta përmirësoni aftësinë e mësimdhënies. Mësimet përmbajnë edhe fotografi, të cilat do t’ju ndihmojnë të shihni si duket një veprimtari konkretisht. Ndonëse zhvillimi i aftësive mësimdhënëse është i rëndësishëm, janë përgatitja shpirtërore dhe dëshmia vetjake ato që e ftojnë Shpirtin për t’i pohuar këto doktrina në zemrën e fëmijëve.

Koha e Këndimit

Muzika në Fillore duhet të krijojë një atmosferë nderimi, të mësojë ungjillin dhe të ndihmojë që fëmijët të ndiejnë ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe gëzimin që vjen nëpërmjet këndimit. Një hapësirë 20-minutëshe e kohës së përbashkët, duhet t’i kushtohet këndimit dhe mësimit të pjesëve muzikore. Kjo do t’ju sigurojë kohë të mjaftueshme për t’u mësuar fëmijëve këngë të re dhe do të ndihmojë që t’u pëlqejë këndimi.

Kjo broshurë përfshin dhe një këngë të re që fëmijët ta mësojnë këtë vit (shih faqen 28). Përfshin gjithashtu një seksion të titulluar “Si Përdoret Muzika në Fillore” (shih faqet 26–27) dhe ide shtesë për t’u mësuar këngë fëmijëve (shih faqen 7).

Udhëzime për Programin në Mbledhjen e Sakramentit

Nën drejtimin e peshkopit ose të presidentit të degës, programi i fëmijëve në mbledhjen e sakramentit shfaqet në tremujorin e katërt të vitit. Që në fillim të vitit takohuni me këshilltarin nga peshkopata ose presidenca e degës i cili mbikëqyr Filloren, për të diskutuar për planifikime paraprake. Merrni miratimin e tij kur planifikimet të përfundojnë.

Planifikoni që fëmijët të shfaqin një program të bazuar mbi temat mujore të kohës së përbashkët. Gjatë gjithë vitit mbani shënime mbi bisedat dhe përvojat vetjake të fëmijëve, për një përdorim të mundshëm në program. Kur të planifikoni që fëmijët të shfaqin se ç’kanë mësuar për temën e këtij viti, mendoni mënyra me të cilat ata mund ta ndihmojnë sallën të përqendrohet mbi doktrinat ungjillore që ata po u mësojnë. Një pjesëtar i peshkopatës mundet ta përfundojë mbledhjen me disa komente të shkurtra.

Kur përgatitni programin, kujtoni udhëzimet e mëposhtme:

  • Provat nuk duhet t’u marrin kohë të panevojshme klasave ose familjeve.

  • Objektet ilustruese, veshjet teatrale dhe paraqitjet audio-pamore nuk janë të përshtatshme për mbledhjen e sakramentit.

Pamja
Primary children and teachers sitting together as a group in the chapel.

Këngët e përdorura te programi mund të këndohen me grupe të mëdha ose të vogla, në solo apo duete, nga një familje ose nën shoqërimin e instrumenteve me tela. Sigurohuni që fëmijët t’i dinë fjalët mirë dhe të mund të këndojnë me zemër.

Burime të Përdorura në Këtë Broshurë

Shkurtesat e mëposhtme përdoren shpesh në broshurë:

CSChildren’s Songbook

TNGCTeaching, No Greater Call

Shumë mësime përmbajnë sugjerime mbi përdorimin e figurave. Ju mund të gjeni figura te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, Paketa e Fotografive Artistike të Ungjillit, paketat e figurave të manualeve të Fillores si dhe te revistat e Kishës dhe në internet, tek adresa images.lds.org.

Programi mësimor për vitin 2016

Programi Mësimor i Përgjithshëm

Çerdhja: Vini Re të Vegjlit Tuaj; Rrezet e Diellit: Fillorja 1; ZTD 4–7: Fillorja 2; Guximtarët 8–11: Fillorja 4

Programi Mësimor Bazë

Rrezet e Diellit: Fillorja 1; ZTD 4–7: Fillorja 2; Guximtarët 8–11: Fillorja 4

Shtyp në Letër