Manualet e Fillores
Qershor: Parimet dhe Ordinancat e Para të Ungjillit Bëjnë të Mundur që Unë të Jetoj Sërish me Perëndinë


Qershor

Parimet dhe Ordinancat e Para të Ungjillit Bëjnë të Mundur që Unë të Jetoj Sërish me Perëndinë

Këngë sipas zgjedhjes suaj, nga Himne dhe Këngë të Fëmijëve

“Ne besojmë se parimet dhe ordinancat e para të Ungjillit janë: së pari, Besimi në Zotin Jezu Krisht; së dyti, Pendimi; së treti, Pagëzimi me anë të zhytjes për heqjen e mëkateve; së katërti, Vënia e duarve për dhuratën e Frymës së Shenjtë” (Nenet e Besimit 1:4).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Besimi te Jezu Krishti na bën që ta duam Atë, t’i besojmë Atij e t’i mbajmë urdhërimet e Tij.

Paraqitni doktrinën dhe nxitni t’i kuptuarit: Shkruani në tabelë “Besimi te Jezu Krishti na bën që ta duam Atë, t’i besojmë Atij e t’i mbajmë urdhërimet e Tij”. U tregoni fëmijëve disa fara. Pyesni: “Çfarë mund të bëhen këto fara?” “Nga e dini ju që këto fara do të rriten?” “Ç’duhet të bëjmë që ato të na rriten?” Shpjegoni se besimi te Jezu Krishti, ashtu si një farë, mund të rritet nëse e ushqejmë. Diskutoni për gjërat që mund të bëjmë për ta ndihmuar besimin tonë të rritet dhe shpjegoni se në ç’mënyrë do të na bëjnë këto gjëra ta duam e t’i besojmë Jezu Krishtit dhe t’i zbatojmë urdhërimet e Tij. Këndoni këngën “Faith” [“Besimi”] (CS, f. 96–97).

Pamja
Frontal head and shoulders portrait of Jesus Christ. Christ is depicted wearing a pale red robe with a white and blue shawl over one shoulder. Light emanates from the face.

Piktura mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Java 2: Pendimi sjell faljen.

Përcaktoni doktrinën: Ftojini fëmijët të hapin librat e tyre të shkrimeve të shenjta dhe të lexojnë te Doktrina e Besëlidhjet 58:42–43. Kërkojuni të përcaktojnë se ç’ndodh kur ne pendohemi për mëkatet tona. (Nëse është e mundur, ftojini fëmijët t’i nënvizojnë këto vargje në librat e veta të shkrimeve të shenjta.) Tregojuni fëmijëve shkurtimisht rreth Enosit (shih Enosi 1:1–4) dhe vini një fëmijë të lexojë Enosi 1:5–8. Dëshmoni që Shlyerja e Krishtit bën të mundur që ne të falemi për mëkatet tona.

Nxitni të kuptuarit: Shpjegoni se njerëzit të cilët janë penduar dhe qenë falur për mëkatet e tyre, kanë dëshirë që t’i shërbejnë Perëndisë. Ndajini fëmijët në tre grupe dhe secilit grup jepini një nga këto piktura e referenca të shkrimeve të shenjta: Alma pagëzon në Ujërat e Moronit (Mosia 17:2–4; 18:1–17); Jona (Jona 1–3); Anti-Nefi-Lehitët groposin shpatat e tyre (Alma 23:4–18; 24:6–19). Shpjegoni se këto ngjarje tregojnë për njerëz të cilët u penduan për mëkatet e tyre dhe i shërbyen Zotit. Secilit grup kërkojini të shqyrtojë shkrimet e shenjta e të paraqesë një interpretim me role që tregon se në ç’mënyrë u penduan e më pas i shërbyen Zotit këta njerëz (duke u mësuar ungjillin të tjerëve, duke shërbyer në mision dhe duke mos pranuar të bëjnë luftë).

Java 3: Kur pagëzohem, unë bëj një besëlidhje me Perëndinë.

Nxitni të kuptuarit: I kërkoni një fëmije të dalë në anën e përparme të dhomës dhe t’i shtrijë krahët përpara. Pastaj i vendosni një libër në secilën dorë. Lexoni Mosia 18:7–11. Shpjegoni se një nga besëlidhjet që bëjmë kur pagëzohemi, është të “[mbajmë] barrët e njëri-tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta”. Pyeteni fëmijën që po mban librat, a po i lodhen krahët. Vini dy fëmijë të tjerë për ta ndihmuar që t’i rrinë krahët lart. Diskutoni për disa barrë që mund të kenë fëmijët, siç janë vënia në lojë, sëmundje, ndjenja e vetmisë apo vështirësia në shkollë. Pyetini fëmijët se në ç’mënyrë mund t’i ndihmojnë ata për t’i bërë më të lehta barrët e njëri-tjetrit.

Pamja
Three children, two boys and a girl, participating in Primary sharing time. They are standing together holding books in front of them.

Përdorimi i fëmijëve në konkretizime me objekte ilustruese, do t’u tërheqë vëmendjen e do t’i përgatitë për ta mësuar mësimin. Për shembull, kjo veprimtari tregon fëmijë që po paraqesin konceptin e mbajtjes së barrëve të njëri-tjetrit.

Nxitni zbatimin: Tregojuni fëmijëve që pagëzimi është porta që të çon te shtegu i jetës së përjetshme (shih 2 Nefi 31:17). Në njërën anë të dhomës vendosni fotografinë e një fëmije që po pagëzohet. Në anën tjetër të dhomës vendosni një pikturë të Shpëtimtarit dhe shpjegoni se, në këtë veprimtari, kjo pikturë përfaqëson jetën e përjetshme. Tregojuni fëmijëve që ne qëndrojmë në shtegun e jetës së përjetshme kur mbajmë besëlidhjen tonë të pagëzimit. Rishikoni shkurtimisht këto besëlidhje (të kujtojmë Jezu Krishtin, t’u bindemi urdhërimeve dhe të ndihmojmë të tjerët). Secilit fëmijë jepini një letër ku vizatohet mburoja me simbolin ZTD. Vërini fëmijët të shkruajnë në letrën e tyre një urdhërim i cili do t’i ndihmojë ta mbajnë besëlidhjen e tyre të pagëzimit (mund të vizatojnë figura që përfaqësojnë urdhërimin që zgjodhën). Ftojeni një fëmijë ta vendosë letrën e vet mbi dysheme, ndërmjet fotografisë dhe pikturës. Nëse është e mundur, ndihmojini fëmijët ta gjejnë urdhërimin në librat e tyre të shkrimeve të shenjta dhe lexojeni atë së bashku. Përsëritini këto derisa fëmijët të kenë bërë një shteg kalimi mes fotografisë dhe pikturës.

Pamja
Line drawing of CTR logo - Outline Version

Logoja mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Java 4: Fryma e Shenjtë më ngushëllon e më udhëheq.

Nxitni të kuptuarit: Ndajini fëmijët në grupe dhe secilit grup jepini një copë letër me këto shkrime të shenjta:

  • “Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them ty, unë do të të jap nga Shpirti im, që do të ndriçojë mendjen tënde, që do ta mbushë shpirtin tënd me ” (DeB 11:13).

  • “Në qoftë se ju do të hyni nëpërmjet udhës [pagëzimit] dhe do të merrni Frymën e Shenjtë, ai do t’ju të gjitha gjërat që duhet të bëni” (2 Nefi 32:5).

  • “Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, … do t’ju çdo gjë dhe do t’ju të gjitha këto që ju thashë” (Gjoni 14:26).

  • “Vëre besimin tënd në atë Shpirt që drejton për të bërë – po, për të bërë të drejtën, për të ecur me përulësi, për të ; dhe ky është Shpirti im” (DeB 11:12).

  • “Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund e të gjitha gjërave” (Moroni 10:5).

Kërkojuni fëmijëve të kërkojnë në shkrimet e shenjta dhe të plotësojnë vendet që janë lënë bosh. Pastaj vërini të diskutojnë se çfarë na mësojnë këto shkrime të shenjta për mënyrën si na ndihmon ne Fryma e Shenjtë. Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja kur ata i ka ndihmuar Fryma e Shenjtë.

Nxitni zbatimin: Tregojuni fëmijëve që Fryma e Shenjtë na ndihmon në mënyra të shumta. Tregoni për një kohë kur Fryma e Shenjtë ju ka ngushëlluar apo udhëhequr.

Fletushkat mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Shtyp në Letër