Manualet e Fillores
Shtator: Ungjilli Do të Predikohet në të Gjithë Botën


Shtator

Ungjilli Do të Predikohet në të Gjithë Botën

“Dhe ky ungjill do t’i predikohet çdo kombi dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli” (DeB 133:37).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Shkrimet e shenjta na mësojnë se ungjilli do të predikohet në të gjithë botën.

Paraqitni doktrinën: Ftoni një fëmijë të rritur të lexojë me zë të lartë te Doktrina e Besëlidhjet 133:37. Tregojuni fëmijëve se misionarët e japin mësim ungjillin në shumë zona të botës, në shumë gjuhë të ndryshme. Vërini fëmijët ta përsërisin shkrimin e shenjtë së bashku.

Nxitni të kuptuarit: Tregojuni fëmijëve një hartë të botës ose vizatoni në tabelë një hartë të thjeshtë. Kërkojuni të tregojnë vende ku njerëz që ata njohin kanë shërbyer në misione. Shënojini këto vende në hartë. Ftojini fëmijët të tregojnë se ku do të dëshironin ata të shërbenin dhe lërini t’i shënojnë ato vende në hartë. Shpjegoni që thirrjet për në mision vijnë nga Zoti përmes profetit dhe që misionarët shërbejnë kudo ku i thërret Zoti. Ndihmojini fëmijët ta praktikojnë emrin e Kishës në disa gjuhë të ndryshme. Diskutoni me fëmijët se ka disa vende ku misionarët ende nuk lejohen të japin mësim. Shpjegoni se Presidenti Tomas S. Monson na ka kërkuar të “lutemi për hapjen e atyre zonave, që të mund të ndajmë me [gjithkënd] gëzimin e ungjillit” (në Conference Report, tetor 2008, f. 4 ose Liahona, nëntor 2008, f. 6).

Nxitni zbatimin: Ftojini fëmijët t’i shkruajnë një shënim një misionari nga lagjja juaj ose misionarëve të cilët po shërbejnë në zonën tuaj. Jepjani letrat udhëheqësit të misionit të lagjes, që t’ua dërgojë misionarëve.

Pamja
Children holding up and showing a map in Primary sharing time. The teacher is helping.

Në këtë veprimtari vetëm pak fëmijë do të vijnë në anën e përparme të dhomës. Për të lejuar një pjesëmarrje të të gjithë fëmijëve, ftojini që t’i thonë me pëshpëritje fëmijës që kanë pranë, se ku do të dëshironin të shërbenin.

Harta mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Java 2: Puna misionare bekon gjithkënd.

Nxitni të kuptuarit: Ftoni të vijë te Fillorja një misionar që është kthyer dhe t’u tregojë fëmijëve mbi disa nga bekimet që ai apo ajo ka marrë duke bërë punë misionare. Ftoni të tjerë (të porsakthyer në besim, fëmijë ose familje) që të tregojnë një përvojë që ata kanë pasur si misionarë ose një shembull se në ç’mënyrë e ka bekuar jetën e tyre puna misionare.

Java 3: Unë mund të përgatitem tani për të shërbyer në mision.

Nxitni të kuptuarit: Paraqitni një pikturë të Amonit dhe tregojuni fëmijëve që ai ishte një misionar i madh, i cili u mësoi ungjillin lamanitëve. Shpjegoni se ai u përgatit për të shërbyer si misionar, përpara se të shkonte në misionin e tij. Lexoni me zë të lartë (ose kërkojini ta lexojë një fëmijë i rritur) Alma 17:2–3. Kërkojuni fëmijëve të tjerë të dëgjojnë me vëmendje dhe të ngrenë dorën kur ata dëgjojnë se në ç’mënyra u përgatit Amoni që të ishte misionar. Kërkojini një fëmije t’i shkruajë përgjigjet e tyre në tabelë. Tregojuni fëmijëve se ata mund të bëjnë të njëjtat gjëra, ndërsa përgatiten për mision. Ftojini fëmijët të bëjnë me gjeste veprime të thjeshta siç mund të bëjnë misionarët, siç janë trokitje në dyer, lexim i shkrimeve të shenjta ose ecje me biçikletë.

Nxitni të kuptuarit: Thuajuni fëmijëve se ka gjëra që ata mund t’i bëjnë tani për t’u përgatitur të jenë misionarë, siç janë studimi i shkrimeve të shenjta, fitimi e një dëshmie, mbajtja e urdhërimeve, pagimi i së dhjetës dhe kursimi i parave. Jepini çdo fëmije një mandatdhurim të së dhjetës dhe tregojuni se si ta plotësojnë atë. Ndihmojini që fëmijët të përgatitin një vend të veçantë ku ata të mund të vënë paratë e tyre të së dhjetës dhe paratë që po kursejnë për misionet e tyre. Mund të jetë një kuti, një kavanoz ose kupë e vogël apo një zarf me ndarje të veçanta për të dhjetën dhe kursimet.

Pamja
A boy writing words on a chalkboard. There is a picture of Ammon defending the king's flocks also on the board.

Duke e ftuar një fëmijë që të shkruajë në tabelë, ju e bëni të ndihet i/e vlerësuar. Kjo gjithashtu do të ndihmojë që të ruhet interesimi i fëmijëve të tjerë.

Java 4: Unë mund të jem misionar tani.

Nxitni të kuptuarit: Shkruani në tabelë këtë fjali: “Unë mund të jem misionar tani, duke ”. Ftojini fëmijët të mendojnë gjëra që mund të bëjnë për të qenë misionarë tani. Kërkojuni që t’ia shprehin idetë e tyre dikujt që është ulur ngjitur me ta. Ftoni disa fëmijë që të shkruajnë në tabelë përgjigjet e tyre.

Nxitni të kuptuarit: Ftoni një fëmijë të rritur të tregojë ngjarjen e Vegimit të Parë dhe ftoni një fëmijë tjetër të shprehë ndjenjat e veta për Librin e Mormonit. (Kërkojuani këtë fëmijëve që më përpara, në mënyrë që ata të kenë kohë të mjaftueshme të përgatiten.) Nxitini të gjithë fëmijët t’ua tregojnë familjeve të tyre ngjarjen e Vegimit të Parë apo ndjenjat për Librin e Mormonit.

Nxitni zbatimin: Kërkojuni fëmijëve të mendojnë për një veprim që tregon se në ç’mënyrë mund të jemi misionarë e ta jetojmë ungjillin tani. Zgjidhni një fëmijë që të vijë në anën e përparme të dhomës dhe t’ia thotë të gjithë Fillores veprimin e vet. Përsëriteni këtë me fëmijë të tjerë aq sa të lejojë koha.

Shtyp në Letër