Manualet e Fillores
Shkurt: Shkrimet e Shenjta Mësojnë për Planin e Atit Qiellor


Shkurt

Shkrimet e Shenjta Mësojnë për Planin e Atit Qiellor

Këngë: “I Will Follow God’s Plan” [“Do të Ndjek Planin e Perëndisë”]

(CS, f. 164–165)

“Sepse, vër re, kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Ati Qiellor ka një plan për mua.

Paraqitni doktrinën: Tregojuni fëmijëve fotografinë e një shtëpie. Shpjegoni që ndërtuesit duhet të kenë një plan para se ta ndërtojnë shtëpinë. Pyesni: “Përse është e rëndësishme bërja dhe zbatimi i planeve?” Mbajini lart shkrimet e shenjta dhe u thoni fëmijëve se ne mund ta gjejmë te shkrimet e shenjta planin që Ati Qiellor ka për ne. Shkruani në tabelë “Ati Qiellor ka një plan për mua”. Lexojeni fjalinë së bashku.

Nxitni të kuptuarit: Shkruani në tabelë këto pyetje:

  • Kush jam unë?

  • Nga erdha unë?

  • Përse ndodhem këtu?

  • Çfarë do të më ndodhë mua pas vdekjes?

Jepini secilit prej fëmijëve një copë letër ku është shkruar njëra nga këto fjalë: kush, ku, pse ose çfarë. Lexojeni së bashku pyetjen e parë të tabelës dhe u kërkoni të ngrihen në këmbë të gjithë fëmijëve që kanë fjalën kush. Këndoni këngën “Fëmij’ i Per’ndis’ Jam” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 58) dhe pyetini fëmijët se si do t’i përgjigjeshin ata pyetjes. Përsëriteni këtë gjë me secilën pyetje, duke përdorur këngët që vijojnë: ku: “Jetova në Qiell” (Liahona, tetor 2010); pse: “I Will Follow God’s Plan” (CS, f. 164–165); çfarë: “Did Jesus Really Live Again?” (CS, f. 64). Dëshmoni se plani i Atit Qiellor do të na sjellë lumturi.

Java 2: Jezu Krishti krijoi tokën për mua.

Nxitni të kuptuarit: Bashkë me fëmijët nxirrni ide për gjëra që ata bëjnë, të cilat kanë një radhë veprimi për ta, siç janë lidhja e këpucëve apo përgatitja për të fjetur. Shpjegoni që te shkrimet e shenjta mësojmë se Jezusi e krijoi tokën sipas një radhe të caktuar. Ndajini fëmijët në gjashtë grupe dhe jepini secilit grup një referencë nga shkrimi i shenjtë ku përshkruhet njëra ditë e Krijimit (shih Moisiu 2). Kërkojini secilit grup të vizatojë figura të ditës së tyre. U thoni që figurat e tyre t’ua paraqesin fëmijëve të tjerë e t’u tregojnë atyre se çfarë qe krijuar në atë ditë. Ftojini fëmijët që t’i vendosin figurat në tabelë sipas radhës së saktë.

Nxitni zbatimin: Pyetini fëmijët: “Çfarë gjëje të rëndësishme për ju, krijoi Jezusi?” Jepini çdo fëmije pak brumë të kripur (për një recetë të brumit me kripë, shih TNGC, f. 165). Lejoni që fëmijët ta përdorin brumin për të bërë krijimin që është i rëndësishëm për ta. (Në rast se nuk ka brumë të kripur, në vend të tij fëmijët mund të vizatojnë një figurë për të.) I vini fëmijët që t’u tregojnë grupeve të klasave të tyre atë që kanë bërë apo vizatuar dhe përse ajo është e rëndësishme për ta.

Pamja
Creation Picture
Pamja
Creation picture
Pamja
Creation Picture

Java 3: Familjet janë në qendër të planit të Atit Qiellor.

Paraqitni doktrinën: Shkruani në tabelë këtë fjali: “Familjet janë pjesa qendrore e planit të Atit Qiellor”. Diskutoni se çfarë do të thotë kjo fjali. Fshijeni fjalinë. Thoni dy fjalët e para dhe kërkojuni fëmijëve që t’i përsërisin. Pastaj thoni katër fjalët e para dhe kërkojuni fëmijëve që t’i përsërisin. Vazhdoni derisa fëmijët të arrijnë të përsërisin të gjithë fjalinë.

Nxitni të kuptuarit: Që më përpara, u kërkoni disa fëmijëve që të përfaqësojnë familje nga shkrimet e shenjta. Siguroni ca të dhëna për secilën familje dhe jepuani ato fëmijëve (për shembull, Adami dhe Eva: “Familja jonë ishte e para familje mbi tokë”; Abrahami dhe Sara: “Ishim shumë të moshuar, para se të kishim një fëmijë”; dhe Lehi dhe Saria: “Ne kapërcyem oqeanin që të arrinim në tokën e premtuar”). Siguroni veshje teatrore të thjeshta, nëse është e mundur. Fëmijëve që përfaqësojnë familjet nga shkrimet e shenjta, u kërkoni të vijnë në anën e përparme të dhomës, nga një grup çdo herë. I vini të lexojnë të dhënat që morën dhe u kërkoni fëmijëve të tjerë të Fillores të gjejnë se kë po përfaqësojnë ata. Pasi të jetë përcaktuar secila familje, u tregoni fëmijëve se në ç’vend të shkrimeve të shenjta mund të mësojnë ata mbi këtë familje. Tregojuni fëmijëve se në ç’mënyrë e ndoqi secila familje planin e Atit Qiellor për to.

Pamja
A woman leader standing with two children dressed in Biblical costumes in Primary sharing time.

Nxitni zbatimin: Kërkojuni fëmijëve që të mendojnë për cilësitë e mira që zotërojnë familjet e tyre. Ftojini që këto cilësi t’ia tregojnë njëri-tjetrit nëpër grupe ose të gjithë Fillores.

Java 4: Do të ndjek planin e Perëndisë.

Nxitni të kuptuarit: Paraqitni disa kokrra bathësh ose gurë të vegjël si dhe një kavanoz të etiketuar me figurën e një fytyre të qeshur. Tregojuni fëmijëve se plani i Atit Qiellor na jep neve liri për të zgjedhur të drejtën ose të gabuarën. Shpjegoni që zgjedhjet e mira na çojnë drejt lirisë dhe lumturisë, kurse zgjedhjet e këqija na çojnë drejt robërisë dhe hidhërimit (shih 2 Nefi 2:27). Pyetini fëmijët: “Çfarë urdhërimesh mbani ju ndërsa ndiqni planin e Perëndisë?” Jepini një kokërr bathe çdo fëmije që i përgjigjet pyetjes. Shkruajini përgjigjet e tyre në tabelë. Çdo fëmijë që ka kokrra bathësh, pyeteni se në ç’mënyrë të çon drejt lumturisë mbajtja e urdhërimit që ai apo ajo ka përmendur. Më pas fëmija le ta vendosë në kavanoz kokrrën e bathës që ka. Dëshmoni se ne do ta mbushim me lumturi jetën tonë, nëse zgjedhim ndjekjen e planit të Perëndisë.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Banderola mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Do të ndjek planin e Perëndisë duke:

Nxitni zbatimin: Përgatitni për çdo klasë një copë të gjatë letre në formën e një banderole. Shkruani mbi secilën banderolë “Do të ndjek planin e Perëndisë duke …”. Shpjegoni që plani i Atit Qiellor na jep liri për të zgjedhur të drejtën ose të gabuarën dhe, ajo që ne zgjedhim të bëjmë çdo ditë, është me rëndësi për lumturinë tonë. Lejoni që fëmijët të punojnë si klasë që të vizatojnë ose të shkruajnë mbi banderola gjërat që mund të bëjnë për të ndjekur planin e Atit Qiellor dhe ftojini të shënojnë emrat e tyre. Secilës klasë kërkojini të tregojë se çfarë vizatuan mbi banderolën e tyre. I vini fëmijët të marshojnë përreth dhomës, ndërkohë që mbajnë banderolat e tyre dhe këndojnë këngën “I Will Be Valiant” [“Do t’Jem Guximtar”] (CS, f. 162). Ekspozojini banderolat në dhomën e Fillores.

Pamja
Children standing in a line at the front of the Primary room. Some of them are holding banners.

Përqendrojeni energjinë e fëmijëve përmes lëvizjeve të përshtashme, për t’i mbajtur ata të tërhequr në një mënyrë aktive.

Pamja
A glass jar containing dry beans. A smiling face icon is attached to the outside of the jar.

Figura e fytyrës së qeshur mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Shtyp në Letër