Manualet e Fillores
Tetor: Lutja Është Komunikim Nderues ndërmjet Perëndisë dhe Meje


Tetor

Lutja Është Komunikim Nderues ndërmjet Perëndisë dhe Meje

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet” (Jakobi 1:5).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Unë mund t’i lutem Atit Qiellor.

Paraqitni doktrinën: Kërkojini një prindi dhe fëmije të qëndrojnë përballë fëmijëve. Ftojeni fëmijën t’i bëjë një pyetje prindit dhe i kërkoni prindit të përgjigjet. Pastaj kërkojini prindit të largohet nga dhoma dhe të mbyllë derën. Pyetini fëmijët se në ç’mënyrë mund të komunikojnë me prindërit e tyre kur ata nuk janë së bashku me ta (për shembull, duke shkruar një letër apo duke folur në telefon). Shpjegoni që Perëndia është Ati ynë dhe ne jemi fëmijët e Tij; meqë ne nuk jemi në praninë e Tij, Ai na ka dhënë një mënyrë që të flasim me Të. Pyetini fëmijët nëse e dinë ata si flasim ne me Perëndinë. Vërini fëmijët të thonë pas jush: “Unë mund t’i lutem Atit Qiellor”.

Thuajuni fëmijëve vargjet e veprimtarisë në faqen 16 të manualit të çerdhes Vini Re të Vegjlit Tuaj. Për secilin fëmijë bëni një kopje të librit me figurë lëvizëse që tregohet në faqen 19 të manualit të çerdhes, Vini Re të Vegjlit Tuaj, Ftojini fëmijët të ngjyrosin pikturat. (Fëmijët më të rritur mund të shkruajnë mbi kapakët e librit disa gjëra për të cilat janë mirënjohës dhe disa gjëra për të cilat do t’i luteshin Atit Qiellor. Pastaj mund t’i ftoni që t’ia tregojnë idetë e tyre të gjithë Fillores.) Vërini fëmijët ta këndojnë këngën përsëri, teksa rishikojnë librat e tyre më figurë lëvizëse.

Pamja
A woman leading music in Primary. A boy in a wheelchair is sitting in the foreground.

Programimi i veprimtarive që i përfshijnë fëmijët në mënyra të larmishme, shton të kuptuarit dhe zbatimin. Për shembull, në këtë veprimtari fëmijët shohin, këndojnë, ngjyrosin, dëgjojnë dhe tregojnë.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Libri me figurë lëvizëse mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org

Unë Mund t’i Lutem Atit Qiellor

E filloj duke thënë: “Ati ynë Qiellor”.

E falënderoj Atë për bekimet.

I kërkoj Atij bekime.

Në emrin e Jezu Krishtit, amen.

Java 2: Shkrimet e shenjta më mësojnë se si dhe kur të lutem.

Paraqitni doktrinën: Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh fjalinë e marrë nga Alma 13:28: “Të përuleni para Zotit dhe të thërrisni në emrin e tij të shenjtë dhe të jeni vigjilentë, dhe të luteni vazhdimisht”. Diskutoni se çfarë mëson ky shkrim i shenjtë lidhur me mënyrën dhe kohën kur duhet të lutemi.

Nxitni të kuptuarit: Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ne mund t’i lutemi Atit Qiellor në heshtje, në zemrën tonë kurdoherë e kudo dhe se ne duhet ta falënderojmë Atë për bekimet tona e t’i kërkojmë ndihmë. Shkruani në tabelë këto referenca të shkrimeve të shenjta: 3 Nefi 18:19; 3 Nefi 19:6–8; 3 Nefi 18:15. Shkruani në tabelë gjithashtu fjalët si dhe kur. Ftojini fëmijët të kërkojnë secilin shkrim të shenjtë dhe të diskutojnë se çfarë na mëson për mënyrën dhe kohën kur duhet të lutemi. Tregojuni lidhur me Almën dhe Amulekun që u mësuan zoramitëve si të luten (shih Alma 31; 34:17–27; shih edhe Primary 4, mësimi 21). Ndoshta do të dëshironit t’u kërkoni disa fëmijëve ta interpretojnë ngjarjen ndërsa ua tregoni.

Nxitni zbatimin: Ftojini disa fëmijë të shprehin se çfarë ndiejnë kur ata luten. Kërkojuni fëmijëve të sugjerojnë disa këngë të Fillores që mësojnë për lutjen. Këndoni ca këngë dhe ftojini fëmijët të sugjerojnë veprime të thjeshta që të zëvendësojnë një a më shumë fjalë në secilën këngë. Për shembull, në vend që të këndohen fjalët “lutu” ose “lutje”, ata mund të kryqëzojnë krahët.

Javët 3 dhe 4: Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

Paraqitni doktrinën: Vërini fëmijët të kërkojnë 3 Nefi 14:7 dhe Jakobi 1:5 [Bibla]. Ftojini të kontrollojnë se çfarë mësimi japin këto shkrime të shenjta për lutjen. Lexoni së bashku shkrimet e shenjta me zë të lartë dhe lërini fëmijët të tregojnë se çfarë mësojnë. Ftojini fëmijët të thonë së bashku me ju: “Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia”.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin: Ndajini fëmijët në grupe dhe i vini ata të shkojnë me radhë në vendqëndrimet që vijojnë (shih TNGC, f. 179). Në secilin vendqëndrim vini një mësuese të shpjegojë një mënyrë me të cilën Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve tona dhe lejojini fëmijët të tregojnë në ç’mënyrë kanë marrë përgjigje lutjet e tyre. Ndoshta do të dëshironit të programoni dy nga vendqëndrimet për njërën javë dhe dy të tjerat për javën e ardhshme.

  • Vendqëndrimi 1: Herë-herë lutjet marrin përgjigje nëpërmjet mendimeve ose ideve që mund të vijnë në mendjen dhe zemrën tonë (shih DeB 8:2). Thoni një përvojë kur kjo ju ka ndodhur në jetë ose tregoni ngjarjen e Enosit (shih Enosi 1:4–5, 10; shih edhe manualin Vini Re të Vegjlit Tuaj, f. 17).

  • Vendqëndrimi 2: Ati Qiellor mund të përdorë të tjerët për t’iu përgjigjur lutjeve tona. Thoni një përvojë kur dikush tjetër i është përgjigjur lutjeve tuaja ose tregoni ngjarjen e Presidentit Tomas S. Monson kur iu përgjigj lutjes së Ben dhe Emili Fulmerit (shih Conference Report, tetor 2003, f. 63; ose Ensign, nëntor 2003, f. 58–59).

  • Vendqëndrimi 3: Përgjigjet e lutjeve mund të vijnë nga fjalët e Krishtit, të cilat gjenden në shkrimet e shenjta (shih 2 Nefi 32:3). Thoni një përvojë kur lutja juaj ka marrë përgjigje ndërsa lexonit shkrimet e shenjta.

  • Vendqëndrimi 4: Përgjigjet e lutjes mund të vijnë nga mësimet e profetëve të ditëve të mëvonshme (shih DeB 1:38). Tregojuni fëmijëve një botim të revistës Liahona dhe thuajuni që ata mund t’i gjejnë mësimet e profetëve në revistat e Kishës. Thoni një përvojë kur lutja juaj ka marrë përgjigje ndërsa dëgjuat me vëmendje konferencën e përgjithshme ose lexuat fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme.

Pamja
Primary children gathered in groups in a large room. They are each being taught by a different teacher.

Vendqëndrimet janë vende ku grupe më të vogla fëmijësh marrin pjesë në gjithfarë përvojash mësimore (shih TNGC, f. 179). Në Fillore të shumta në numër, vendqëndrimet mund të jenë aq të thjeshta, sa të jenë mësuesit ata që lëvizin ndërmjet grupeve të fëmijëve.

Shtyp në Letër