Manualet e Fillores
Gusht: Unë Zgjodha ta Mbush Jetën Time me Gjëra Që Ftojnë Shpirtin


Gusht

Unë Zgjodha ta Mbush Jetën Time me Gjëra Që Ftojnë Shpirtin

“Në qoftë se ka diçka të virtytshme, të dashur, ose me famë të mirë, apo të denjë për t’u lavdëruar, ne i kërkojmë këto gjëra” (Nenet e Besimit 1:13).

Këngë: “Mirësia Fillon Tek Unë”

(HKF, f. 63)

Plotësojini idetë që jepen këtu, me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Të paturit të shokëve të mirë do të më ndihmojë të zgjedh të drejtën.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin (duke dëgjuar një ngjarje): Tregoni ngjarjen e mëposhtme: “Dy djem gjetën një palë këpucë të vjetra buzë rrugës. Nga larg, ata mund të shihnin një burrë që po punonte në një fushë. Një nga djemtë dha mendimin që t’i fshihnin këpucët dhe pastaj të shihni reagimin e burrit.” Kërkojuni disa fëmijëve të thonë se çfarë do t’i thoshin këtij djali. Pastaj tregoni pjesën e mbetur të ngjarjes. “Djali tjetër dha mendimi se në vend që t’ia fshihnin këpucët, ata duhet të vendosnin një monedhë tek secila dhe kështu bënë. Shpejt, burri u kthye. Kur gjeti monedhat, ai u mbush kaq shumë me mirënjohje sa u gjunjëzua dhe bëri një lutje falënderimi. Ai thërriti gruan, që ishte e sëmurë dhe fëmijët e tij, që nuk kishin ushqim dhe i kërkoi Zotit të bekonte atë që e kishte ndihmuar. Djemtë ndien diçka të ngrohtë në zemrat e tyre dhe qenë mirënjohës që kishin zgjedhur të drejtën” (shihni Gordon B. Hinckley, në Conference Report, prill. 1993, f. 71; ose Ensign, maj 1993, f. 54). Ftoni disa fëmijë të tregojnë raste kur miqtë e mirë i kanë ndihmuar ata të zgjedhin të drejtën.

Java 2: Unë duhet të lexoj, të dëgjoj dhe të shikoj gjëra që janë të kënaqshme për Atin Qiellor.

Përcaktoni doktrinën (duke parë një mësim me sende): Tregojuni fëmijëve një tas të mbushur me fruta dhe një tas të mbushur me baltë. Pyetini fëmijët se cili prej tyre do të ishte i mirë për të ngrënë dhe përse. Shpjegoni se Ati Qiellor dëshiron që ne t’i mbushim mendjet tona me gjëra që janë të mira për ne dhe jo me gjëra që janë të dëmshme. Ftojini ata të thonë: “Unë duhet të lexoj, të dëgjoj dhe të shikoj gjëra që janë të kënaqshme për Atin Qiellor”, duke bërë gjeste të vogla me dorë për fjalët lexoj, dëgjoj dhe shikoj.

Pamja
bowls of dirt and fruit

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar për doktrinën): Tregojuni fëmijëve se nëse ne bëjmë zgjedhje që nuk janë të kënaqshme për Atin Qiellor, ne mund të humbasim diçka shumë të rëndësishme. Kërkojuni atyre të dëgjojnë se për cilën gjë të rëndësishme bëhet fjalë ndërsa lexoni “Argëtimi dhe Media” nga Për Forcën e Rinisë (shih gjithashtu “Parimet e Mia të Ungjillit”. Pyetini fëmijët nëse e dëgjuan çfarë humbasim ne nëse bëjmë zgjedhje të gabuara (Shpirtin). Ndajini fëmijët në tre grupe dhe vërini të vizitojnë me radhë tre vendqëndrime: “Leximi”, “Dëgjimi” dhe “Shikimi”. Në çdo vendqëndrim ftojini fëmijët të lexojnë, të dëgjojnë dhe të shikojnë gjëra që janë të kënaqshme për Atin Qiellor. Diskutoni se si u ndien ata kur lexuan, dëgjuan dhe panë gjëra që janë të kënaqshme për Atin Qiellor.

Javët 3 dhe 4: Gjatë Shabatit unë duhet të bëj gjëra që do të më ndihmojnë të qëndroj më pranë Atit Qiellor.

Përcaktoni doktrinën (duke mësuar përmendësh një shkrim të shenjtë): Thuajuni fëmijëve që do t’u jepni disa ndihma për të zbuluar një mesazh të rëndësishëm. Shkruani në dërrasë gërmën e parë të çdo fjale tek Eksodi 20:8 (M M D SH P T SH). Shpjegoni se gërmat janë të parat e secilës fjalë në mesazh. Jepuni ndihmën e dytë duke paraqitur një pikturë të Moisiut dhe të Dhjetë Urdhërimeve. Pastaj ftojini fëmijët të kërkojnë Eksodi 20:8 dhe pastaj lexojeni së bashku. Lërini fëmijët të zbulojnë lidhjen mes gërmave në dërrasë dhe shkrimit të shenjtë. Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendësh duke treguar me gisht gërmat në dërrasë ndërkohë që lexojnë disa herë shkrimin e shenjtë.

Pamja
children around teacher with basket

Përshtatja e aktiviteteve me përmasën e Fillores suaj do t’ju ndihmojë të përfshini më shumë fëmijë. Në këtë aktivitet, nëse keni shumë fëmijë në Fillore, mbani parasysh të vini disa shporta dhe lejojini fëmijët të tregojnë në grupe më të vogla.

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar dhe duke ngjyrosur): Ndajini fëmijët në katër grupe. Caktojini çdo grupi një paragraf nga pjesa “Respektimi i Ditës së Shabatit” te broshura Për Forcën e Rinisë. Kërkojuni të diskutojnë paragrafin nëpër grupet e tyre dhe pastaj të ndajnë çka mësuan me fëmijët e tjerë. Jepini secilit fëmijë një copë letër dhe ftojini ata të vizatojnë diçka të mirë që mund të bëhet gjatë Shabatit. Kërkojuni disa fëmijëve t’ia tregojnë vizatimet e tyre pjesës tjetër të Fillores. Nxitini ata t’u tregojnë familjeve të tyre në shtëpi se çfarë mësuan në këtë mësim.

Nxitni të kuptuarit (duke bërë një aktivitet me shkrimet e shenjta): Përpara orës së Fillores, përgatitni një shportë me copa letre që përfaqësojnë manën për ta përdorur në këtë aktivitet. Shkruani në dërrasë pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë ushqimi siguroi Zoti për izraelitët në shkretëtirë?

  • Sa duhet të mblidhnin ata çdo ditë?

  • Çfarë duhet të bënin ata në ditën e gjashtë?

  • Cili qe ndryshimi gjatë Shabatit?

Vërini fëmijët të dëgjojnë për të gjetur përgjigjet ndërsa tregoni historinë e izraelitëve duke mbledhur mana (shihni Eksodi 16:11–31). Kërkojuni atyre të ngrihen në këmbë kur të dëgjojnë përgjigjen e njërës prej pyetjeve. Lëreni një fëmijë të ritregojë atë pjesë të historisë që i përgjigjet pyetjes. Pastaj vazhdoni me pjesën tjetër të historisë. Kur të përfundoni, flisni me fëmijët rreth arsyes pse Zoti nuk dëshironte që izraelitët të mblidhnin mana gjatë Shabatit. Bëni fëmijët të mbyllin sytë dhe të hiqen sikur po flenë. Shpërndani me shpejtësi “manën” nëpër klasë. Kërkojuni fëmijëve t’i hapin sytë dhe të mbledhin pjesën e tyre të manës (një ose dy copë). Kërkojuni fëmijëve ta vendosin manën sërish në shportë. Ndërsa secili fëmijë bën kështu, kërkojini atij ose asaj të tregojë një mënyrë të përshtatshme për ta mbajtur ditën e Shabatit të shenjtë.

Ndihmë për udhëheqësen e muzikës

Për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë këngën “Mirësia Fillon Tek Unë” (HKF, f. 63), mbani parasysh sa vijon:

  • Këndojuani këngën fëmijëve. Ftojini ata të numërojnë me gishta sa herë i këndoni ju fjalët i mir’ ose mirësia. Këndojeni këngën sërish dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë ritmin me duartrokitje ndërsa ju këndoni.

  • Paraqitni disa figura të thjeshta me fjalë kyçe nga secila frazë e këngës nëpër klasën e Fillores si i mir’, e drejt’, dua, e di dhe them, mirësia dhe fillon), duke e lënë murin në krye të klasës bosh. Kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë ndërsa ju nisni ta këndoni këngën. Ftojini ata të tregojnë me gisht një figurë që ata mendojnë se përputhet me fjalët që ju këndoni. Kërkojini një fëmije ta çojë atë te muri në krye. Vërini të gjithë ta këndojnë këngën deri aty. Vazhdoni të këndoni dhe përsëriteni aktivitetin për çdo figurë. Pastaj vërini fëmijët ta këndojnë këngën disa herë. Dëshmoni shkurtimisht për rëndësinë e përpjekjes për të qenë si Jezusi.

    Pamja
    simple pictures

    Figurat mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Shtyp në Letër