Manualet e Fillores
Dhjetor: Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.


Dhjetor

Java 2: Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.

“Vër re, unë jam Jezu Krishti, Biri i Perëndisë. Unë jam jeta dhe drita e botës” (DeB 11:28).

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij në tokë.

Përcaktoni doktrinën (duke përsëritur një varg me gjeste): Përsëritini disa herë me fëmijët vargun me gjestet e mëposhtme:

Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij në tokë.

Ai erdhi si një foshnjë. (përkundni krahët)

Ai u rrit si ti dhe unë. (përkulni belin dhe ngrihuni me ngadalë)

Për shkak se Ai na deshi, (duart në zemër) Ai vdiq për ne. (uluni)

Për shkak se Ai u ringjall, ne do të jetojmë sërish! (ngrihuni përsëri në këmbë)

Shpjegoni se në shkrimet e shenjta Jezusi na thotë se Ai është Biri i Perëndisë. Lexoni Doktrina e Besëlidhje 11:28 së bashku me zë të lartë. (Ju mund t’i ftoni fëmijët më të vegjël të thonë “Biri i Perëndisë” kur ju të lexoni atë pjesë të shkrimit të shenjtë.)

Pamja
children participating

Kur i lejoni fëmijët të marrin pjesë në tregimin e historisë i mbani ata të vëmendshëm dhe të angazhuar.

Nxitni të kuptuarit (duke vizatuar dhe duke dëgjuar një histori): Vëreni secilin fëmijë të vizatojë një skenë ose një njeri nga historia e lindjes së Jezu Krishtit (për shembull, Marinë, Jozefin ose barinjtë). Ritregojeni ngjarjen nga Lluka 2:4–17 dhe Mateu 2:1–12. Ftojini fëmijët t’i mbajnë lart vizatimet e tyre në momentet e duhura gjatë historisë. Ju mund të dëshironi të këndoni këngë të Krishtlindjes nga libri Himne dhe Këngë të Fëmijëve gjatë këtij aktiviteti (shihni faqet 52–53). Për sugjerime rreth përdorimit të muzikës gjatë mësimdhënies, shih TNGC, f. 172–175.

Pamja
drawing of stable
Pamja
drawing of stars
Pamja
drawing of family in stable

Java 2: Jezusi u rrit në dituri e shtat e në hir përpara Perëndisë dhe njeriut.

Përcaktoni doktrinën (duke kënduar një këngë dhe duke mësuar përmendësh një shkrim të shenjtë): Paraqitni pikturat që paraqesin përparimin e Krishtit nga i sapolindur në fëmijë e në të rritur. Kërkojuni fëmijëve t’i thonë njëri-tjetrit se çfarë na mësojnë këto piktura për Jezu Krishtin. Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendësh Lluka 2:52 duke përdorur veprime të thjeshta për të përfaqësuar mënyrat se si u rrit Jezusi: në dituri (tregoni me gisht kokën), në shtat (tendosni muskujt) dhe në hir përpara Perëndisë (kryqëzoni krahët) dhe njeriut (përshëndetni me dorë një mik).

Nxitni zbatimin (duke lexuar shkrimet e shenjta dhe duke marrë pjesë nëpër aktivitete): Ndajeni klasën në katër zona dhe vendosni në secilën zonë një nga shenjat e mëposhtme: Jezusi u rrit në dituri –DeB 88:118; Jezusi u rrit në shtat –DeB 89:20; Jezusi u rrit në hir përpara Perëndisë –DeB 88:63; Jezusi u rrit në hir përpara njeriut –Fjalët e Urta 18:24. Përgatitni një aktivitet të thjeshtë për çdo zonë, si p.sh. pyetje të përshtatshme me moshën lidhur me Atin Qiellor dhe urdhërimet e Tij (“dituri”), një metër matës për të shënuar gjatësinë dhe një letër për të bërë vizatime të ushqimeve të shëndetshme (“shtat”) dhe ngjarje nga Friend ose Liahona për dëshminë dhe miqësinë (“në hir përpara Perëndisë” dhe “në hir përpara njeriut”). Shpjegoni se të gjithë ne rritemi në të njëjtat mënyra si Jezusi – “në dituri e shtat e në hir përpara Perëndisë dhe njeriut” (Lluka 2:52). Ndajini fëmijët në katër grupe dhe kërkojini një të rrituri të drejtojë secilin grup për te një nga shenjat, ku do të lexojnë shkrimin e shenjtë së bashku dhe të marrin pjesë në aktivitet. Vini muzikë të qetë kur të jetë koha që fëmijët të lëvizin për te një shenjë tjetër.

Pamja
measuring activity

Jezusi u rrit në shtat

Jezusi u rrit në hir përpara Perëndisë

Në këtë aktivitet, fëmijët mund të lidhen me Jezu Krishtin duke u njohur se Ai u rrit njësoj si ata.

Java 3: Jezu Krishti është drita dhe jeta e botës.

Përcaktoni doktrinën (duke bërë një aktivitet me shkrime të shenjta): Vendosini pikturat e lindjes dhe vdekjes së Krishtit në anë të kundërta të klasës. Thuajuni fëmijëve që do të lexoni disa shkrime të shenjta që flasin rreth shenjave të lindjes së Jezusit ose shenjave të vdekjes së Tij. Kërkojuni fëmijëve të kthehen me fytyrë nga piktura që përshtatet me shkrimet e shenjta që ju lexoni. (Nëse keni pak fëmijë në Fillore, ju mund të dëshironi t’i vini fëmijët të ecin drejt pikturave.) Lexoni 3 Nefi 1:15, 19, 21; 8:20, 22–23. Diskutoni se si i solli Jezu Krishti dritë botës. Kërkojuni fëmijëve t’i mbulojnë sytë dhe të përfytyrojnë disa vështirësi që mund të hasin nëse do të ishin të detyruar të jetonin pa dritë. Krahasojini këto vështirësi me ato që do të hasnim nëse nuk do të kishim ungjillin e Jezu Krishtit. Lexoni Gjoni 8:12 dhe ftojini fëmijët të dëgjojnë për të gjetur çfarë duhet të bëjmë për të mos ecur në errësirë.

Nxitni të kuptuarit (duke luajtur lojën e gjetjes): Shpjegoni se shumë simbole na ndihmojnë të kujtojmë se Jezusi është drita e botës; disa nga simbolet përdoren gjatë Krishtlindjes. Vendosini disa nga këto simbole (si p.sh qirinj, yll prej letre ose drita) në një çantë. Kërkojini një fëmije të fusë dorën në çantë, të prekë një nga sendet pa e parë atë, të gjejë çfarë është dhe pastaj t’ia tregojë atë fëmijëve të tjerë. Kërkojini fëmijës të tregojë diçka që Jezu Krishti bëri për të sjellë dritë në jetët tona. Përsëriteni me sendet e tjera.

Nxitni zbatimin (duke vizatuar një figurë): Jepini secilit fëmijë një diell prej letre. Vërini ata të shkruajnë pse të bëjnë një vizatim të një mënyre se si do ta ndjekin ata dritën e Jezu Krishtit. Nxitini ata t’ua tregojnë familjeve letrat e tyre.

Pamja
sunshine

Vizatimet me diell mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Java 4: Jozef Smithi e pa dhe dëshmoi për Jezu Krishtin.

Nxitni të kuptuarit (duke hapur dhurata): Mbështillni një pikturë të Vegimit të Parë për dhuratë. Shpjegoni që shumë njerëz japin dhurata për të festuar ditëlindjet. Pyetini ata se ditëlindjen e kujt festojmë ne gjatë Krishtlindjes. Shpjegoni se një njeri tjetër shumë i rëndësishëm e ka ditëlindjen në dhjetor. Ftoni një fëmijë ta hapë dhuratën për të zbuluar cili është ai njeri. Thuajuni fëmijëve se 23 dhjetori është ditëlindja e Jozef Smithit. Diskutoni për Vegimin e Parë dhe shpjegoni se neve na janë dhënë dhurata të rëndësishme për shkak se Jozef Smithi e pa dhe dëshmoi për Jezu Krishtin. Shkruani në dërrasë: “Neve na janë dhënë dhurata për shkak se Jozef Smithi e pa dhe dëshmoi për Jezu Krishtin”. Përgatitni katër copa të mëdha letre, me një nga dhuratat e mëposhtme të shkruara te secila: “Ne kemi Librin e Mormonit.” “Ne kemi Kishën e vërtetë në tokë sot.” “Ne kemi Priftërinë.” “Ne e dimë se Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve.”

Pamja
gifts we have been given chalkboard
Pamja
gifts we have been given

Shiritat e shkruar mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Ndajini fëmijët në katër grupe. Jepini secilit grup një nga letrat dhe kërkojuni atyre të bëjnë një vizatim të asaj dhurate. Kërkojuni atyre t’ia japin vizatimin e tyre një grupi tjetër si dhuratë. Ftojeni secilin grup që të paraqesë e të shpjegojë dhuratën e vet dhe ta vendosë vizatimin në dërrasë.

Nxitni zbatimin (duke dëshmuar për Jezu Krishtin): Bëjini fëmijët të mbyllin sytë e të mendojnë për dikë me të cilin mund të ndajnë dhuratën e ungjillit. Thuajuni atyre se ata mund të jenë si Jozef Smithi e të dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Shtyp në Letër