Manualet e Fillores
Maj: Unë Zgjedh të Drejtën Kur Pagëzohem dhe Konfirmohem Anëtar i Kishës.


Maj

Unë Zgjedh të Drejtën Kur Pagëzohem dhe Konfirmohem Anëtar i Kishës.

“Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë” (Veprat e Apostujve 2:38).

Këngë: “Zoti më Dha Një Tempull”

(HKF, f. 62)

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Nëse pendohem, unë mund të marr falje.

Nxitni të kuptuarit (duke marrë pjesë në një mësim me sende): Jepini secilit fëmijë një guralec. Kërkojuni fëmijëve ta vendosin guralecin në këpucën e tyre dhe ftojini ata të ngrihen e të ecin. Pyetini fëmijët si iu duket të ecin me një guralec në këpucën e tyre. Pyetini si i ngjan mëkati guralecit. (Nuk të bën të ndihesh mirë, na bën ne të palumtur.) Lërini ta heqin guralecin dhe pyetini si i ngjan pendimi dhe marrja e faljes së Atit Qiellor heqjes së guralecit nga këpuca jonë. Shpjegoni se për shkak të Jezu Krishtit, ne mund të pendohemi dhe të marrim falje për mëkatet tona. Jepni dëshmi se pendimi është një bekim i mrekullueshëm nga Ati Qiellor dhe që na sjell lumturi.

Java 2: Kur pagëzohem dhe konfirmohem, unë ndjek shembullin e Jezusit.

Nxitni të kuptuarit (duke luajtur lojën e kujtesës dhe duke lexuar shkrimet e shenjta): Paraqitni figurën e Gjon Pagëzorit duke pagëzuar Jezusin dhe figurën e një fëmije duke u pagëzuar. Lërini fëmijët t’i shohin figurat për 20 sekonda. Pastaj mbulojini figurat dhe kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë sa më shumë gjëra që munden që janë njësoj në të dyja figurat. Ju mund të dëshironi t’i renditni përgjigjet e tyre në dërrasë.

Pamja
John Baptizing Jesus
Pamja
father baptizing child

Kërkojuni fëmijëve të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 20:72–74 për të zbuluar se kush mund ta pagëzojë dikë dhe si duhet të kryhet një pagëzim. Ftojini fëmijët të tregojnë atë që kanë zbuluar. Theksoni se personi që kryen pagëzimin duhet të ketë autoritetin e priftërisë dhe se personi që po pagëzohet duhet të zhytet ose të futet tërësisht nën ujë. Paraqitini të dyja figurat tani. Vini në dukje se edhe Jezusi, edhe fëmija janë duke u pagëzuar me anë të zhytjes, nga dikush me autoritet prifërie.

Nxitni zbatimin (duke ngjyrosur dhe duke kënduar një këngë): Bëni një kopje të faqes 111 në manualin e çerdhes Kujdesuni Për të Vegjlit Tuaj, për ta ngjyrosur secili. Këndoni këngën “Zoti më Dha një Tempull” (HKF, f. 62) dhe nxitini fëmijët të pagëzohen ashtu si Jezusi. Ftoni një fëmijë që është pagëzuar së fundmi, që t’u tregojë fëmijëve të tjerë rreth pagëzimit të tij ose saj.

Pamja
nursery manual page

Manuali i çerdhes mund të merret në internet tek adresa sharingtime.lds.org

Java 3: Fryma e Shenjtë mund të më ndihmojë.

Përcaktoni doktrinën (duke parë një mësim me sende): Bëni një fëmijë të qëndrojë në këmbë pranë derës. Lidhjani sytë fëmijës dhe vëreni atë të gjejë karrigen e tij ose të saj e të ulet pa asnjë ndihmë. Përsëriteni aktivitetin, por këtë herë kërkojini një fëmije tjetër të udhëzojë fëmijën me sytë e lidhur duke e prekur në krah dhe duke i treguar rrugën. Diskutoni me fëmijët pse ishte më e lehtë për fëmijën ta gjente karrigen herën e dytë. Shpjegoni se Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë duke na dhënë drejtim në jetën tonë. Ftojini fëmijët të thonë: “Fryma e Shenjtë mund të më ndihmojë”.

Pamja
blindfolded child

Përdorimi i fëmijëve gjatë konkretizimeve pamore do të tërheqë vëmendjen e tyre dhe do të nxisë nxënien.

Nxitni të kuptuarit (duke kënduar një këngë dhe duke luajtur lojën e gjetjes): Shkruani fjalën ndihmë në dërrasë.

Pamja
CTR shield

Logoja ZTD mund të merret në internet tek adresa sharingtime.lds.org

Përpara orës së Fillores, përgatisni 10 copa letre me një stemë ZTD të vizatuar në anën e përparme. Në anën e prapme të çdo letre, shkruani një nga 5 frazat e mëposhtme që përshkruajnë si na ndihmon Fryma e Shenjtë. Fryma e Shenjtë na ngushëllon, Fryma e Shenjtë jep dëshmi për Jezu Krishtin, Fryma e Shenjtë na mëson, Fryma e Shenjtë na tregon çfarë të bëjmë e çfarë të mos bëjmë dhe Fryma e Shenjtë na ndihmon të bëjmë mirë (secila frazë do të jetë në dy letra të ndryshme). Vendosini letrat në dërrasë në renditje të çfarëdoshme me stemën ZTD duke parë nga fëmijët. Ftoni një fëmijë të kthejë një nga fletët. Thoni fjalët në anën e prapme së bashku. Zgjidhni një fëmijë tjetër të kthejë një letër tjetër dhe të përpiqet të gjejë pjesën tjetër. Thoni fjalët në anën e prapme së bashku. Nëse letrat përputhen, hiqini nga dërrasa. Nëse ato nuk përputhen kthejini sërish mbrapsht. Përsëriteni derisa të jenë bërë të gjitha përputhjet.

Nxitni zbatimin (duke diskutuar rreth shkrimeve të shenjta): Ndajini fëmijët në grupe. Jepini çdo grupi një prej referencave të mëposhtme të shkrimeve të shenjta: Gjoni 14:26; Gjoni 15:26; 2 Nefi 32:5; DeB 11:12. Kërkojini secilit grup që të lexojnë shkrimin e tyre dhe të diskutojnë për domethënien e tij. Ftojini fëmijët dhe mësueset e tyre që të tregojnë shembuj rreth mënyrave se si e kanë ndier ata ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Java 4: Kur marr sakramentin unë rinovoj besëlidhjet e mia të pagëzimit.

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar për besëlidhjet dhe duke lexuar shkrimet e shenjta): Shpjegoni se një besëlidhje është një premtim i shenjtë dypalësh mes nesh dhe Atit Qiellor; ne premtojmë të bëjmë disa gjëra dhe kur i bëjmë, Ai premton të na bekojë. Kujtojini fëmijët që ne bëjmë një besëlidhje me Atin Qiellor kur pagëzohemi dhe shpjegoni se ne e rinovojmë atë besëlidhje kur marrim sakramentin. Bëni shirita të shkruar me fraza nga lutjet e sakramentit që shpjegojnë se çfarë premtojmë ne kur marrim sakramentin dhe çfarë na premton neve Ati Qiellor (shihni Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79). Jepjani shiritat e shkruar disa fëmijëve dhe vërini ata të qëndrojnë në këmbë sipas renditjes së duhur ndërsa lexoni shkrimet me zë të lartë.

Shtyp në Letër