Manualet e Fillores
Mars: Profetët e Gjallë Më Mësojnë të Zgjedh të Drejtën


Mars

Profetët e Gjallë Më Mësojnë të Zgjedh të Drejtën

“O mbaje mend, biri im dhe mëso urtësi në rininë tënde; po, mëso në rininë tënde të zbatosh urdhërimet e Perëndisë” (Alma 37:35).

Këngë: “Bëj Ç’ësht’ e Drejt’”

(HKF, f. 34)

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Perëndia flet nëpërmjet profetëve të gjallë.

Përcaktoni doktrinën (duke parë një konkretizim dhe duke mësuar përmendësh një shkrim të shenjtë): Kërkojini një fëmije të dalë para klasës. Kërkojuni fëmijëve të ndjekin udhëzimet e tij apo saj. Pëshpëritini udhëzime të thjeshta fëmijës, si: “Thuaju atyre të duatrokasin tri herë” ose “Thuaju atyre të ngrihen dhe të marshojnë në vend”. Lejojini disa fëmijë që të kenë radhën si drejtues. Shpjegoni se megjithëse ata të gjithë nuk ju dëgjuan ju të jepnit udhëzime, ata qenë në gjendje t’u binden udhëzimeve, sepse ata e dinin kë të ndiqnin. Pyetini se kë duhet të ndjekim ne që të mund të dimë atë që Ati Qiellor dëshiron të dimë. Tregojuni një fotografi të Presidentit të tanishëm të Kishës. Bëjini fëmijët të thonë njëzëri: “Perëndia flet nëpërmjet profetëve të gjallë”. Lexoni Amosi 3:7 dhe shpjegoni ndonjë fjalë që fëmijët nuk e kuptojnë. Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendësh këtë shkrim të shenjtë (shih TNGC, f. 171–172).

Pamja
teacher whispering

Java 2: Presidenca e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt janë profetë.

Përcaktoni doktrinën: Shkruani në dërrasë: “Presidenca e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt janë profetë”. Thuajuni fëmijëve që në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne udhëhiqemi nga Presidenti i Kishës, dy këshilltarët e tij në Presidencën e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt. Shpjegoni se Presidenca e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt janë profetë.

Nxitni zbatimin (duke bërë një lojë me bashkërenditje): Grumbulloni fotografi të gjashtë prej anëtarëve të Presidencës së Parë e të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe shkruajini emrat e tyre në copa të ndara letre. Vendosini në tabelë letrat dhe fotografitë e kthyera mbrapsht. Vëreni një fëmijë të kthejë një fotografi dhe ftoni një fëmijë tjetër të kthejë një copë letre me një emër të shkruar. Nëse fotografia dhe emri nuk përputhen, vendosini ato sërish ku ishin dhe lejoni dy fëmijë të tjerë të zgjedhin. Nëse ato përputhen, përshpërituni dy fëmijëve një parim ungjilli që udhëheqësi ka dhënë mësim në konferencën me të fundit të përgjithshme (shih botimin e fundit të konferencës teEnsign ose Liahona) dhe vërini të interpretojnë një mënyrë se si mund ta jetojnë parimin. Ftojini fëmijët e tjerë të gjejnë se çfarë po bëjnë ata.

Pamja
matching game

Java 3: Profetët dhe apostujt e Perëndisë na flasin në konferencën e përgjithshme.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin (duke luajtur një lojë): Shkruani në copa të ndara letre një përmbledhje në një fjali të mesazheve të konferencës më të fundit nga anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Vendosini ato në dërrasën e zezë së bashku me fotografitë e udhëheqësve. Diskutoni për çdo mesazh. Ftoni një grup fëmijësh që të largohen nga klasa. Hiqni një nga mesazhet nga dërrasa e zezë. Ftojini fëmijët të kthehen dhe vendosni së bashku se cili mesazh mungon. Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin një këngë të Fillores që përputhet me mesazhin dhe këndojeni së bashku. Ftojini fëmijët të sugjerojnë mënyra se si ata mund ta zbatojnë mesazhin. Përsëriteni me mesazhe të tjera.

Pamja
teacher at board

Përshtatini aktivitetet tuaja me moshën dhe aftësinë e fëmijëve që u jepni mësim. Në aktivitetin e javës 3, ju mund të përdorni figurat së bashku me mesazhet e shkruara.

Java 4: Unë bekohem kur zgjedh të ndjek profetin.

Përcaktoni doktrinën (duke kënduar një këngë): Këndoni strofën e parë dhe refrenin e këngës “Të Falemi Zot, për Profetin” (HKF, f. 36). Ftojini fëmijët të dëgjojnë arsyet pse ne ndjekim profetin. Bëjini fëmijët të thonë njëzëri: “Unë bekohem kur zgjedh të ndjek profetin”.

Nxitni të kuptuarit (duke interpretuar në role ngjarje nga shkrimet e shenjta): Tregojuni fëmijëve historinë e Elias dhe të vesë nga Sarepta (shih1 Mbretërve 17:8–16) dhe ftojini fëmijët ta interpretojnë atë me ju. Për shembull: “Zoti i tha profetit Elia të shkonte në një qytet të quajtur Sarepta (shkoni për te vendi). Kur mbërriti në qytet, ai pa një grua që po mblidhte shkarpa (bëni sikur po mblidhni shkarpa). Elia i kërkoi gruas t’i jepte atij diçka për të pirë (bëni sikur po i jepni dikujt diçka për të pirë) dhe një copë bukë. Gruaja i tha Elias që ajo kishte vetëm pak miell dhe vaj për të bërë bukë për birin e saj (tundni kokën në shenjë mohimi). Elia i tha asaj të bënte pak bukë për të në fillim dhe Perëndia do t’i jepte asaj më shumë miell dhe vaj. Gruaja iu bind Elias (bëni sikur brumosni bukën). Ajo kishte mjaft miell dhe vaj për të bërë bukë për shumë ditë (bëni sikur hani).” Përsëriteni aktivitetin me historitë e Moisiut dhe gjarprit prej tunxhi (shihni Numrat 21:5–9) dhe historinë e Nefit me fletët prej tunxhi (shihni 1 Nefi 3–4; 5:21–22). Kërkojuni fëmijëve të thonë si u bekuan njerëzit në këto histori për shkak se ndoqën këshillën e profetit.

Pamja
Elijah and the widow of Zarephath
Pamja
Moses and the Brass Serpent
Pamja
Nephi

Nxitni zbatimin (duke diskutuar rreth mësimeve të profetit): Pyetini fëmijët: “Kush është profeti ynë sot?” Paraqitni një fotografi të Presidentit të tanishëm të Kishës. Shpjegoni se ai është thirrur nga Perëndia. Bëni fëmijët të diskutojnë në grupe të vogla se si mund ta ndjekin atë. Kërkojuni disa fëmijëve nga secili grup që t’ia thonë idetë e tyre njëri-tjetrit. Ftojini fëmijët të zgjedhin një mënyrë se si mund të ndjekin profetin gjatë javës. Krijoni një objekt kujtues që ata ta marrin në shtëpi dhe t’ua tregojnë familjeve të tyre. Kujtojini fëmijët se ata mund të dëgjojnë fjalët e profetit gjatë konferencës së përgjithshme dhe nxitini ata që ta shikojnë apo ta dëgjojnë konferencën me familjet e tyre. Javën pas konferencës së përgjithshme, kërkojuni disa prej fëmijëve që t’i thonë njëri-tjetrit përvojat që patën ndërsa dëgjuan profetin dhe ndoqën mësimet e tij.

Pamja
small groups with pictures

Ndarja e fëmijëve në grupe lejon që të marrin pjesë më shumë fëmijë. Ju mund të krijoni grupe në shumë mënyra. Për shembull, ju mund t’u kërkoni fëmijëve të punojnë së bashku si grupe klasash ose ju mund t’i ndani në çifte fëmijët më të rritur me ata më të vegjël. Një i rritur duhet të mbikëqyrë secilin grup.

Shtyp në Letër