Manualet e Fillores
Shkurt: Kur Zgjedhim të Drejtën, Ne Bekohemi


Shkurt

Kur Zgjedhim të Drejtën, Ne Bekohemi

“Në qoftë se ju zbatoni urdhërimet e tij, ai ju bekon dhe ju begaton” (Mosia 2:22).

Këngë: “Mësom t’Ec’ në Drit’”

(Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 66)

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Noeu u bekua, sepse zgjodhi të drejtën.

Përcaktoni doktrinën (duke bërë një lojë me gjëegjëza): Vizatoni një arkë të thjeshtë në dërrasën e zezë. Përgatitni disa çifte me dy figura të njëjta kafshësh. Jepini secilit fëmijë nga një figurë. Kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë dhe të imitojnë tingullin që lëshon kafsha në figurën e tyre dhe të dëgjojnë se kush tjetër po imiton të njëjtin tingull. Kur fëmijët me figura të njëjta ta gjejnë njëri-tjetrin, vërini të qëndrojnë në këmbë së bashku derisa të gjitha kafshët të jenë bërë dyshe. Kërkojuni fëmijëve të vijnë dy e nga dy dhe të vendosin kafshët e tyre në vizatimin e arkës. Pyetini fëmijët: “Cilit profet i kërkoi Zoti të mblidhte kafshët brenda në arkë?” Vini në dukje se duhet të ishte një detyrë e vështirë që të mblidhje kaq shumë kafshë në arkë, por Noeu zgjodhi t’i bindej urdhrit të Zotit.

Pamja
ark

Nxitni të kuptuarit (duke lexuar shkrimet e shenjta): Tregojuni fëmijëve një pikturë të Noeut duke predikuar dhe lexoni tek Moisiu 8:20. Pyetini fëmijët si mendojnë pse njerëzit nuk e dëgjuan Noeun. Ndajeni dërrasën përgjysmë dhe shkruani pyetjet e mëposhtme në një anë me referenca të shkrimeve të shenjta në renditje rastësore në anën tjetër. Çfarë do të bënte Zoti për t’i shkatërruar të ligjtë? (Zanafilla 6:17). Çfarë i tha Ai Noeut të bënte për të shpëtuar familjen e tij? (Zanafilla 6:18). Çfarë bëri Noeu për të zgjedhur të drejtën? (Zanafilla 7:5). Kërkojuni fëmijëve të lexojnë shkrimet e shenjta dhe gjeni cili prej tyre i përgjigjet secilës pyetje. Tregojuni fëmijëve një pikturë të Noeut duke ndërtuar arkën. Shpjegoni se ndonjëherë është e vështirë të zgjedhësh të drejtën. Pyesni: “Si u bekua Noeu ngaqë zgjodhi të drejtën?” Nxitni fëmijët të shprehen se si do të bekohen ata kur zgjedhin të drejtën.

Java 2: Dishepujt e Jezusit u bekuan, sepse zgjodhën të drejtën.

Nxitni të kuptuarit (duke lexuar shkrimet e shenjta, duke ngjyrosur dhe duke përdorur kukullat): Lexoni me fëmijët tregimet e mëposhtme rreth mënyrës se si dishepujt e Jezusit zgjodhën të drejtën. Lluka 10:38–42 (Maria); Mateu 4:18–20 (Pjetri dhe Andrea); Veprat e Apostujve 9:1–9, 17–20 (Pali). Diskutoni rreth disa prej bekimeve që morën njerëzit për shkak se zgjodhën të drejtën. Vizatoni disa figura të thjeshta për çdo fëmijë (ose përdorni figurat e shkrimeve të shenjta tek “Funstuf”, Friend, janar 2006, f. 35; dhe “Funstuf”, Friend, shkurt 2006, f. 31). Lërini fëmijët të ngjyrosin vizatimet e tyre, pritini ato dhe shndërrojini në kukulla gishti ose kukulla me toptha letre. Ftojini fëmijët që t’i përdorin kukullat e tyre për të ritreguar një nga ngjarjet. Për shembull: “Emri im është Pal. Dikur unë i përndiqja njerëzit që ndiqnin Jezusin. Unë pashë Jezusin në një vegim. Jezusi më kërkoi që të mos e përndiqja më Atë. Unë zgjodha të ndjek Jezu Krishtin dhe isha një misionar gjatë gjithë jetës sime.”

Pamja
children with puppets

Për të bërë dramatizimin e pjesëve të një mësimi mund të përdoren kukulla të thjeshta. Ato janë mjete me vlerë për të forcuar idenë kryesore dhe për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve (shih TNGC, f. 176–177).

Nxitni zbatimin (duke përsëritur shkrimet e shenjta): Ftojini fëmijët që t’i përdorin kukullat e tyre për t’ua ritreguar ngjarjet e shkrimeve të shenjta familjeve në shtëpi. Nxitini ata që të ndajnë me anëtarët e familjes mënyrat se si njerëzit në ngjarje zgjodhën të drejtën dhe si u bekuan ata. Pyetini fëmijët se si mund të zgjedhin të drejtën gjatë javës vijuese.

Pamja
puppet template

Kukullat e gishtit mund t’i merrni tek adresa sharingtime.lds.org

Java 3: Nefi u bekua, sepse zgjodhi të drejtën.

Nxitni të kuptuarit (duke marrë pjesë në dramatizime): Vërini fëmijët të intepretojnë rastet kur Nefi iu bind atit të tij dhe Zotit (për shembull, shih1 Nefi 16:18–24, 30–32; 1 Nefi 17:8, 17–18, 48–53; 1 Nefi 18:9–21). Mbani parasysh që t’i bëni ata të përdorin veshje teatrale e objekte skenike të thjeshta (për informacion rreth dramatizimeve, shihni TNGC, f. 165–166). Lexoni së bashku atë që tha Nefi tek 1 Nefi 17:3.

Pamja
children role playing

Objektet ilustruese mund ta zgjerojnë nxënien. Mbajini objektet ilustruese të thjeshta. Kjo u lejon fëmijëve të përqendrohen te mesazhi i mësimit dhe jo tek objekti ilustrues.

Nxitni zbatimin (duke kënduar një këngë): Paraqitni shkopin e “zgjedhjeve dhe pasojave” nga janari dhe ftojini fëmijët të ndajnë atë që mbajnë mend rreth zgjedhjeve dhe pasojave. Tregojuni atyre që shumë bekime që ne marrim janë pasojat e zgjedhjeve të mira që bëjmë. Ftojini fëmijët të mendojnë për mënyra se si ata mund të jenë si Nefi dhe të bëjnë zgjedhje të mira. Vërini fëmijët të këndojnë këngën “Nephi’s Courage” [“Guximi i Nefit”] (CS, f. 120–121) dhe kaloni dorë më dorë shkopin e “zgjedhjeve dhe pasojave” ndërsa këndojnë. Ndalojeni muzikën papritmas. Kur muzika ndalon, ftoni fëmijën që mban shkopin që të thotë një zgjedhje të mirë që ai ose ajo mund të bëjë. Vëreni fëmijën ta pasojë shkopin te një fëmijë tjetër dhe ftojeni atë që të ndajë një bekim që vjen nga të bërit e asaj zgjedhjeje të mirë. Përsëriteni derisa ta lejojë koha.

Java 4: Anëtarët e kishës sot janë të bekuar, sepse zgjedhin të drejtën.

Nxitni të kuptuarit (duke treguar histori): Ftoni disa prindër ose gjyshër të fëmijëve në Filloren tuaj që të tregojnë histori rreth mënyrës se si ata ose paraardhësit e tyre zgjodhën të drejtën. Këtu mund të përfshihen histori rreth faktit se si zgjodhën ata të bashkohen me Kishën. Përpara çdo historie, kërkojuni fëmijëve që të dëgjojnë mënyrat se si anëtarët e Kishës zgjodhën të drejtën dhe si u bekuan ata për shkak se bënë kështu. Pas çdo historie, kërkojuni fëmijëve të tregojnë si u bekuan anëtarët për shkak se zgjodhën të drejtën. Mbani parasysh që t’u kërkoni fëmijëve të bëjnë vizatime rreth historive ndërsa i dëgjojnë ato dhe pastaj t’ua tregojnë vizatimet e tyre të tjerëve në Fillore dhe në shtëpi.

Shtyp në Letër