Manualet e Fillores
Korrik: Unë Zgjedh të Drejtën Duke Jetuar Parimet e Ungjillit


Korrik

Unë Zgjedh të Drejtën Duke Jetuar Parimet e Ungjillit

“Prandaj, le të jemi besnikë në zbatimin e urdhërimeve të Zotit” (1 Nefi 3:16).

Këngë: “Bëj Ç’ësht’ e Drejt’”

(HKF, f. 34) ose një këngë sipas dëshirës tuaj rreth Jezu Krishtit nga Children’s Songbook [Libri i Këngëve për Fëmijë]

Plotësojini idetë që jepen këtu, me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Agjërimi dhe lutja mund të forcojnë dëshminë time.

Përcaktoni doktrinën (duke parë një mësim me sende): Përgatitni dy shirita të shkruar: Agjërimi dhe Lutja. Ftoni dy fëmijë të qëndrojnë në këmbë pranë njëri-tjetrit dhe jepini secilit fëmijë një nga shiritat e shkruar. Vini një fëmijë tjetër të ecë midis tyre. Kërkojuni dy fëmijëve të parë të lidhin në mënyrë të sigurt krahët e tyre dhe kërkojini një fëmije tjetër të përpiqet të ecë midis tyre. Vini në dukje se sa më të fortë bëhen fëmijët kur janë të lidhur bashkë. Shpjegoni se agjërimi dhe lutja janë më të fuqishme kur ne i përdorim ato njëkohësisht. Shkruani në dërrasë “Agjërimin dhe Lutja mund ta forcojnë dëshminë time” dhe vërini fëmijët ta përsërisin atë së bashku.

Pamja
girls holding wordstrips
Pamja
july wordstrips

Shiritat e shkruar mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Nxitni të kuptuarit (duke dëgjuar shkrimet të shenjta dhe duke marrë pjesë në një mësim me sende): Kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë gjërat që bijtë e Mosias bënë për t’u bërë më të fortë në ungjill ndërsa lexoni Alma 17:2–3. Ftojini fëmijët të tendosin muskujt sa herë që dëgjojnë diçka që i ndihmoi bijtë e Mosias për t’u bërë më të fortë.

Drejtoni një diskutim mbi agjërimin duke bërë pyetje të ndryshme si “Çfarë është agjërimi?” Përse duhet të agjërojmë? Kur duhet të agjërojmë? dhe “Përse duhet të lutemi kur agjërojmë?” (shih Joseph B. Wirthlin, “The Law of the Fast”, Ensign, maj 2001, f. 73–f. 75). Lëreni çdo fëmijë që futet në diskutim, të mbahet tek njëri skaj i një pjese të fillit ose spangos. Mbani skajin tjetër të secilës pjesë së spangos në dorën tuaj. Në fund të diskutimit, kërkojuni fëmijëve që mbajnë spangot, të vijnë në qendër të dhomës dhe t’i thurin të gjitha pjesët e spangos së bashku, duke bërë një litar të fuqishëm. Shpjegoni që çdo pjesë spangoje që i shtojmë litarit e bën litarin më të fortë. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se në mënyrë të ngjashme, sa herë që ne agjërojmë dhe lutemi ne i rrisim forcën dëshmisë sonë.

Pamja
string demonstration

Një konkretizim pamor i ndihmon fëmijët të kuptojnë konceptet abstrakte.

Java 2: Të qenit i sjellshëm do të thotë të bësh dhe të thuash gjëra të mira për të tjerët.

Përcaktoni doktrinën (duke recituar një shkrim të shenjtë): Shkruani në dërrasë “Jini të mirë me njëri-tjetrin” (Efesianët 4:32) me një numër nga 1 deri në 6 të shkruar poshtë çdo fjale. Caktojini secilit fëmijë një numër nga 1 deri në 6. Filloni duke i vënë të gjithë 1-shat të qëndrojnë në këmbë dhe të thonë “Jini” dhe më pas të ulen me shpejtësi. Pastaj vërini 2-shat të thonë “të mirë” dhe të ulen me shpejtësi. Vazhdoni me pjesën tjetër të frazës. Përsëriteni disa herë. Pastaj vërini të gjithë fëmijët ta përsërisin të gjithë frazën së bashku.

Nxitni të kuptuarit (duke dëgjuar një ngjarje dhe duke kënduar një këngë): Tregojuni fëmijëve një histori mirësie si “Standing Up for Caleb”, (Friend, mars 2009, f. 4–5). Kërkojuni atyre t’i ngrenë të dy gishtat e mëdhenj lart kur të dëgjojnë një vepër mirësie në tregim dhe t’i ulin të dy gishtat e mëdhenj poshtë kur të dëgjojnë një vepër jo të mirë. Këndoni “Mirësia Fillon Tek Unë” (HKF, f. 63). Kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë kur të këndojnë rreth faktit se me kë duhet të jemi të mirë. Këndojeni këngën sërish dhe vërini ata t’i drejtojnë të dy gishtat e mëdhenj nga vetja ndërsa këndojnë “Mirësia Fillon tek Unë”.

Pamja
child with watch

Përdorimi i fëmijëve në konkretizimet pamore do t’i angazhojë fëmijët e do të ndihmojë edhe për të ruajtur interesin e fëmijëve të tjerë.

Nxitni zbatimin (duke sugjeruar mënyra se si të jemi të mirë): Njëjtësoni njerëz të ndryshëm në jetën e fëmijëve (si babai, nëna, motra, vëllai, gjyshi, miku ose mësuesja) me një shirit të shkruar, një fotografi ose një objekt ilustrues të thjeshtë (si një kollare për babanë ose një bastun për gjyshin). Jepjani objektet disa fëmijëve dhe ftojini ata të dalin para klasës. Vëreni çdo fëmijë të sugjerojë diçka të mirë që ata mund të thonë ose bëjnë për një njeri që përfaqësohet nga objekti i tyre. Pastaj vërini ata t’ua kalojnë shiritat e shkruar, fotografitë ose objektet ilustruese fëmijëve të tjerë. Përsëriteni derisa ta lejojë koha.

Java 3: Nderimi është një respekt dhe dashuri e thellë ndaj Perëndisë.

Përcaktoni doktrinën (duke kënduar një këngë): Përgatitni disa varëse spangoje me një zemër letre të vendosur te secila. Shkruani një fjalë kyç ose frazë nga kënga “Mësom T’Ec në Drit’” (HKF, f. 66) në çdo zemër (për shembull, të ulesh qetësisht, të mendosh, të ndjesh e kështu me radhë). Ftoni disa fëmijë t’i vënë varëset në qafë. Këndoni “Reverence Is Love” [“Nderimi Është Dashuri”] dhe kërkojuni fëmijëve me varëse të ecin me nderim përpara klasës kur të këndohet fjala që është në zemrën e tyre. Ftojini fëmijët me varëse të qëndrojnë në këmbë me rregull dhe ta këndojnë këngën sërish.

Pamja
hearts
Pamja
heart

Format e zemrës mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Nxitni zbatimin (duke diskutuar rreth nderimit): Përgatitni shirita të shkruar ose bëni vizatime sysh, duarsh, këmbësh, veshësh, goje dhe mendjeje. Ndajini fëmijët në grupe dhe jepini çdo grupi një ose dy prej shiritave të shkruar ose vizatimeve. Vëreni secilin grup të shprehë (me fjalë dhe veprime) disa mënyra se si kjo pjesë e trupit të tyre mund te jetë nderuese duke treguar respekt dhe dashuri ndaj Perëndisë.

Pamja
body parts
Pamja
eyes
Pamja
hands
Pamja
feet
Pamja
ears
Pamja
mouth
Pamja
brain

Figurat mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Java 4: Ndershmëria është thënia e së vërtetës pavarësisht nga pasojat.

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar pasojat): Përgatitni disa raste për studim (shih TNGC, f. 161–162) në të cilat fëmijët përballen me një zgjedhje për të qenë të ndershëm ose të pandershëm. Për shembull: “Ju godisni vëllanë tuaj dhe nëna ju pyet pse po qan ai”. Pyesni: “Cilat do të ishin pasojat e të qenit të ndershëm?” Më pas, pyesni: “Cilat do të ishin pasojat e të qenit të pandershëm?” Ndihmojini fëmijët të zbulojnë se pasojat e menjëhershme të ndershmërisë mund të jenë të vështira, por pasojat afatgjata mund të çojnë drejt paqes e lumturisë.

Nxitni zbatimin (duke krijuar një rimë): Ftoni çdo klasë (me ndihmën e mësueseve të tyre) të krijojnë një frazë njëvargëshe ose një rimë rreth ndershmërisë. Për shembull: “Nëse të vërtetën unë them, unë kurrë dështim s’do kem!” Ftojeni secilën klasë të ndajë frazën e saj me fëmijët e tjerë. Nxitini ata ta përsërisin frazën kurdoherë që tundohen për të qenë të pandershëm.

Pamja
children reading scriptures

Shtyp në Letër