Manualet e Fillores
Janar: Zgjedhja e Lirë Është Dhurata e të Zgjedhurit për Veten


Janar

Zgjedhja e Lirë Është Dhurata e të Zgjedhurit për Veten

“Kështu që, njerëzit janë të lirë … të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme, nëpërmjet Ndërmjetësit të madh të të gjithë njerëzve” (2 Nefi 2:27).

Kënga: “As a Child of God” (“Si Fëmij’ i Per’ndis”)

(në faqen 28 të këtij orientuesi)

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për (1) të përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java I dhe II: Zgjedhja e lirë është dhurata e të zgjedhurit për veten.

Përcaktoni doktrinën (duke bërë një lojë me gjëegjëza): U thoni fëmijëve se ju po mendoni për një fjalë dhe jepuni atyre gjurmë për t’i ndihmuar ata që të gjejnë fjalën. Kërkojuni të ngrenë duart nëse e dinë përgjigjen. Ndihmat mund të përfshijnë sa më poshtë: Ne e kishim këtë përpara se të vinim në tokë. Ajo është dhuratë nga Ati ynë Qiellor. Kjo është një pjesë e rëndësishme e planit të Atit Qiellor për ne. Satani donte të na e merrte atë. Ne e përdorim atë kur bëjmë zgjedhje. Ajo është një dhuratë që na lejon të zgjedhim për veten tonë. Fillon me gërmën Z. Pasi ta kenë gjetur fëmijët përgjigjen, thoni njëzëri: “Zgjedhja e lirë është dhurata e të zgjedhurit për veten”.

Pamja
consequences stick

Nxitni të kuptuarit (duke parë dhe diskutuar një mësim me sende): Tregojuni fëmijëve një shkop që të ketë të shkruar fjalën zgjedhje në një skaj dhe fjalën pasoja të shkruar në skajin tjetër. Shpjegoni se pasoja është ajo që ndodh si një rezultat i natyrshëm i çdo zgjedhjeje që bëjmë; për shembull nëse zgjedhim të praktikohemi duke luajtur një instrument, ne do të bëhemi më të zotë për këtë dhe nëse zgjedhim të prekim zjarrin, ne do të digjemi. Merreni shkopin dhe tregojuni fëmijëve se sa herë që ju merrni shkopin, ju merrni edhe zgjedhjen edhe pasojën e asaj zgjedhjeje. Kërkojini një fëmije më të rritur të lexojë te 2 Nefi 2:27. Ftoni një fëmijë tjetër të dëgjojë për të gjetur cilat janë pasojat kur bëjmë një zgjedhje të drejtë (liria dhe jeta e përjetshme) dhe cilat janë pasojat kur bëjmë një zgjedhje të gabuar (robëria dhe mjerimi). Vizatoni një diagramë të thjeshtë në dërrasë si ajo që tregohet këtu.

Pamja
agency chart

Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se kur ne bëjmë zgjedhje të drejta, ato na çojnë në liri dhe lumturi dhe kur bëjmë zgjedhje të gabuara, ato na çojnë në robëri dhe palumturi.

Ftoni dy fëmijë të dalin para klasës dhe lejojeni secilin fëmijë të mbajë një skaj të shkopit. Kërkojini fëmijës që mban skajin e “zgjedhjes” që të japë një shembull të një zgjedhjeje të mirë (për shembull, t’u flasësh me mirësjellje të tjerëve). Kërkojini fëmijës tjetër që të thotë pasojat e mundshme të asaj zgjedhjeje (për shembull, krijimi i miqësive që zgjasin). Përsëriteni me fëmijë të tjerë.

Pamja
children holding choice and consequences stick

Përforcojeni nxënien e fëmijëve përmes përsëritjes. Mbajeni shkopin e “zgjedhjes dhe pasojave”. Do të ketë raste të tjera për ta përdorur atë në kohën e përbashkët gjatë vitit.

Nxitni të kuptuarit (duke mësuar ngjarje nga shkrimet e shenjta): Gjatë dy javëve të para të muajit, mësojuni disa ngjarje nga shkrimet e shenjta që tregojnë se si të bërit e zgjedhjeve të drejta të çon në liri e lumturi dhe si të bërit e zgjedhjeve të gabuara të çon në robëri e mjerim. Ngjarjet e shkrimeve të shenjta që mund të përdorni, përfshijnë Shpëtimtarin dhe Satanin (shih Moisiu 4:1–4); Nefin, Lamanin dhe Lemuelin (shih 1 Nefi 2–4, 7, 18); Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon (shih Danieli 3); ose Almën dhe Mbretin Noe (shih Mosia 17–19). Pasi t’u mësoni një ngjarje, ftoni dy fëmijë që të mbajnë secili një skaj të shkopit “zgjedhje dhe pasoja”. Kërkojini një fëmije të shpjegojë zgjedhjet që u bënë nga njerëzit në ngjarje dhe një fëmije tjetër që të shpjegojë pasojat e atyre zgjedhjeve.

Pamja
Jesus Christ

Nxitni zbatimin (duke dëgjuar një histori): Vendosni një pikturë të Jezu Krishtit në dërrasë. Vizatoni hapa që drejtohen për tek piktura. Vizatoni një njeri në një copë letre dhe vendoseni atë në fund të hapave. Tregoni një histori të shkurtër rreth zgjedhjeve që një fëmijë mund të bëjë gjatë një dite. Për çdo zgjedhje, kërkojuni fëmijëve të tregojnë nëse është një zgjedhje e mirë apo e keqe duke u ngritur në këmbë për zgjedhjen e mirë dhe duke u ulur për zgjedhjen e keqe. Për shembull: “Xhejni i mori një lodër vëllait të saj të vogël dhe ai filloi të qante. Kur nëna e Xhejnit e pyeti atë pse po qante vëllai, Xhejni tha se nuk e dinte.” Për çdo zgjedhje të mirë, zhvendoseni formën e shkopit një hap më afër Jezusit. Vazhdojeni historinë me zgjedhje të tjera derisa shkopi të arrijë te Shpëtimtari. Diskutoni se si zgjedhjet e mira na sjellin lumturi dhe na ndihmojnë të afrohemi me Zotin.

Java III: Në jetën para lindjes, unë zgjodha të ndjek planin e Perëndisë.

Nxitni të kuptuarit (duke kënduar këngë): Diskutoni shkurtimisht konceptet e mëposhtme dhe pastaj këndoni me fëmijët këngët përkatëse: Përpara se të vija në tokë unë jetoja në qiell (“I Lived in Heaven” [CS, f. 4]). Unë zgjodha të vij në tokë dhe të marr një trup (“Fëmi’ i Per’ndis Jam”[HKF, f. 58]; “Zoti më Dha një Tempull” [HKF, f. 62]). Unë do të pagëzohem dhe do të marr dhuratën e Frymës së Shenjtë (“When I Am Baptized” [CS, f. 103]; “The Holy Ghost” [CS, f. 105]). Unë mund të përgatitem për të shkuar në tempull (“I Love to See the Temple” [CS, f. 95]; “Families Can Be Together Forever” [CS, f. 188]). Unë do të ringjallem (“He Sent His Son” [CS, f. 34–35]).

Java IV: Jezu Krishti krijoi tokën si një vend ku unë mund të mësoj të zgjedh të drejtën.

Përcaktoni doktrinën (duke parë dhe diskutuar një mësim me sende): Paraqitjuni fëmijëve një kuti me ngjyra të ndryshme bojërash uji. Tregojuni një kuti të dytë me një ngjyrë të vetme. Pyetini fëmijët: “Nëse do të ngjyrosni një pikturë, cilat nga kutitë me bojëra uji do të dëshironit të përdornit? Pse?” Shpjegoni se të kesh një larmi zgjedhjesh është bekim. Jepni dëshmi se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe Ata duan që ne të bëjmë zgjedhjet e duhura.

Pamja
crayons

Në këtë aktivitet, ju mund të zgjidhni ta paraqitni konceptin që zgjedhja është nje bekim duke përdorur bojëra uji, lapsa me ngjyra, një larmi frutash ose çfarëdolloj objekti me të cilin fëmijët janë njohur.

Nxitni të kuptuarit (duke ngjyrosur): Lërini fëmijët të ngjyrosin një kopje të vizatimit në faqe 35 të manualit të grupmoshës së parashkollorëve Kujdesuni Për të Vegjlit Tuaj, ose ftojini ata të vizatojnë piktura të ngjashme me të njëjtët tituj. Diskutoni se kush i krijoi gjërat në vizatim dhe pse u krijuan ato. Mësojuni fëmijëve që Ati Qiellor pret që ne të kujdesemi për këtë botë që Biri i Tij e krijoi për ne. Kërkojuni fëmijëve të ndajnë mënyra se si mund të zgjedhin të kujdesen për tokën dhe krijimet që janë mbi të. Ftojini fëmijët ta marrin vizatimin e tyre në shtëpi dhe t’u kërkojnë prindërve që t’ia kthejnë atë në një libër.

Shtyp në Letër