Seminari
Përsëritja 9 e Zotërimit Doktrinor: Kuptueshmëria dhe Shpjegimi i të Vërtetave


“Përsëritja 9 e Zotërimit Doktrinor: Kuptueshmëria dhe Shpjegimi i të Vërtetave”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 9 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 9 e Zotërimit Doktrinor

Kuptueshmëria dhe Shpjegimi i të Vërtetave

një e re duke u shpjeguar të tjerëve të vërtetat e ungjillit

Fragmentet e zotërimit doktrinor përmbajnë të vërteta të rëndësishme rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’ua shpjegosh atë të tjerëve.

Ndihmojini nxënësit që të zhvillojnë aftësinë për t’i diskutuar me të tjerët bindjet për ungjillin. Shpjegimi i doktrinës dhe parimeve, dhënia e ideve dhe e përvojave të rëndësishme dhe dëshmimi për të vërtetën hyjnore e qartëson kuptueshmërinë e nxënësve për doktrinën dhe parimet e ungjillit dhe e përmirëson aftësinë e tyre për t’ua dhënë mësim ungjillin të tjerëve. Siguroni mundësi të shpeshta që nxënësit ta shpjegojnë atë që po mësojnë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar për një rast kur jeta e tyre u bekua nëpërmjet dikujt që ua shpjegoi shkrimet e shenjta ose kur kanë pasur mundësi të bekojnë jetën e dikujt tjetër duke përdorur ose shpjeguar shkrimet e shenjta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Shpjegimi i të vërtetave nga shkrimet e shenjta

Paraqiteni pyetjen e mëposhtme për nxënësit dhe ftojini ata t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në tabelë.

  • Cilat janë disa rrethana kur aftësia jote për t’i kuptuar dhe shpjeguar shkrimet e shenjta mund të sjellë ose ka sjellë një ndryshim në jetën e dikujt?

Plaku Arnulfo Valensuela, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi një përvojë kur ai pati mundësi t’i bekonte të tjerët duke ua mësuar qartë shkrimet e shenjta. Shikoje materialin filmik “Thellimi i Kthimit Tonë në Besim te Jezu Krishti” nga kodi kohor 06:34 deri në 07:31, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ose lexoje thënien më poshtë.

10:5

“Ndërsa shërbeja në një mision kur isha i ri, vura re që nëpërmjet mësimdhënies sonë nga shkrimet e shenjta jeta e shumë njerëzve ndryshoi rrënjësisht. U bëra i vetëdijshëm për fuqinë që gjendet në to dhe për mënyrën se si ato mund ta ndryshojnë jetën tonë. Çdo person të cilit i mësuam për ungjillin e rivendosur, ishte një individ unik me nevoja të ndryshme. Shkrimet e shenjta – po, profecitë e shkruara nga profetët e shenjtë – i sollën ata te besimi në Zot, te pendimi dhe ndryshimi i zemrave të tyre.

Shkrimet e shenjta i mbushën ata me gëzim ndërsa morën frymëzim, drejtim, ngushëllim, forcë dhe përgjigje për nevojat e tyre. Shumë prej tyre vendosën të bënin ndryshime në jetën e tyre dhe filluan t’i zbatonin urdhërimet e Perëndisë.” (Arnulfo Valensuela, “Thellimi i Kthimit Tonë në Besim te Jezu Krishti”, Liahona, nëntor 2021, f. 60)

  • Përse mendon se shkrimet e shenjta patën një ndikim kaq të thellë te njerëzit të cilëve Plaku Valensuela u dha mësim?

    Nxënësve mund t’u nevojitet pak kohë për të reflektuar për pyetjet në vijim. Mund të jetë e dobishme t’ua bëni pyetjet dhe t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth përgjigjeve të tyre teksa u tregoni vetë përgjigjen tuaj.

  • Kur është bekuar jeta jote nëpërmjet dikujt që të ka shpjeguar shkrimet e shenjta?

  • Kur ke qenë në gjendje t’i bekosh të tjerët duke ua shpjeguar atyre shkrimet e shenjta?

Përsiat se si mund t’i zhvillosh më tej aftësitë e tua për t’i kuptuar dhe shpjeguar shkrimet e shenjta. Mendo se si kjo gjë mund të të ndihmojë të bëhesh më shumë si Shpëtimtari, i cili i përdori shpesh shkrimet e shenjta për t’u dhënë mësim të tjerëve (shih te Lluka 24:27; Gjoni 10:34–36).

Zotërimi doktrinor i Librit të Mormonit

12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit renditen më poshtë. Merre parasysh t’i shënosh këto fragmente dhe frazat e tyre kyç nëse nuk e ke bërë ende këtë.

Paraqiteni tabelën e mëposhtme që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë mësimit.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Merre parasysh se si përdorimi i modelit vijues mund të të ndihmojë t’i kuptosh dhe shpjegosh më mirë të vërtetat nga shkrimet e shenjta.

Paraqiteni ose përndryshe jepjuani nxënësve modelin vijues me tre hapa.

  • Hapi 1: Kuptoje kontekstin e shkrimit të shenjtë dhe përcakto se si ta shpjegosh atë me vetë fjalët e tua. Konteksti mund të përfshijë vendin ku po zhvillohen ngjarjet dhe kush po i flet kujt dhe arsyen. Leximi i titullit të kapitullit dhe i disa vargjeve të kontekstit mund të ndihmojë për këtë përpjekje.

  • Hapi 2: Kuptoji të vërtetat që gjenden në shkrimin e shenjtë aq sa të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato. Për të të ndihmuar, merre parasysh t’i bësh vetes pyetje si ato në vijim: Cilat janë mesazhet kryesore që autori po përpiqet të japë? Çfarë të mëson fragmenti rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Si mund t’i shpall të vërtetat në një mënyrë të thjeshtë? Cilat janë disa situata ku dikush mund të marrë dobi nga të kuptuarit e këtij mesazhi?

  • Hapi 3: Mendo se si të vërtetat që zbulove mund ta ndihmojnë personin të cilit po ia shpjegon. Mendo për rrethanat e jetës së tij ose të saj dhe problemet me të cilat po përballet. Bëj lidhje ndërmjet të vërtetave dhe këtyre rrethanave e problemeve.

Ushtrohu

Zgjidh një ose dy fragmente të zotërimit doktrinor nga tabela më lart që dëshiron t’i kuptosh më mirë ose që e ndien se do të ishin një bekim për ty ose dikë që njeh. Përdore modelin që sapo mësove për të shkruar se si do t’ia shpjegoje ato dikujt tjetër.

Pas një kohe të mjaftueshme për të studiuar dhe për t’u përgatitur, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të interpretojnë me role me njëri-tjetrin shpjegimin e të vërtetave të shkrimeve të shenjta.

Kur të kesh mbaruar, përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Si e thelloi kuptueshmërinë tënde përdorimi i këtij modeli? Si të ndihmoi ai teksa u përgatite dhe ua shpjegove fragmentin të tjerëve?

  • Si mund të të ndihmojnë të vërtetat që kuptove dhe shpjegove për rrethanat e tua vetjake?

  • Si mund të të ndihmojë përdorimi i këtij modeli për t’i kuptuar dhe shpjeguar shkrimet e shenjta në mënyrë më të qëndrueshme që të bëhesh më shumë si Shpëtimtari?