“Në Qoftë se i Rrëfen Mëkatet e Tij … dhe Pendohet”
Si mund të na ndihmojë pendimi në jetën tonë të përditshme? Përse është e nevojshme t’i rrëfejmë mëkatet tona si pjesë e pendimit tonë? Si kryeprift në Kishën e Shpëtimtarit, Alma donte t’i ndihmonte ata që kishin kryer mëkate të rënda. Zoti i dha atij drejtim të qartë për sa i përket asaj që ai duhej të bënte. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh natyrën e dashur dhe falëse të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe arsyen përse duhet të pendohemi për mëkatet tona.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Çfarë do të bëje?
Përfytyro sikur e dëgjove dikë të përmendte pyetjet dhe shqetësimet vijuese rreth pendimit:
Nuk jam i/e sigurt a ia vlen të pendohesh.
Përse duhet t’i rrëfej mëkatet e mia? Përse disa mëkate duhet t’i rrëfehen një udhëheqësi të priftërisë?
Kam mëkatuar aq shumë sa Zoti nuk mund të më falë.
Mendo për një çast nëse njeh ndonjë që mund ta gjejë veten te ndonjëri nga këto shqetësime.
Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh të tjera mund të ketë dikush rreth pendimit?
Përsiat për një ose dy nga këto pyetje ose shqetësime që do të ishin më kuptimplota për t’u përqendruar teksa e studion këtë mësim. Kërko udhërrëfim nga Ati Qiellor për të të ndihmuar t’i gjesh përgjigjet dhe ta shtosh kuptueshmërinë tënde për pendimin.
Problemet në Kishë
Pasi Zoti e çliroi Almën dhe popullin e tij nga robëria, ata u bashkuan me nefitët dhe popullin e Limhit në Zarahemla. Atje, mbreti Mosia e caktoi Almën si udhëheqës të Kishës. Disa njerëz nën drejtimin e Almës po kryenin mëkate të rënda dhe nuk po pendoheshin (shih te Mosia 26:1–6). Ata u çuan përpara Almës, por Alma e pati të vështirë të dinte si të përgjigjej.
Çfarë tha Zoti se njerëzit duhet të bëjnë për t’u pranuar dhe për të marrë falje prej Tij?
Sipas vargut 23, përse është Shpëtimtari i kualifikuar për të përcaktuar se kush mund të marrë falje dhe jetë të përjetshme?
Çfarë mësove tjetër rreth Zotit nga këto vargje?
Nëse pendohemi
Ti mund të kesh përcaktuar parime si ato në vijim: Nëse i rrëfejmë mëkatet tona dhe pendohemi me çiltërsinë e zemrës sonë, Zoti do të na falë. Aq herë sa të pendohemi, Zoti do të na falë.
Çfarë do të thotë t’i rrëfejmë mëkatet tona?
Çfarë mendon se do të thotë të “pendohe[sh] me çiltërsinë e zemrës [tënde]” (Mosia 26:29)?
Si ndikon njohja e natyrës falëse të Zotit në qëndrimin tënd kundrejt pendimit?
Këto parime mund të ndihmojnë për pyetjet dhe shqetësimet rreth pendimit nga fillimi i mësimit.
Çfarë ndodhi?
Lexo te Mosia 26:34–37, duke kërkuar atë që ndodhi ndërsa Alma ndoqi udhëzimet e Zotit.
Shkruaje në ditarin tënd të studimit atë që mund të duash të kujtosh ose të bësh për shkak të këtij mësimi. Ky reflektim mund të përfshijë mënyrën se si ti dëshiron ta kujtosh gatishmërinë e Zotit për të falur ose mënyrën se si ti mund të duash të përpiqesh t’i rrëfesh dhe të pendohesh për mëkatet e tua.
Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për parimet e dhëna në këtë mësim.