Seminari
Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt te Mosia 29 – Alma 4


“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt te Mosia 29 – Alma 4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 29 – Alma 4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 29Alma 4

Vështrim i Përgjithshëm

Mes nefitëve, një njeri i quajtur Nehor dha mësim doktrinë të rreme që bëri që njerëz në kohën e tij dhe të tjerë në vitet e ardhshme, ta refuzonin Shpëtimtarin e tyre. Për shkak të ndikimit të tij, disa njerëz “fill[uan] të persekuton[in] ata që bënin pjesë në kishën e Perëndisë” (Alma 1:19). Më vonë, një njeri i quajtur Amlici udhëhoqi një rebelim kundër nefitëve që bëri që shumë veta të vdisnin në betejë. Me kalimin e kohës, krenaria dhe grindja të shfaqura nga disa anëtarë të Kishës së Shpëtimtarit bënë që Kisha të dështonte në përparimin e saj. Si rrjedhim, Alma u ndje i frymëzuar të jepte dorëheqjen si kryegjykatës për t’ia kushtuar veten predikimit të fjalës së Perëndisë.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Alma 1:1–18

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i dallojnë dhe refuzojnë mësimet e rreme që mund t’i largojnë ata nga Jezu Krishti.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të studiojnë pjesën “Unë mund t’i dalloj dhe refuzoj mësimet e rreme” në përvijimin “ 3–9 Qershor. Mosia 29 – Alma 4: ‘Ata Qenë të Paepur dhe të Palëvizshëm ’” tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2024.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit t’i kenë gjetur shkrimet e shenjta që i korrigjojnë mësimet e rreme të Nehorit, ata mund t’i tregojnë përgjigjet e tyre duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit.

Alma 1:19–33

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përgjigjen me besnikëri dhe të ndiejnë paqe edhe nëse përballen me përndjekje ngaqë janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rastet në jetën e tyre kur bindjet iu janë sfiduar dhe për mënyrën se si ata janë përgjigjur.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të renditur veprimet që ndërmorën nefitët. Kjo do t’u japë nxënësve një listë së cilës mund t’i referohen të gjithë, duke i lejuar ata të shtojnë në listat e tyre veprimet që gjetën shokët e tyre të klasës.

Alma 2–3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë më mirë pasojat për veprimin se kë zgjedhin të ndjekin gjatë kësaj jete.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë ose dëgjojnë kapitujt Alma 2–3 përpara se të vijnë në orën mësimore. Vërini ata të mendojnë për atë që mund të mësojnë nga rrëfimi në këta kapituj.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafiku me titullin “Shpërblimi i atij të cilit vendos t’i bindet”, i paraqitur ose i kopjuar në tabelë që nxënësit të mund ta plotësojnë

  • Sende: Copa letre që simbolizojnë kartëmonedha; dy qese ose kuti

Alma 4

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta përdorin fjalën e Perëndisë për ta mposhtur krenarinë dhe grindjen.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur të tregojnë një shkrim të shenjtë ose pohim nga një udhëheqës i Kishës rreth përulësisë.

  • Mësim me sende: “Pengesa” e shkruar mbi një fletë letre, e ngjitur në dysheme në hyrje të klasës

  • Materiali filmik: “Alma Predikon Fjalën e Perëndisë” (10:33; shikoni nga kodi kohor 00:36 deri në 01:59) [ose te https://www.youtube.com/@kishaejezukrishtiteshenjto9199/videos].

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni një grafik gjatë gjithë mësimit, me njërën anë që tregon problemet që po përjetonin Alma dhe populli i tij dhe anën tjetër që tregon zgjidhjet. Ftojini nxënësit të shtojnë material në këtë grafik gjatë gjithë mësimit dhe ta kopjojnë atë në ditarët e tyre të studimit.

Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë mundësi nxënësve për të ushtruar vënien në zbatim në vetë jetën e tyre të disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor që i kanë studiuar këtë vit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një nga 12 referencat e para të zotërimit doktrinor që u duken kuptimplota. Nxitini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar pse referenca e zgjedhur prej tyre është kuptimplotë për ta.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela me 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të publikuar sfida ose probleme të ndryshme që ekzistojnë në botë. Ata mund të publikojnë më pas fragmentet e zotërimit doktrinor të cilat mund t’i ndihmojnë njerëzit që përballen me ato sfida ose probleme.