Seminari
Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor


“Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

të reja duke studiuar në kompjuter

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim, në situata nga jeta reale, doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësitë të ushtrosh vënien në zbatim në jetën tënde të disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor që i ke studiuar këtë vit.

Ndihmojini nxënësit t’i lidhin parimet e ungjillit me jetesën e përditshme. Në vend që t’u thoni nxënësve se si t’i zbatojnë të vërtetat e ungjillit, ndihmojini ata të mësojnë vetë se si ta zbatojnë ungjillin në rrethanat e tyre vetjake. Ftojini nxënësit t’i kërkojnë Perëndisë dhe të mbajnë vesh për nxitje nga Shpirti për të ditur se si mund ta zbatojnë ungjillin në jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një nga 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor që iu duket kuptimplotë. Nxitini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar pse fragmenti i zgjedhur prej tyre është kuptimplotë për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Përsëriti fragmentet e zotërimit doktrinor

Paraqitni ose jepuni nxënësve kopje të tabelës vijuese.

Duke përdorur tabelën vijuese, përsëriti 12 referencat e para të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç nga Libri i Mormonit. Më pas, zgjidh njërën që të duket kuptimplotë dhe lexoje të gjithë fragmentin.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lëvizin nëpër dhomë dhe t’ua tregojnë fragmentin që zgjodhën dy ose tre shokëve/shoqeve të tjerë/a të klasës. Ju gjithashtu mund t’u tregoni nxënësve një fragment të zotërimit doktrinor që është personalisht kuptimplotë për ju.

Lidhja e të vërtetave të ungjillit me jetën dhe rrethanat e tua

Ndërsa i studion shkrimet e shenjta, një mënyrë për ta personalizuar dhe zbatuar atë që po mëson, është të përpiqesh dhe të bësh lidhje me jetën dhe rrethanat e tua vetjake. Për shembull, ti mund të jesh duke hasur vështirësi me një pyetje ose sfidë të veçantë. Kërkimi për përgjigje ndërkohë që i lexon shkrimet e shenjta, është një mënyrë e efektshme për ta rritur lidhjen [me jetën tënde] të studimit tënd.

Veprimtaria A

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të renditin në tabelë sfida të ndryshme në botë. Ndajini nxënësit në dyshe dhe caktojini secilës dyshe një nga sfidat. Nxënësit mund të krijojnë një skenar dhe më pas ta interpretojnë me role me njëri-tjetrin. Një nxënës mund të përshkruajë sfidën dhe tjetri mund të zgjedhë një fragment të zotërimit doktrinor nga tabela dhe të përpiqet ta zgjidhë sfidën duke përdorur të vërtetat nga ai fragment. Nxënësit më pas mund t’i ndërrojnë rolet ose ju mund t’i ftoni ata ta interpretojnë me role skenarin e tyre përpara klasës.

Një mundësi tjetër është t’u caktoni nxënësve një fragment të zotërimit doktrinor dhe më pas të krijojnë skenarë bazuar në sfidat që fragmenti mund të trajtojë.

  • A ka ndonjë fragment të zotërimit doktrinor që ti mendon se e trajton problemin? Si do të ishte bota ndryshe nëse shumica e njerëzve do t’i zbatonin të vërtetat nga fragmenti që zgjodhe? Trego një ose dy shembuj të veçantë.

  • Duke përdorur doktrinën nga fragmenti yt i zgjedhur, çfarë mund t’i thuash dikujt që po përballet me këtë sfidë?

Veprimtaria B

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë këtë veprimtari vetë në heshtje. Nëse nuk është tepër vetjake, ju mund t’i ftoni nxënësit t’i tregojnë mendimet dhe mbresat rreth fragmentit të zotërimit doktrinor që zgjodhën, dhe se si ai mund t’i ndihmojë ata të bëhen më shumë si Jezu Krishti.

Mendo për rrethanat e tua aktuale, duke përfshirë çfarëdo pyetje vetjake, sfidë ose sjellje për të cilën mund të jesh duke kërkuar ndihmë. Shqyrto listën e fragmenteve të zotërimit doktrinor, duke kërkuar të vërtetat që mund të të ndihmojnë për këto pyetje, sfida ose sjellje. Zgjidh të paktën një fragment që mund të të ndihmojë për diçka me të cilën po përballesh tani.

  • Si mund të jetë zbatimi i doktrinës, nga fragmenti yt i zgjedhur, një bekim në jetën dhe rrethanat e tua?

  • Si mund të të ndihmojë zbatimi i të vërtetave nga ky fragment që të ndihesh më pranë Jezu Krishtit dhe të bëhesh më shumë si Ai?

  • Cilët janë një ose dy hapa të vegjël që mund t’i ndërmarrësh për të filluar t’i zbatosh këto të vërteta në jetën tënde?