“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 5–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 5–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 5–7
Vështrim i Përgjithshëm
Alma u bëri anëtarëve të Kishës në Zarahemlë një seri pyetjesh që i nxitën ata të reflektonin mbi përqendrimin e zemrave të tyre dhe qëndrimin e tyre përpara Perëndisë. Ai i ftoi ata të vinin te Krishti duke përdorur gjuhë të figurshme të dhembshur si “krahët e [Tij të] mëshirës janë shtrirë” (Alma 5:33), “pendohuni dhe unë do t’ju pranoj” (Alma 5:33) dhe “bariu i mirë ju thërret” (Alma 5:38). Ai dha mësimin se Shpëtimtari i vuajti me gatishmëri të gjitha gjërat për ne “që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:12). Ai gjithashtu dha mësim se si të vazhdohet në “shtegun që të çon në mbretërinë e Perëndisë” (Alma 7:19).
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Alma 5:1–32
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë përparimin e tyre shpirtëror dhe ta forcojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i hedhin një sy kapitullit Alma 5 dhe t’i shenjojnë të gjitha pikëpyetjet në kapitull. Nxënësit gjithashtu mund t’i bëjnë vetes disa nga pyetjet që Alma i bëri popullit të tij në këtë kapitull.
-
Material filmik: “Të Kthehemi dhe të Marrim” (16:10; shihni nga kodi kohor 08:14 deri në 08:58)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Një qëllim kryesor i këtij mësimi është t’i lejoni nxënësit të lexojnë dhe reflektojnë mbi një numër pyetjesh rreth kapitullit Alma 5. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’u jepni kohë nxënësve gjatë orës mësimore që t’i fikin mikrofonat dhe kamerat e tyre, të studiojnë, reflektojnë dhe t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për pyetjet në ditarët e tyre të studimit. Mund të jetë e dobishme t’i njoftoni kur u kanë mbetur dy minuta kohë dhe më pas kur u kanë mbetur 30 sekonda.
Alma 5:33–62
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për të ardhur te Jezu Krishti dhe për të marrë bekimet që Ai u ofron atyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë vargjet tek Alma 5:33–34 dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar atë që mësuan rreth Shpëtimtarit nga këto vargje.
-
Figura: Disa figura që do të ishin interesante për nxënësit për t’i parë; disa figura të Jezu Krishtit me krahët e Tij të shtrirë
-
Material filmik: “Zemra të Thurura në Bashkim” (15:10; shiko nga kodi kohor 13:56 deri në 14:51)
Alma 7:1–13
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mbështeten te Shpëtimtari i tyre dhe të ndiejnë dashuri më të madhe për Të.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë tek Alma 7:11–13 dhe të kërkojnë në këto vargje atë që Jezu Krishti vuajti nëpërmjet Shlyerjes së Tij dhe pse i vuajti këto gjëra.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafiku për vuajtjen e Shpëtimtarit, i paraqitur ose i kopjuar në tabelë në mënyrë që nxënësit të mund ta kopjojnë atë në ditarët e tyre
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni një tabelë të bardhë digjitale për t’i lejuar nxënësit ta plotësojnë së bashku grafikun.
Zotërimi Doktrinor: Alma 7:11–13
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor për vargjet tek Alma 7:11–13, të shpjegojnë doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsiatin me lutje atë që mund të bëjnë për të marrë ndihmën dhe forcën që Jezu Krishti siguron nëpërmjet Shlyerjes së Tij.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, merreni parasysh t’i ftoni ata të shkruajnë në veçorinë e bashkëbisedimit sa më shumë referenca dhe fraza që mbajnë mend përmendsh. Më pas, përsëriteni referencën dhe frazën disa herë dhe ftojini nxënësit ta shkruajnë referencën dhe frazën përsëri në veçorinë e bashkëbisedimit për të parë se sa shumë më tepër mbajnë mend. Vazhdojeni këtë derisa shumica e nxënësve të mund ta thonë përmendsh referencën dhe frazën me saktësi.
Alma 7:14–27
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për të fituar cilësi si të Krishtit ndërsa ndjekin shtegun që i kthen te Perëndia.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth cilësive si të Krishtit që do të donin t’i zhvillonin më plotësisht, dhe të vijnë të përgatitur të tregojnë përse.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtarinë e cilësive si të Krishtit në fund të mësimit
-
Figurat: Një shteg; një përfaqësim i shtegut që çon në mbretërinë e Perëndisë; figura të ndryshme të Jezu Krishtit
-
Materiali filmik: “Rivendosja e Përditshme” (13:43; shikoni nga kodi kohor 01:40 deri në 03:25)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë në programin tuaj për videokonferencat. Vendoseni figurën e shtegut në të dhe ftojini nxënësit t’i shkruajnë veprimet, cilësitë dhe sjelljet rreth figurës gjatë mësimit, sipas udhëzimeve.