A je ndier ndonjëherë i rrethuar nga ndikimet negative ose nga tundimet e djallit? Profeti Helamani i krahasoi sulmet e Satanit me një stuhi me erëra të forta dhe breshër që na godet. Ai shpalli gjithashtu se ata që e ndërtojnë themelin e jetës së tyre “mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë” (Helamani 5:12) do të kenë fuqi t’i bëjnë ballë të keqes dhe të qëndrojnë besnikë. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i bësh ballë djallit dhe ta ndërtosh themelin tënd mbi Jezu Krishtin.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Themeli yt shpirtëror
Cilat janë disa sfida ose probleme që mund ta lëkundin besimin ose themelin shpirtëror të një personi? Merre parasysh t’i renditësh ato në ditarin tënd të studimit.
Gjatë konferencës së përgjithshme të tetorit 2021, Presidenti Rasëll M. Nelson diskutoi nevojën për ta përforcuar themelin origjinal të Tempullit të Solt-Lejkut. Ai i ftoi më pas anëtarët e Kishës t’i shqyrtonin themelet e veta shpirtërore. Lexoje thënien vijuese dhe vër re se si Presidenti Nelson e krahason përforcimin e tempullit me jetën tonë vetjake.
18:59
“Në mënyrë të ngjashme, tani është koha që secili prej nesh të zbatojë masa të jashtëzakonshme – ndoshta masa që nuk i kemi marrë kurrë më parë – për të forcuar themelet tona vetjake, shpirtërore. Kohët e pashembullta kërkojnë masa të pashembullta.
Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, këto janë ditët e mëvonshme! Nëse ju dhe unë do t’u bëjmë ballë rreziqeve dhe trysnive të ardhshme, është e domosdoshme që secili prej nesh të ketë një themel të fortë shpirtëror të ndërtuar mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit.
Pra, unë e pyes secilin prej jush, sa i fortë është themeli juaj? Çfarë përforcimesh nevojiten për dëshminë tuaj dhe të kuptuarit e ungjillit?” (Rasëll M. Nelson, “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror”, Liahona, nëntor 2021, f. 93)
Çfarë të bëri përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson?
Përsiat se si mund t’u përgjigjesh pyetjeve të Presidentit Nelson lidhur me themelin tënd shpirtëror. Kërko ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe shkruaji përgjigjet e tua.
Helamani i nxiti bijtë e tij të mbanin mend
Gjatë vitit të 54‑t të mbretërimit të gjykatësve, shumë nga nefitët u korruptuan dhe zgjodhën të keqen në vend të së mirës. Si rrjedhojë, Nefi dha dorëheqjen si kryegjykatës dhe iu bashkua vëllait të tij, Lehit, për t’i predikuar fjalën e Perëndisë popullit (shih te Helamani 5:1–4), ashtu si stërgjyshi i tij, Alma i Riu, kishte bërë rreth 60 vjet më parë (Alma 4:15–20). Lehi dhe Nefi patën mundësinë të qëndronin besnikë pjesërisht për shkak se i mbajtën mend mësimet e atit të tyre, Helamanit.
Themeli ynë i sigurt
Lexo te Helamani 5:12, duke kërkuar të vërtetat shtesë që Helamani donte që bijtë e tij t’i kujtonin.
Cilat janë disa të vërteta që i gjete te Helamani 5:12?
Dy të vërteta të rëndësishme që përmbahen te Helamani 5:12 janë Jezu Krishti është themeli ynë i sigurt dhe nëse e ndërtojmë themelin tonë mbi Jezu Krishtin, djalli nuk do të ketë fuqi mbi ne.
Në ç’mënyrë është Jezu Krishti si një shkëmb dhe një themel i sigurt për jetën tonë?
Si mund të duken sulmet e djallit ndaj besimit tënd si një stuhi ose vorbull ere?
Nëse është në dispozicion, shikoje materialin filmik “Vorbullat e Erërave Shpirtërore” (2:24) në ChurchofJesusChrist.org për të mësuar nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, se si t’i mposhtësh vorbullat e erërave të djallit.
2:25
Cilat janë disa mënyra se si mund t’i ndërtojmë themelet tona shpirtërore mbi “shkëmbin e Shëlbuesit tonë”?
Cilat janë disa pengesa për ta ndërtuar themelin tonë mbi Shpëtimtarin në këto mënyra?
Si mund ta pengojë djallin bërja e këtyre gjërave që të mos ketë fuqi mbi ne?
Zbatimi në planin vetjak
Mendo rreth stuhive ose sfidave vetjake me të cilat po përballesh aktualisht ose mund të përballesh në të ardhmen. Merre parasysh me lutje se si ndërtimi ose forcimi i themelit tënd mbi Jezu Krishtin do të të ndihmojë t’u bësh ballë këtyre sfidave.
Bëj një vizatim që të përfaqëson ty duke qëndruar mbi një themel të fortë. Emërtoje themelin “Jezu Krishti”. Vizato disa shigjeta të zjarrta (për shembull një heshtë drite) ose një vorbull ere dhe emërtoji shigjetat ose vorbullën e erës sipas tundimeve ose sfidave të veçanta me të cilat po përballesh.
Mbi ose pranë themelit, shkruaj diçka të veçantë që po bën ose mund të nisësh të bësh për të ndërtuar themelin tënd mbi Jezu Krishtin.
Për shembull, mund të jetë një synim vetjak për të shpenzuar kohë duke bërë punë për historinë familjare ose duke frekuentuar tempullin. Mund të jetë studimi i ungjillit të Shpëtimtarit çdo ditë në shkrimet e shenjta ose të qenit më i sinqertë në lutjen vetjake. Studimi i zotërimit doktrinor mund të të ndihmojë ta forcosh themelin tënd.
Mendo rreth çdo pengese që mund të të duhet ta kapërcesh dhe shkruaj se çfarë do të bësh për ta kapërcyer atë.
Nëse është e mundur, vendos një përkujtues në telefonin tënd për të të ndihmuar t’i ndjekësh zotimet që bëre gjatë këtij mësimi. Merre parasysh t’ia tregosh zotimet e tua një pjesëtari të familjes, udhëheqësi të Kishës ose shoku të besuar dhe t’i kërkosh të të ndihmojë t’i mbash ato.