“Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor: Zbato”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor
Zbato
Ky mësim do të të japë një mundësi për t’i zbatuar në situata nga jeta reale fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Një situatë nga jeta reale
Mendo për të rinjtë që njeh. Përsiat për disa prej situatave të tyre familjare, çfarë u pëlqen, si dhe disa prej sfidave me të cilat përballen ata. Merre parasysh këtë informacion ndërsa krijon një skenar imagjinar por realist, për ta përdorur gjatë gjithë këtij mësimi duke i plotësuar hapësirat bosh në vijim:
-
(Vendos emrin) është vjeç dhe ka veta në familjen (e tij/të saj). (Atij/asaj) i pëlqen të , dhe . Disa prej sfidave me të cilat po përballet (ai/ajo) janë , dhe . (Ai/ajo) e ndien se dëshmia (e tij/e saj) për Jezu Krishtin është .
Një mënyrë se si Zoti na udhërrëfen në sfidat tona është nëpërmjet mësimeve të Tij në shkrimet e shenjta. Ndërsa i studiojmë dhe zbatojmë mësimet në shkrimet e shenjta, ne mund të gjejmë përgjigje që na ndihmojnë në jetën tonë.
-
Cila është vlera e të kuptuarit të shkrimeve të shenjta dhe zbatimit të tyre në jetën tonë?
-
Cilat janë mënyrat se si i ke zbatuar me sukses mësimet e shkrimeve të shenjta në jetën tënde?
Plaku Krejg C. Kristensen, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi se si Jozef Smithi përdori një model për t’i zbatuar me sukses mësimet e shkrimit të shenjtë:
“Jozefi i lejoi shkrimet e shenjta ta përshkonin zemrën e tij. Ai i përsiati ato thellësisht dhe i vuri në zbatim në vetë situatën e tij. Ai më pas veproi sipas asaj që kishte mësuar.” (Krejg C. Kristensen, “[I] Di Këto Gjëra Vetë”, Liahona, nëntor 2014, f. 51)
-
Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Plakut Kristensen?
Mund ta kesh parë modelin vijues në shembullin e Jozefit:
-
Studioji shkrimet e shenjta me një zemër të hapur.
-
Përsiati ato thellësisht.
-
Zbatoji mësimet te situata.
-
Vepro sipas asaj që mësove.
Përdorimi i modelit
Reflekto mbi skenarin që krijove më herët. Shqyrtoji fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe shkruaje në letër poshtë skenarit tënd referencën e njërit prej këtyre fragmenteve që ti e ndien se do të ishte i dobishëm për t’u zbatuar nga personi në skenarin tënd. Ndiqi tre hapat e parë të modelit më sipër. Studioje fragmentin me një zemër të hapur. Përsiat thellësisht për fragmentin. Më pas shkruaj se pse e ndien se fragmenti do të ishte i dobishëm për t’u zbatuar nga personi.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të mos shkosh më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
Zbatimi i shkrimeve të shenjta
Për të vazhduar ta ndjekësh modelin lart, kërko t’i zbatosh shkrimet e shenjta që zgjodhe te personi në skenarin tënd duke e ftuar atë të veprojë sipas asaj që jepet mësim. Hapat vijues mund të jenë të dobishëm për ta bërë këtë:
-
Shëno një ose dy mënyra se si ky person mund të veprojë me besim bazuar në të vërtetat në fragmentin e zotërimit doktrinor. Për shembull, dikush që përpiqet t’i zbatojë mësimet tek Ethëri 12:27, mund të kërkojë mënyra për të zhvilluar cilësinë e përulësisë si të Krishtit ose të ndërmarrë veprime për të ardhur te Krishti, si marrja e sakramentit çdo javë me një përqendrim të qëllimshëm te Shpëtimtari.
-
Shënoje atë që do t’i thoshe këtij personi për ta inkurajuar ose nxitur të veprojë sipas asaj që ai ose ajo ka mësuar. Përfshi se si zbatimi i mesazhit mund të ndikojë në marrëdhënien e personit me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe dëshirën e aftësinë e tij ose të saj për t’u bërë si Ata.
-
Shënoje dëshminë tënde për të vërtetën që jepet mësim në fragment ose një përvojë që ka lidhje me të.
Zbatimi i fragmenteve në jetën tënde
-
Si gjejnë zbatim të vërtetat që studiove dhe përsiate në rrethanat e jetës sate?
-
Çfarë veprimesh ndihesh i/e frymëzuar të ndërmarrësh? (Për shembull, mund të përcaktosh mënyra për ta përshtatur studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta për t’u përqendruar më me vëmendje në zbatimin e të vërtetave që gjen. Merre parasysh se si mund ta përdorësh modelin që ushtrove në këtë mësim për ta bërë këtë.)
-
Si mund të ndikojnë veprimet e tua në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?