Eja, Më Ndiq
30 Nëntor – 6 Dhjetor. Moroni 1–6: “Për t’i Mbajtur në Udhën e Drejtë”


“30 Nëntor – 6 Dhjetor. Moroni 1–6: ‘Për t’i Mbajtur në Udhën e Drejtë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“30 Nëntor – 6 Dhjetor. Moroni 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Alma duke pagëzuar njerëz tek Ujërat e Mormonit

Minerva Teichert (1888–1976), Alma Pagëzon në Ujërat e Mormonit 1949–1951; vaj mbi dru të presuar, 91 x 122 centimetra. Muzeu i Artit i Universitetit “Brigam Jang”, 1969

30 Nëntor – 6 Dhjetor

Moroni 1–6

“Për t’i Mbajtur në Udhën e Drejtë”

Moroni dëshironte që gjërat për të cilat ai shkroi “[do] t’u vle[nin]” atyre që do të jetonin në ditët e mëvonshme (Moroni 1: 4). Ndërsa e lexoni Moronin 1–6, shqyrtoni plot lutje gjërat që do të jenë më me vlerë për ata të cilëve u jepni mësim.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ndonjëherë anëtarët e klasës janë më në gjendje të tregojnë ide nga studimi i tyre vetjak kur ata kanë pak kohë për ta mbajtur mend atë që lexuan. Ju mund të merrni disa minuta kohë në fillim të orës mësimore për të rishikuar titujt e kapitujve te Moroni 1–6. (Kjo mund t’i ndihmojë gjithashtu anëtarët e klasës që nuk lexuan në shtëpi.) Më pas ftojini anëtarët e klasës t’i shqyrtojnë kapitujt për një varg që ata e gjejnë domethënës dhe do të donin t’ia tregonin pjesës tjetër të klasës.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Moroni 2–6

Ordinancat e priftërisë duhet të administrohen sikurse urdhëron Zoti.

  • Nëse anëtarët e klasës suaj (ose njerëzit e tyre të dashur) po përgatiten për të marrë ordinancat e priftërisë, mund të jetë me vlerë të rishikoni atë që dha mësim Moroni për ordinancat te Moroni 2–6. Anëtarët e klasës mund të punojnë në dyshe për të interpretuar me role skenarë si ato që vijojnë. 1) Vëllai yt është gati të shugurohet në priftëri. Çfarë këshille do t’i jepnit nga Moroni 3? 2) Një shok i një besimi tjetër fetar pyet pse është e nevojshme të merret sakramenti çdo javë. Çfarë do të thoshit? (Shih Moroni 4–5.) 3) Pagëzimi i vajzës suaj po afrohet, por ajo nuk është e sigurt se është gati. Si do ta ndihmonit atë? (Shih Moroni 6:1–3.) Pas interpretimit të roleve, klasa mund të diskutojë për atë që ata mësuan nga njëri‑tjetri. Ata gjithashtu mund të japin dëshminë e tyre për mënyrën se si ordinanca si këto, i kanë sjellë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Për të nisur një diskutim rreth përgatitjes për pagëzim, ju mund t’i kërkoni një anëtari/eje të klasës të përshkruajë mënyrat se si është përgatitur ai/ajo për zotime të rëndësishme në jetën e tij ose të saj, të tilla si një mision, martesë, të qenit prindër apo një punë të re. Si krahasohet ajo përgatitje me përgatitjen e nevojshme për t’u kualifikuar për pagëzim, siç përshkruhet te Moroni 6:1–3? (Shih edhe Mosia 18:8–10, DeB 20:37.) Pse janë karakteristikat e renditura në këto fragmente të nevojshme për pagëzim? Si e dimë nëse jemi të përgatitur për këtë ordinancë? Nxitini anëtarët e klasës të përsiatin se sa mirë i kanë jetuar këto standarde që nga pagëzimi i tyre deri tani dhe çfarë mund të bëjnë për t’u përmirësuar. Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata që të shkruajnë çdo mbresë që marrin dhe t’u referohen atyre shpesh.

    e re duke marrë një bekim

    Ordinancat kryhen nëpërmjet fuqisë së priftërisë.

Moroni 4–5

Marrja e sakramentit na ndihmon të afrohemi më pranë Jezu Krishtit.

  • Përvijimi i kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron veprimtari studimi që lidhen me sakramentin. Ndoshta ju mund t’i ftoni disa anëtarë të klasës që t’i përfundojnë këto veprimtari në shtëpi dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar atë që mësuan. Ju gjithashtu mund t’i ftoni anëtarët e klasës që t’i tregojnë njëri‑tjetrit se çfarë bëjnë ata për ta përgatitur veten dhe familjet e tyre që të kenë përvoja të shenjta me sakramentin.

  • Shumica prej nesh i kanë dëgjuar shumë herë lutjet e sakramentit, por a mendojmë mjaft për domethënien e fjalëve? Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i përsiatin këto lutje, ju mund t’u jepni atyre disa minuta kohë që t’i shkruajnë nga kujtesa dy lutjet e sakramentit. Më pas ftojini që ta krahasojnë atë që shkruan, me Moronin 4:3 dhe 5:2. Çfarë mbajtën mend më lehtë? Çfarë nuk e mbajtën mend? A vunë re ndonjë gjë rreth këtyre lutjeve që nuk e kishin vënë re më parë? Ftojini anëtarët e klasës që të tregojnë fjalë dhe fraza nga lutjet e sakramentit, të cilat u bëjnë përshtypje ose që i ndihmojnë ta ndiejnë shenjtërinë e kësaj ordinance. Për ta thelluar vlerësimin e anëtarëve të klasës për sakramentin, merreni parasysh që ta ftoni një anëtar të klasës të këndojë ose të luajë një himn sakramenti.

    5:28

Moroni 6:4–9

Dishepujt e Jezu Krishtit i japin shërbesë njëri‑tjetrit.

  • Merreni parasysh të përdorni një analogji për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të kuptojnë rëndësinë e të qenit “të ushq[yer] nga fjala e mirë e Perëndisë” (Moroni 6:4). Për shembull, çfarë lloj ushqimi nevojitet për një filiz ose një foshnjë? Çfarë ndodh nëse e lini pas dore diçka që ka nevojë të ushqehet? Si janë anëtarët e rinj dhe të kthyer të Kishës të ngjashëm me një bimë apo një fëmijë të vogël që ka nevojë të ushqehet? Anëtarët e klasës mund ta shqyrtojnë Moronin 6:4–9 për ide rreth mënyrës se si mund ta “ushqe[jnë]” shpirtërisht njëri‑tjetrin. Ata gjithashtu mund të gjejnë ide te “Burimet Shtesë”. Ju mund të tregoni një përvojë në të cilën një bashkëdishepull ju dha shërbesë juve. Ndoshta anëtarë të klasës do të jenë të gatshëm të tregojnë përvoja të ngjashme.

  • Moroni 6:4–9 mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të kuptojnë se sa bekohemi kur “numër[ohemi] mes njerëzve të kishës së Krishtit” dhe kur marrim pjesë në mbledhjet e kishës. Si mund t’ia shpjegojmë këto bekime dikujt që e vë në pikëpyetje nevojën për një kishë të organizuar? Ndoshta anëtarët e klasës mund t’i shqyrtojnë këto vargje për të gjetur diçka që mund ta thonë. Ose ata mund të renditin disa nga bekimet që kanë marrë si anëtarë të Kishës (shih D. Tod Kristoferson, “Përse Kisha”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 108–111). Çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që bashkëdishepujt tanë “kujtohe[n] dhe … ushqehe[n] nga fjala e mirë e Perëndisë” ndërsa “mblidhe[mi] së bashku shpesh”? (Moroni 6:4–5.)

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Anëtarët e klasës mund të jenë më të etur për ta lexuar Moronin 7–9 javën e ardhshme nëse u shpjegoni se përfshin dy letra të shkruara nga Mormoni për ta ndihmuar të birin të qëndronte besnik në kohë të vështira.

ikona e burimeve

Burimet Shtesë

Të ushqyer nga fjala e Perëndisë.

Plaku Xhefri R. Holland dha mësim: “Shumë njerëz nuk vijnë në kishë thjesht për të kërkuar disa fakte të reja ungjillore ose për të takuar miq të vjetër, edhe pse e gjithë kjo është e rëndësishme. Ata vijnë në kërkim të një përvoje shpirtërore. Ata duan paqe. Ata duan që besimi i tyre të përforcohet dhe shpresa e tyre të përtërihet. Ata duan, me pak fjalë, të ushqehen nga fjala e mirë e Perëndisë, të forcohen nga fuqitë e qiellit” (“A Teacher Come from God”, Ensign, maj 1998, f. 26).

Presidenti Gordon B. Hinkli shpjegoi se ushqimi i të kthyerve në besim me fjalën e Perëndisë “është një punë për çdokënd. Kjo është një punë për mësuesit e shtëpisë dhe për mësueset vizitore [tani vëllezërit dhe motrat shërbestare]. Kjo është punë për peshkopatën, për kuorumet e priftërisë, për Shoqatën e Ndihmës, për të rinjtë dhe të rejat, madje edhe për Filloren.

Jo më larg se të dielën e kaluar isha në një mbledhje agjërimi dhe dëshmish. Një djalë 15 apo 16‑vjeçar u ngrit përpara bashkësisë dhe tha se kishte vendosur të pagëzohej.

Atëherë një nga një, djemtë e kuorumit të mësuesve shkuan te mikrofoni për të shprehur dashurinë e tyre për të, për t’i treguar atij se po bënte gjënë e drejtë dhe për ta siguruar se ata do t’i qëndronin pranë dhe do ta ndihmonin. Ishte një përvojë e mrekullueshme t’i dëgjoje ata të rinj t’i thoshin fjalë vlerësimi dhe nxitjeje shokut të tyre. Jam i kënaqur që të gjithë ata djem, përfshirë edhe atë që u pagëzua javën e kaluar, do të shkojnë në misione.

Në një intervistë për shtyp të kohëve të fundit u pyeta: ‘Çfarë ju sjell kënaqësinë më të madhe teksa shihni punën e Kishës sot?’

Përgjigjja ime: ‘Përvoja më e kënaqshme që kam, është të shoh se çfarë bën ky ungjill për njerëzit. U jep atyre një pikëpamje të re mbi jetën. U jep atyre një këndvështrim që nuk e kanë ndier kurrë më parë. E ngre vështrimin e tyre drejt gjërave fisnike dhe hyjnore. Atyre u ndodh diçka, e cila është e mrekullueshme për t’u parë. Ata shohin te Krishti dhe bëhen të gjallë.’

… I kërkoj secilit prej jush, ju lutem, ndihmoni në këtë sipërmarrje” (“Converts and Young Men”, Ensign, maj 1997, f. 48).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Kërkoni frymëzimin tuaj vetjak. Në vend që t’i shihni këto përvijime si udhëzime që duhet t’i ndiqni, përdorini ato që të merrni ide ose për t’i dhënë shkëndijë frymëzimit tuaj vetjak ndërsa përsiatni nevojat e atyre të cilëve u jepni mësim.