Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9: Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9: Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

një familje duke vështruar tempullin

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9

Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë

Presidenti Rasëll M. Nelson premtoi: “Adhurimi juaj në tempull dhe shërbimi juaj atje për paraardhësit tuaj do t’ju bekojnë me zbulesë dhe paqe të shtuar vetjake dhe do ta forcojnë zotimin tuaj për të qëndruar në shtegun e besëlidhjeve” (“Teksa Ecim Përpara së Bashku”, Ensign, prill 2018, f. 7). Teksa e studioni këtë mësim, merrni parasysh se çfarë mund të bëni për t’i kuptuar më plotësisht këto bekime për veten tuaj dhe se si mund të ndihmoni që të bashkohet familja e përjetshme e Perëndisë duke kryer ordinanca në tempull në emër të paraardhësve tuaj të vdekur.

Pjesa 1

Në çfarë mënyrash më forcojnë ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë?

E vërteta se “familja është thelbësore në planin e [Atit Qiellor]” ka disa nënkuptime të thella (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Presidenti Jozef F. Smith dha mësim rreth njërit prej këtyre nënkuptimeve:

Presidenti Jozef F. Smith

“Duhet të ketë një bashkëngjitje së bashku dhe një lidhje së bashku të prindërve e fëmijëve dhe të fëmijëve e prindërve, derisa i gjithë zinxhiri i familjes së Perëndisë do të bashkëngjitet së bashku në një zinxhir dhe ata të gjithë do të bëhen familja e Perëndisë dhe e Krishtit të Tij.” (Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith [2011], f. 411.)

Profetët e ditëve të mëvonshme kanë deklaruar se si mund të ndodhë kjo “bashkëngjitje së bashku” e familjeve individuale dhe përfundimisht e familjes së Perëndisë: “Ordinancat dhe besëlidhjet e shenjta që janë në dispozicion në tempujt e shenjtë, bëjnë të mundur që individët të kthehen në praninë e Perëndisë dhe që familjet të bashkohen përjetësisht” (“Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”).

Këto ordinanca dhe besëlidhje të shenjta të priftërisë janë më tepër sesa thjesht detyra për t’u përfunduar. Nëpërmjet këtyre ordinancave dhe besëlidhjeve, Perëndia dëshiron të na fuqizojë që të bëhemi më shumë si Ai (shih Doktrina e Besëlidhje 84:19–22) dhe të denjë për jetën e përjetshme me Të dhe familjet tona.

Tempulli i Panama-Sitit në Panama

Tempulli i Panama-Sitit në Panama

Në lidhje me fuqinë e ordinancave dhe besëlidhjeve të tempullit, Presidenti Nelson dha mësim:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Përfundimi për të cilin përpiqet fort secili prej nesh, është të na dhurohet fuqi në një shtëpi të Zotit, të vulosur si familje, besnikë ndaj besëlidhjeve të bëra në një tempull, të cilat na kualifikojnë për dhuratën më të madhe të Perëndisë – dhuratën e jetës së përjetshme. Ordinancat e tempullit dhe besëlidhjet që bëni atje, janë thelbësore për ta forcuar jetën tuaj, martesën e familjen tuaj dhe aftësinë tuaj për t’u bërë ballë sulmeve të kundërshtarit.” (“Teksa Ecim Përpara së Bashku”, f. 7.)

Më vonë ai tregoi:

“Ata që e marrin dhurimin në shtëpinë e Zotit, marrin një dhuratë të fuqisë së priftërisë së Perëndisë në saje të besëlidhjes së tyre, së bashku me një dhuratë të njohurisë për të ditur se si të mbështeten tek ajo fuqi. …

… Çdo herë që shërbeni dhe adhuroni denjësisht në tempull, ju largoheni të armatosura me fuqinë e Perëndisë dhe me engjëjt e Tij që ‘ngarkohen me përgjegjësi për ju’ [Doktrina e Besëlidhje 109:22].” (“Thesaret Shpirtërore”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 77, 78.)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në çfarë mënyrash ju kanë fuqizuar ose forcuar ju dhe familjen tuaj ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë?

Pjesa 2

Çfarë efekti mund të ketë në jetën time bërja e historisë familjare dhe kryerja e ordinancave të tempullit në emër të paraardhësve të mi të vdekur?

Zoti premtoi të dërgojë profetin Elija në ditët e fundit për ta rivendosur autoritetin që u nevojitet familjeve për t’u bashkuar përjetësisht.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Malakia 4:5–6 dhe vini re efektin që do të ketë në botë ardhja e Elijas.

Profeti Jozef Smith shpjegoi se fjala kthehet sikurse përdoret në vargun 6 “duhet të përkthehet lidhet apo vuloset” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 505). Profecia e Malakias e shënuar në këto vargje u përmbush pjesërisht në Tempullin e Kirtlandit, më 3 prill 1836. Në atë ditë, profeti Elija erdhi te Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri dhe u dha atyre çelësat vulosës të Priftërisë Melkizedeke (shih Doktrina e Besëlidhje 110:13–16). Me anë të këtij autoriteti, ordinancat e kryera në tokë mund të zgjatin përtej vdekjes dhe “bëhen të vlefsh[me] kështu në mbretërinë çelestiale të Perëndisë” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Filding Smith [2013], f. 223).

një familje ecën jashtë tempullit

Merrni parasysh mënyrat në të cilat jeni bekuar nga rivendosja e çelësave vulosës. Me anë të këtyre çelësave, bashkëshortët dhe bashkëshortet, ashtu si prindër dhe fëmijë, mund të bashkohen përjetësisht. Këta çelësa në mënyrë të mrekullueshme i hapin dyert gjithashtu për të bërë shërbim në tempull për paraardhësit tanë të vdekur.

Zoti u mësoi Jozef Smithit dhe anëtarëve të tjerë të hershëm të Kishës rreth rëndësisë së kryerjes në tempull të ordinancave për paraardhësit e tyre të vdekur.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 128:15 dhe kërkoni mënyrën se si ndërthuret shpëtimi ynë me shpëtimin e paraardhësve tanë.

Duke zbuluar paraardhësit tanë të vdekur dhe duke kryer ordinanca tempulli në emrin e tyre, ne po bëhemi më shumë si Shpëtimtari. Presidenti Gordon B. Hinkli dha mësim se si ne bëhemi si shpëtimtarë për ata pjesëtarë të familjes:

Presidenti Gordon B. Hinkli

“Ashtu sikurse Shëlbuesi ynë dha jetën e Tij si një flijim mëkëmbës për të gjithë njerëzit, dhe duke e bërë këtë u bë Shpëtimtari ynë, po kështu edhe ne, në një masë të vogël, kur përfshihemi në punën si mëkëmbës në tempull, bëhemi shpëtimtarë të atyre që janë në anën tjetër, të cilët nuk kanë mjete për të përparuar nëse diçka nuk bëhet në emër të tyre nga ata që ndodhen në tokë.” (“Closing Remarks”, Ensign ose Liahona, nëntor 2004, f. 105.)

Mbani parasysh se si po jepni nga vetja kur merrni pjesë në historinë familjare dhe shërbimin në tempull.

Zoti na premton bekime të rëndësishme nëse zgjedhim të marrim pjesë në këtë punë të shenjtë. Shihni materialin filmik “The Promised Blessings of Family History” (3:24) dhe mbani vesh për një ose më shumë bekime që dëshironi t’i shihni të përmbushura në vetë jetën tuaj.

3:23
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si mendoni, përse shpëtimi i paraardhësve tanë është i nevojshëm për vetë shpëtimin dhe përsosjen tonë? Cilat bekime të lidhura me shërbimin në tempull dhe për historinë familjare ju nevojiten më së shumti pikërisht tani?

Pjesa 3

Si mund ta bashkoj familjen time dhe t’i vij në ndihmë Atit Qiellor për bashkimin e familjes së Tij nëpërmjet ordinancave të tempullit?

një e re në moshë madhore diskuton histori familjare me gjyshin e saj

“Ati ynë Qiellor është në ankth që t’ju ndihmojë për bashkimin e familjes suaj dhe të gjithë familjes së Tij nëpërmjet ordinancave të tempullit”. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi një dhuratë që Ati Qiellor e jep për të na përkrahur në këtë punë të shenjtë:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Plaku Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim se Shpirti i Elijas është ‘një shfaqje e Frymës së Shenjtë që jep dëshmi për natyrën hyjnore të familjes’ (“A New Harvest Time”, Ensign, maj 1998, f. 34). Ky ndikim karakteristik i Frymës së Shenjtë i tërheq njerëzit për t’i gjetur, dokumentuar dhe për t’i dashur paraardhësit dhe pjesëtarët e familjes së tyre – edhe të kaluar, edhe të tanishëm.

Shpirti i Elijas ndikon njerëzit brenda dhe jashtë Kishës.” (“Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 25.)

Shiheni materialin filmik “Gathering God’s Family” (3:33) dhe mendoni rreth asaj që mund të bëni më tepër për të marrë pjesë në shërbimin në tempull dhe në historinë familjare.

3:33
ikonë, veproni

Veproni

FamilySearch.org dhe programi FamilySearch Family Tree janë vende të shkëlqyera për t’u përfshirë në përpjekjet për të “gjetur, dokumentuar dhe për t’i dashur” paraardhësit tuaj të vdekur (Dejvid A. Bednar, “Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen”, f. 25). (Programi FamilySearch Family Tree mund të gjendet në dyqanin e programeve në pajisjen tuaj elektronike.) Kaloni pak kohë që të njiheni me njërin nga këto burime ose ta përdorni atë. Mund të ndërtoni pemën tuaj familjare, të shtoni kujtime dhe fotografi të pjesëtarëve tuaj të familjes, të përcaktoni ordinanca të ungjillit që paraardhësit e vdekur kanë nevojë të marrin, të indeksoni dokumentet që të tjerë të mund të identifikojnë paraardhësit e tyre, e shumë të tjera. Nëse nevojitet, kontaktoni një këshillues për tempullin dhe historinë familjare në lagjen ose degën tuaj që t’ju ndihmojë.