Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17: Bashkëpjesëmarrja e Barabartë në Martesë


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17: Bashkëpjesëmarrja e Barabartë në Martesë”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
bashkëshort e bashkëshorte gatuajnë së bashku

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17

Bashkëpjesëmarrja e Barabartë në Martesë

Brenda familjes, Zoti u ka mirëbesuar burrave dhe grave “role të ndryshme por njësoj të rëndësishme [që] plotësojnë njëra‑tjetrën” (M. Russell Ballard, “The Sacred Responsibilities of Parenthood”, Ensign, mars 2006, f. 29). Profetët kanë dhënë mësim se “në këto përgjegjësi të shenjta, etërit dhe nënat kanë detyrim të ndihmojnë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Këto përgjegjësi do të diskutohen më me hollësi në disa prej mësimeve të ardhshme.

Pjesa 1

Si mund të jem një bashkëpjesëmarrës/e i/e barabartë në martesë?

Ne mund të mësojmë të vërteta të rëndësishme rreth marrëdhënies që Zoti ka si qëllim për një bashkëshort e bashkëshorte nga mënyra se si Ai e përshkroi krijimin e Evës, siç shënohet në librin e Moisiut.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te Moisiu 3:18, 21–23 dhe mendoni për domethënien e simbolikës së përdorur për të përshkruar krijimin e Evës.

Pamja
Adam and Eve [Adami dhe Eva], nga Lowell Bruce Bennett

Përshkrimi i krijimit të Evës nga brinja e Adamit është i figurshëm (shih Spencer W. Kimball, “The Blessings and Responsibilities of Womanhood”, Ensign, mars 1976, f. 71). Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi një kuptim të mundshëm simbolik të brinjës:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Brinja, duke dalë pikërisht nga pjesa anësore, duket se tregon bashkëpjesëmarrje. Brinja nuk nënkupton as mbizotërim, as nënshtrim, por një marrëdhënie të dyanshme si bashkëpjesëmarrës, për të punuar e për të jetuar, krah për krah.” (“Lessons from Eve”, Ensign, nëntor 1987, f. 87)

Presidentja Linda K. Barton, ish‑Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim sa vijon rreth kuptimit të frazës ndihmë që i leverdis:

Pamja
Presidentja Linda K. Barton

“Fraza ndihmë që i leverdis do të thotë ‘një ndihmues të përshtatshëm, të denjë ose përgjegjës për të’ [Zanafilla 2:18, poshtëshënimi b [te Bibla në anglisht]. Për shembull, dy duart tona janë të ngjashme me njëra-tjetrën, por jo saktësisht njëlloj. Në fakt, ato janë të kundërta të sakta, por ato e plotësojnë njëra-tjetrën dhe janë të përshtatshme për njëra-tjetrën. Duke punuar së bashku, ato janë më të forta.” (“Ne do të Lartësohemi së Bashku”, Liahona, maj 2015, f. 30)

Disa bindje dhe sjellje kulturore ose vetjake mund të mos na lejojnë që të jemi një bashkëpjesëmarrës/e i/e barabartë në martesë. Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, i përshkroi disa nga këto rrethana dhe mënyrën se si t’i kapërcejmë ato:

Pamja
Presidenti Dallin H. Ouks

“Disa bashkëshortë … kanë idenë e gabuar se bashkëshorti pushon ndërkohë që bashkëshortja bën shumicën e punëve të shtëpisë ose që bashkëshortja dhe fëmijët janë thjesht shërbëtorë të bashkëshortit. Kjo nuk është e këndshme për Zotin sepse i zë udhën llojit të marrëdhënieve familjare që duhet të triumfojnë në përjetësi dhe e pengon llojin e rritjes që duhet të ndodhë këtu në tokë, në qoftë se duhet të kualifikohemi për bekimet e përjetësisë. Studiojini shkrimet e shenjta dhe ju do të kuptoni se Adami dhe Eva, prindërit tanë të parë, modeli për të gjithë ne, u lutën së bashku dhe punuan së bashku (shih Moisiu 5:1, 4, 10–12, 16, 27). Ai duhet të jetë modeli ynë për jetën familjare – të respektojmë njëri‑tjetrin dhe të punojmë së bashku me dashuri.” (“The Gospel Culture”, Ensign, mars 2012, f. 44)

Pamja
një bashkëshort e një bashkëshorte punojnë së bashku në kuzhinë
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë bekimesh mund të vijnë në një martesë nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja e shohin dhe e përkrahin njëri‑tjetrin si bashkëpjesëmarrës të barabartë?

Pjesa 2

Çfarë do të thotë të kryesoni në një mjedis familjar?

Zoti u ka caktuar përgjegjësi të pashoqe bashkëshortëve dhe bashkëshorteve në familje, të cilat janë “të barabarta në vlerë dhe rëndësi” (Kuentin L. Kuk, “Dashuri të Madhe për Fëmijët e Atit Tonë”, Liahona, maj 2019, f. 79). Disa prej këtyre përgjegjësive do të diskutohen në mësimet e ardhshme. Por një shembull është përgjegjësia e shenjtë vijuese që Zoti ua ka dhënë bashkëshortëve dhe etërve: “Nëpërmjet planit hyjnor, etërit duhet të kryesojnë familjet e tyre me dashuri e drejtësi” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Në mungesë të një bashkëshorti ose babai, bashkëshortja ose nëna kryeson në shtëpi (shih Rusëll M. Nelson, “Thesaret Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2019, f. 79).

Pamja
një baba dhe një nënë lexojnë shkrimet e shenjta me fëmijët e tyre

Merrni parasysh se si mësimet vijuese mund t’i shtojnë ide të kuptuarit tuaj rreth mënyrës se si një baba mund të kryesojë mbi familjen e tij me dashuri e drejtësi:

“Kryesimi në familje është përgjegjësia për të ndihmuar që të udhëhiqen pjesëtarët e familjes për t’u kthyer që të banojnë në praninë e Perëndisë. Kjo bëhet nëpërmjet shërbimit dhe mësimdhënies me butësi, përulësi dhe dashuri të pastër, duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit (shih Mateu 20:26–28). Kryesimi në familje përfshin udhëheqjen e pjesëtarëve të familjes në lutje, studim të rregullt të shkrimeve të shenjta dhe aspekte të tjera të adhurimit. Prindërit veprojnë në unitet për t’i përmbushur këto përgjegjësi. (“Prindërit dhe Fëmijët”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 2.1.3)

Apostulli Pal dha mësim se përgjegjësia e një bashkëshorti është që të kryesojë në mënyrë vetëmohuese kur ai tha: “Burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës. … Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të” (Efesianëve 5:23, 25.) Presidenti Ezra Taft Benson, pasi citoi Efesianëve 5:23, theksoi se si Shpëtimtari është një shembull i përsosur i mënyrës si të kryesojmë:

Pamja
Presidenti Ezra Taft Benson

“Ky është modeli që duhet të ndjekim në rolin tonë të kryesimit në shtëpi. Ne nuk e shikojmë Shpëtimtarin ta udhëheqë Kishën me një dorë të ashpër apo të rreptë. Ne nuk e shohim Shpëtimtarin ta trajtojë Kishën e Tij me mungesë respekti apo shpërfillje. Ne nuk e shohim Shpëtimtarin të përdorë forcë ose imponim për të përmbushur qëllimet e Tij. Askund nuk e shohim Shpëtimtarin të bëjë ndonjë gjë tjetër përveç gjërave që e ngrenë moralisht, e lartësojnë, e ngushëllojnë dhe e ekzaltojnë Kishën. Vëllezër, ua them gjithë solemnitet, Ai është modeli që duhet të ndjekim teksa marrim përsipër udhëheqjen shpirtërore në familjet tona.” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 196)

Në një letër të frymëzuar drejtuar anëtarëve të Kishës, Profeti Jozef Smith përshkroi rëndësinë e shfaqjes së tipareve si të Krishtit kur udhëheqim njerëz të tjerë. Këto tipare gjejnë zbatim te kryesimi në familje.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 121:41–43 dhe merrni parasysh të shenjoni tiparet si të Krishtit që gjeni.

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Përzgjidhni njërin nga tiparet si të Krishtit që i përcaktuat ose shenjuat dhe mbajini shënim mendimet tuaja rreth njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese: Përse ka rëndësi ky tipar në kryesimin mbi një familje? Si mund të më ndihmojë ky tipar që të jem një bashkëpjesëmarrës/e i/e barabartë në martesë? Kur ka qenë Jezu Krishti shembull i këtij tipari në rolin e Tij kryesues? Përgatituni t’i shprehni mendimet tuaja në klasë.

Pjesa 3

Si mund të këshillohen së bashku me drejtësi bashkëshorti dhe bashkëshortja në udhëheqjen e familjes së tyre?

Domethënia e “kryesimit në familje” mund të keqkuptohet. Për shembull, disa njerëz e kanë keqinterpretuar gjuhën e fragmenteve të shkrimeve të shenjta si Zanafilla 3:16 (Zoti duke i thënë Evës se Adami do të “sundojë mbi” të) që të nënkuptojnë se një bashkëshort mund të jetë dominues ose kontrollues, gjë që është e rreme. Në vend të kësaj, ky udhëzim nga Zoti i përket përgjegjësisë së një bashkëshorti për të kryesuar me dashuri e drejtësi. Siç dha mësim Presidenti Gordon B. Hinkli lidhur me kuptimin e kësaj fraze, është “përgjegjësia qeverisëse [e bashkëshortit] që të sigurojë të ardhura për bashkëshorten, ta mbrojë, forcojë dhe ruajë atë” (“Daughters of God”, Ensign, nëntor 1991, f. 99; shih edhe Spencer W. Kimball, “The Blessings and Responsibilities of Womanhood”, Ensign, mars 1976, f. 72).

Lidhur me zakonin e padrejtë të bashkëshortëve që të jenë dominues ose kontrollues, Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“A është kultura juaj një kulturë ku bashkëshorti ushtron një rol dominues, autoritar, duke marrë të gjitha vendimet e rëndësishme për familjen? Ai model ka nevojë të përpunohet në mënyrë që, si bashkëshorti, ashtu edhe bashkëshortja të veprojnë si bashkëpjesëmarrës të barabartë, duke marrë vendime në unitet për veten e tyre dhe familjen e tyre. Asnjë familje nuk mund të durojë gjatë nën frikë ose forcë; ajo çon drejt grindjes dhe rebelimit. Dashuria është themeli i një familjeje të lumtur.” (“Removing Barriers to Happiness”, Ensign, maj 1998, f. 86)

Me përulësi, respekt dhe dashamirësi, çiftet duhet të këshillohen së bashku për marrjen e vendimeve për familjen e tyre. Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Kuentin L. Kuk

“Në këshillat familjarë, bashkëshortet e bashkëshortët, si bashkëpunëtorë të barabartë, marrin vendimet më të rëndësishme. Ata vendosin se si do të mësohen e disiplinohen fëmijët, se si duhen shpenzuar të hollat, ku do të jetojnë dhe shumë vendime të tjera familjare. Ato vendime merren së bashku pasi të kërkohet udhërrëfim nga Zoti.” (“Zoti më Ësht’ Drit’”, Liahona, maj 2015, f. 64)

Pamja
një bashkëshort e një bashkëshorte gjunjëzohen së bashku në lutje

Mbajini në mendje këto të vërteta të rëndësishme shtesë që lidhen me këshillimin së bashku si bashkëshort e bashkëshorte dhe në ushqimin e barazisë në martesë:

  • Bashkëshortët dhe bashkëshortet kanë si qëllim të kenë “të drejta të barabarta në të shprehur dhe votë” në marrjen e vendimeve” (L. Uitni Klejton “Martesa: Shikoni dhe Mësoni, Liahona, maj 2013, f. 84).

  • Bashkëshortet kanë nevojë të “flas[in] si ‘një bashkëpjesëmarrëse frytdhënëse dhe e plotë’ [Spencer W. Kimball, “Privileges and Responsibilities of Sisters”, Ensign, nëntor 1978, f. 106] teksa bashkohen me bashkëshortin [e tyre] në qeverisjen e familjes [së tyre]” (Rasëll M. Nelson, “Një Lutje drejtuar Motrave të Mia”, Liahona, nëntor 2015, f. 97).

  • Bashkëshortët dhe bashkëshortet kanë “fuqi të barabartë për të marrë zbulesë për familjen e tyre” (Kuentin L. Kuk, “Dashuri të Madhe për Fëmijët e Atit Tonë”, Liahona, maj 2019, f. 79).

  • Prindërit mund të mbajnë këshilla të familjes me fëmijët e tyre për t’u këshilluar së bashku rreth vendimeve ose sfidave që mund të kenë lidhje me të gjithë familjen (shih M. Rusëll Ballard, “Këshillat e Familjeve”, Liahona, maj 2016, f. 63–65).

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si mund t’i bekojë çiftet dhe fëmijët e tyre këshillimi së bashku me drejtësi?

Shtyp në Letër