2022
Pendimi për Ashensorin
Mars/Prill 2022


Miku Mikut

Pendimi për Ashensorin

Pamja
boy in elevator with all the buttons lit up

Kur isha 11 vjeç, familja ime jetonte në një ndërtesë 12‑katëshe në Hong‑Kong. Çdo ditë pas shkollës hyja me vrap në ndërtesë dhe merrja ashensorin për në apartamentin tonë.

Një ditë hipa në ashensor dhe shtypa të gjithë butonat në mënyrë që ata të ndizeshin. Tani ashensori do të ndalonte në çdo kat. Dyert filluan të mbyllen, por krejt papritur dikush futi dorën dhe i hapi dyert. Ishte një nga fqinjat e mia në katin më lart. Ajo nuk tha asgjë për butonat, por unë isha nervoz. M’u duk sikur u desh një jetë që të mbërrija në shtëpi!

Sigurisht, ashensori u ndal në katin më lart, priti dhe pastaj vazhdoi. Sapo dyert u hapën në katin tim, dola me rrëmbim. Mbërrita në shtëpi gjithë djersë ngaqë vrapova kaq shpejt!

Menjëherë pasi mbërrita në shtëpi, ra telefoni. Ishte fqinja nga ashensori. U nervozova shumë duke pritur që nëna të mbyllte telefonin.

Pasi e mbylli telefonin, nëna më pyeti: “A i shtype të gjithë butonat e ashensorit?”

Nuk mund ta gënjeja nënën time. “Po” – thashë unë.

Nëna buzëqeshi. “Mirë, le të ngjitemi lart dhe të flasim me fqinjën tonë.”

U ngjitëm lart së bashku. I rashë ziles dhe fqinja doli te dera. Koka ime u var poshtë kur thashë se më vinte keq që i kisha shtypur të gjithë butonat. Premtova se nuk do ta bëja kurrë më.

Fqinja jonë ishte dashamirëse. Ajo tha: “Përderisa nuk e bën më, mendoj se është mirë”.

Pasi i thashë se më vinte keq, u ndjeva mirë. Nuk i shtypa më kurrë të gjithë butonat në ashensor.

Kjo përvojë më ndihmoi të mësoja rreth pendimit. E dija se bëra diçka të gabuar. U ndjeva keq dhe kërkova falje. Nuk e bëra më kurrë. Atëherë isha i lumtur! Pendimi mund t’ju sjellë edhe juve lumturi.

Ilustrimi nga Alyssa Tallent

Shtyp në Letër