2022
Synimet për Pagëzim
Mars/Prill 2022


Shkruar nga Ti

Synimet për Pagëzim

Pamja
girl watching conference and reading scriptures

Në nëntor 2019 dëgjova me familjen time ngjarjen Ballë për Ballë të Plakut Gong për programin Fëmijët dhe Rinia. Më pas peshkopi na dha broshura për të na ndihmuar në arritjen e synimeve tona.

Synimi im i parë ishte të përfundoja leximin e Librit të Mormonit përpara ditëlindjes sime të tetë që të përgatitesha për pagëzimin tim. Kisha filluar tashmë ta lexoja, por pa shumë entuziazëm. Por atë ditë bëra një plan me babin tim. Llogaritëm se sa kapituj më duhej të lexoja çdo ditë për ta përfunduar Librin e Mormonit para pagëzimit tim. Fillova të lexoj çdo ditë dhe e shenjoja kur mbaroja leximin e secilit seksion.

Ndërsa lexoja, doja të bëja më shumë gjëra të mira. Kështu që u bashkova me agjërimin mbarëbotëror që Presidenti Nelson shpalli për të ndihmuar në kontrollimin e COVID‑19. Isha e gëzuar që mund të bëja një agjërim të plotë. Prindërit e mi më nxitën gjithashtu që të lutesha dhe të agjëroja për të fituar dëshminë time për Librin e Mormonit dhe pagëzimin.

Të dielën e parë të majit u luta dhe agjërova. Pak kohë pas kësaj mbarova së lexuari të gjithë Librin e Mormonit. Isha e emocionuar për pagëzimin tim – në ditëlindjen time. Ndihesha gati për ta bërë këtë besëlidhje me Perëndinë! Unë e di se Libri i Mormonit është i vërtetë. Më pëlqeu ta lexoja dhe jam e lumtur që e arrita këtë synim me ndihmën e familjes sime.

Illustrimi nga Rosalie Ledezma

Shtyp në Letër