2022
Gjetja e Paqes
Mars/Prill 2022


Gjetja e Paqes

“Të lutem më ndihmo të mos ndihem kaq e vetmuar.”

Pamja
girl hugging her older sister goodbye

Molli u përpoq të mos qante kur i tha mirupafshim motrës së saj, Mejsit. “Të dua!” – tha Molli. Ajo i dha Mejsit një përqafim të fortë.

“Do të shihemi pas disa muajsh” – tha Mejsi. Mejsi po largohej nga shtëpia për të shkuar në kolegj tani. Njëri nga vëllezërit e Mollit ishte tashmë në kolegj. Vëllai tjetër i saj ishte në mision. Mollin do ta merrte malli për të gjithë ata.

Mami ia shtrëngoi fort dorën Mollit. E panë Mejsin të largohej me makinë. “Do të na marrë malli” – tha mami. Sytë i kishte me lot.

Molli u kthye në shtëpi. Shkoi në dhomën e zbrazët të Mejsit dhe mbylli derën. Pastaj u ul në shtratin e Mejsit dhe filloi të qante.

Dikush trokiti në derë. Hynë mami dhe babi. Ata e përqafuan Mollin. Të gjithë u ulën së bashku në shtratin e Mejsit derisa lotët e Mollit u thanë.

“E di që je e trishtuar ngaqë Mejsi iku” – tha babi. “Përse të mos bëjmë një lutje familjare? Ne mund t’i kërkojmë Atit Qiellor që të na ndihmojë të ndihemi më mirë. Të lutem, a mund të lutesh Molli?”

“Në rregull!” Molli përkuli kokën. “Atë Qiellor, të falënderojmë për gjithsecilin në familjen tonë – për Uillin, Parkerin, Mejsin, veten time, mamin dhe babin. Të falënderojmë që mund të jemi një familje përgjithmonë. Të lutem na ndihmo të ndiejmë ngushëllim dhe më ndihmo të mos ndihem kaq e vetmuar.”

Mollin e merrte malli të fliste me Mejsin para gjumit. Por ajo e dinte që Ati Qiellor i dëgjonte lutjet e saj. E dinte që Ai do ta ndihmonte të ndihej më mirë.

Të nesërmen në mëngjes, shtëpia e Mollit ishte aq e qetë! E mori malli të qeshte me Mejsin teksa bëheshin gati për shkollë. E mori malli të hanin mëngjes së bashku dhe të bisedonin. Nganjëherë Mejsi i tregonte asaj atë që po mësonte në seminar. Molli gjithmonë ndihej në paqe kur bisedonin për ungjillin.

Kjo ishte! Molli pati një ide.

Molli u bë gati për shkollë. Pastaj gjeti mamin.

“Tjeta, shpirt.” Mami e përqafoi. “A je gati për shkollë?”

“A mund të lexojmë së bashku një bisedë të konferencës përpara se të largohem?” – pyeti Molli. “Mendoj se do të më ndihmojë të ndihem më mirë.”

Mami buzëqeshi. “Kjo është një ide e mrekullueshme.”

Pamja
girl reading Church magazine with mom

Ato lexuan me radhë një bisedë të konferencës së përgjithshme rreth ngushëllimit. Mollit i pëlqente të kalonte kohë me mamin. Leximi i bisedës me të e bëri të ndihej mirë.

Kur mbaruan, Molli buzëqeshi. “Le ta bëjmë këtë përsëri!”Ajo prapë kishte mall

për Mejsin, Uillin dhe Parkerin, por ndihej më pak e vetmuar. Lutja e saj mori përgjigje! Ajo mund të kalonte kohë me mamin dhe babin e saj dhe fjalët e profetëve mund ta ndihmonin të gjente paqe.

Ilustrimet nga Liz Brizzi

Shtyp në Letër