2022
Të Ndihmuarit dhe Fryma e Shenjtë
Mars/Prill 2022


Të Ndihmuarit dhe Fryma e Shenjtë

Mund ta ndiesh Frymën e Shenjtë madje përpara se të pagëzohesh.

Pamja
a boy helping his dad at a fruit stand

Mateo dhe babi i tij shkuan së bashku drejt tezgës me fruta të familjes së tyre. Qeni i Mateos, Zeusi, i ndiqte ata.

“A e pyete peshkopin për pagëzimin tim?” – pyeti Mateo. Ai qe tashmë tetë vjeç, por nuk ishte pagëzuar ende për shkak të pandemisë.

“Ai tha se nuk do të mund të pagëzohesh këtë muaj” – tha babi. “Ndoshta muajin tjetër.”

“Në rregull!” Mateo rrudhi vetullat. Ai donte me të vërtetë të pagëzohej dhe të merrte dhuratën e Frymës së Shenjtë. Por dukej sikur nuk do të ndodhte kurrë!

Babi hapi tezgën. Mateo e ndihmoi që të nxirrte kutitë me portokalle, limonë, mango dhe banane. Pastaj e ndihmoi që t’i vinte në rafte.

Ndërkohë që punonin, Mateo vazhdoi të mendonte rreth Frymës së Shenjtë. “Çfarë ndjesie të jep Fryma e Shenjtë?” – pyeti ai.

“Fryma e Shenjtë më ngushëllon kur jam i trishtuar” – tha babi. “Dhe Ai më bën të ndihem mirë kur ndihmoj dikë.”

“Mezi pres të pagëzohem që edhe unë të mund ta ndiej Frymën e Shenjtë.”

“Edhe përpara se të pagëzohesh e konfirmohesh, ti mund ta ndiesh Frymën e Shenjtë” – tha babi. “Ti mund ta ndiesh tani ngushëllimin e Tij. Njësoj si kur lutesh ose bën diçka të mirë për dikë. Pastaj, pasi konfirmohesh, mund ta kesh gjithmonë Frymën e Shenjtë me vete.”

Mateo u mendua për këtë. A e kishte ndier ai më parë Frymën e Shenjtë?

Pas pak i kishin shkarkuar të gjitha kutitë. “A je gati të ndihmosh familjen Sosa?” – pyeti babi.

Mateo pohoi me kokë. Z. dhe znj. Sosa, që të dy, e kishin të vështirë të ecnin. Kështu që Mateo bënte pazarin për ta. Nganjëherë i ndihmonte që të bënin edhe punët e shtëpisë.

Pamja
boy helping take out trash

Mateo dhe Zeusi ecën për te shtëpia e familjes Sosa. Znj. Sosa ia bëri me dorë nga veranda. “Mirëmëngjesi!”

“A keni nevojë që t’ju blej ushqime sot?” – pyeti Mateo.

“Po. Kam nevojë për bukë, patate dhe mish viçi.” Znj. Sosa numëroi disa monedha. “Këto duhet të mjaftojnë.”

Mateo i mori paratë. Ai pa një qese të madhe plehrash pranë derës. “A mund ta hedh jashtë për ju?” – pyeti ai.

“Po. Faleminderit!” – tha znj. Sosa.

Pasi i hodhi plehrat jashtë, Mateo bleu ushqimet. Ai mendoi për të gjitha gjërat që kishte bërë atë mëngjes. E ndihmoi babin tek tezga e frutave. E ndihmoi familjen Sosa të blinte ushqime. Dhe brenda vetes kishte vërtet një ndjenjë të mirë. Ai po e ndiente Frymën e Shenjtë, ashtu siç i tha babi!

Mateo shpresonte se nuk do t’i duhej të priste edhe më gjatë për t’u pagëzuar. Ai dëshironte ta kishte me vete Frymën e Shenjtë gjatë gjithë kohës.

Ilustrimi nga Carolina Farias

Shtyp në Letër