2022
Pianoja e Ludovikut
Mars/Prill 2022


Pionierë në Çdo Vend

Pianoja e Ludovikut

Ludoviku ishte i lumtur që i shërbente Atit Qiellor.

Pamja
boy in Togo playing electric piano at church

Ludoviku mori disa karrige që paloseshin dhe i çoi matanë rrugës. Ishte e diel dhe kisha do të fillonte së shpejti. Shtëpia ku ata e bënin kishën në Togo, nuk kishte vende të mjaftueshme për t’u ulur. Kështu që Ludoviku gjithmonë sillte karrige nga shtëpia e gjyshit të tij.

“Përse do të largoheshe nga një kishë e mirë për të shkuar në një kasolle të vogël?” – i thirri dikush nga pas. “Kisha juaj nuk ka as stola!” – tha gjithashtu dikush tjetër, duke qeshur.

Ludoviku bëri sikur nuk i dëgjoi. Thjesht duhet të vazhdoj të bëj atë që është e drejtë, mendoi ai.

Ludoviku mësoi për herë të parë rreth Kishës kur ishte 10 vjeç. Tani ishte 12 vjeç. Ai dhe familja e tij ishin pagëzuar kohët e fundit. Ai mbante priftërinë dhe ndihmonte në shpërndarjen e sakramentit. Ai madje i ruante disa nga paratë për drekën e tij që të blinte bukë për sakramentin çdo javë. Ludoviku ishte i lumtur që i shërbente Atit Qiellor.

Kur erdhi koha që të fillonte kisha, dhoma e vogël ishte plot. Disa njerëz u ulën në karriget që kishte sjellë Ludoviku. Njerëz të tjerë qëndruan në këmbë.

Mbledhja filloi me një këngë. “Izrael, Per’ndia po th’rret” – këndoi Ludoviku. Atij i pëlqente shumë që të këndonte në kishë.

Pas kishës, Ludoviku këndonte nën zë teksa hiqte karriget. Ai këndonte nën zë teksa ecte për në shtëpi. Pastaj pati një ide. Nxori tastierën e pianos së tij lodër. Ndoshta mund të zbulonte se si ta luante “Izrael, Per’ndia po Th’rret!”

Ludoviku i këndonte nën zë notat dhe luante çelësa të ndryshëm në tastierë derisa i ra siç duhej. Shpejti ai mësoi vetë se si të luante të gjithë këngën.

Pastaj u kujtua se familja e tij kishte disa regjistrime të himneve të Kishës. Ai i dëgjoi ato dhe mësoi të luante edhe këngë ta tjera. Ludoviku u ushtrua vazhdimisht.

“Përse nuk luan në kishë ndërkohë që ne këndojmë?” – pyeti babi i Ludovikut një ditë.

Stomaku i Ludovikut u pështjellua. “Jam tepër i ndrojtur” – tha ai. “Po sikur të ngatërrohem?”

“Atëherë do të vazhdosh” – tha babi. “Ti je pianist më i mirë nga sa mendon.”

Të dielën tjetër, Ludoviku nuk mbarti vetëm karriget. Ai mbajti për në kishë edhe tastierën e tij lodër. Kur erdhi koha për këngën e hapjes, ai me nervozizëm i vuri gishtat te çelësat e tastierës. Pastaj filloi të luante. Të gjithë kënduan së bashku. Dhe tingëlloi aq mirë!

Ludoviku luajti në kishë çdo të diel pas kësaj. Nganjëherë ai ngatërrohej, por nuk dorëzohej. Kur kënga ishte shumë e vështirë për t’u luajtur, ata këndonin pa piano dhe Ludoviku drejtonte muzikën.

Ludoviku buzëqeshte. Nuk kishte rëndësi për të që ata e bënin kishën në shtëpinë e dikujt. As nuk kishte rëndësi që njerëzit talleshin me të. Ajo që kishte rëndësi ishte se Ludoviku po i përdorte talentet e tij për t’i shërbyer Perëndisë.

Togo është një vend i vogël në Afrikën perëndimore.

Sot atje ka 21 lagje dhe degë.

Gjuha zyrtare në Togo është frëngjishtja.

Një misionar i mësoi Ludovikut të lexonte muzikën që të mund të luante më mirë në piano.

Ludoviku është i rritur tani. Ai dhe bashkëshortja e tij, Benedikta, të dy e duan shumë muzikën.

Ludoviku ka një piano të vërtetë në shtëpi dhe luan organon në kishë.

Pamja
Page from the March 2022 Friend Magazine.

Ilustrime nga Caroline Garcia

Shtyp në Letër