2022
Takohu me Alisën nga Fixhi
Mars/Prill 2022


Duart Ndihmëtare nëpër Botë

Takohu me Alisën nga Fixhi

Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët, ashtu siç bëri Jezusi.

Pamja
photo of girl holding sign about free clothes

Gjithçka rreth Alisës

Pamja
picture of Alice painting

Mosha: 10 vjeçe

Nga: Lindur në Kinë dhe tani jeton në Fixhi

Gjuhët: kineze dhe angleze

Synimet dhe ëndrrat: 1) Të bëhet piktore. 2) Ta mësojë më mirë anglishten duke lexuar për Jezusin.

Familja: Babi, mami, motra dhe vëllai

Duart Ndihmëtare të Alisës

Pamja
Alice and her family handing out clothes

Mamaja e Alisës është mjeke dhe babai i saj trajnon njerëz për të dhënë ndihmën e parë. Alisa dhe familja e saj filluan një skuadër vullnetare të rinjsh e të rejash për të ndihmuar njerëzit në zonën e tyre.

Fillimisht, prindërit e saj trajnuan më shumë se 100 adoleshentë dhe prindërit e tyre për ndihmën e parë. Ndihmoi edhe Alisa. Më pas, skuadra mblodhi më shumë se 3 000 artikuj veshjesh për njerëzit nevojtarë. Ata mblodhën edhe shumë këpucë.

Policisë vendore iu la shumë mbresa puna e tyre. Ata i dhanë skuadrës një tryezë në treg për t’i ndihmuar që të bënin më shumë punë të mira.

“Ne besojmë te Perëndia” – thotë Alisa. “Prandaj i shërbejmë çdo njeriu!”

Gjërat e Parapëlqyera të Alisës

Pamja
pictures of Alice’s favorites

Vendi: Plazhi

Historia rreth Jezusit: Kur gruaja në turmë e preku rrobën e Tij dhe u shërua

Kënga e Fillores: “Un’ Dua të Jem Misionar Tani” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, nr. 90)

Ushqimi: Makaronat

Ngjyra: Vjollcë

Lënda në shkollë: Matematika

Ilustrimet nga Anthony Lewis

Shtyp në Letër