2022
Kapërcimi i Sfidave të Tua
Mars/Prill 2022


Nga Presidenca e Parë

Kapërcimi i Sfidave të Tua

Pamja
Elder Oaks as a young boy looking sad at school

Sfida ime më e madhe kur isha fëmijë, ishte kur vdiq babai im. Isha shtatë vjeç.

Kisha një nënë të mrekullueshme dhe gjyshër të dashur. Por derdha shumë lot. Në shkollë shokët e klasës talleshin me mua ngaqë nuk mund të shkruaja fjalët apo të bëja ushtrimet shumë mirë në matematikë. Disa nga fëmijët e tjerë më të mëdhenj më ngacmonin në autobusin e shkollës. Doja të kisha talente si të tjerët, të cilët ishin atletë të mirë ose këngëtarë të mirë.

Pas pak kohe, fillova të ndihesha më mirë. Familja ime më donte dhe më ndihmonte. Vazhdova të punoja dhe dalëngadalë dola më mirë në shkollë. Gjithashtu zbulova gjëra për të cilat isha i mirë. Punova që të bëhesha më i mirë në ato gjëra. Ati Qiellor më ndihmoi.

Pamja
Elder Oaks as a young man in a graduation cap

Teksa rritemi, ne të gjithë kemi sfida. Disa prej nesh kanë një sëmundje apo një aftësi të kufizuar. Disa janë të varfër dhe nuk mund të marrin ndihmë mjekësore apo arsimim të mirë. Disa trajtohen keq për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre apo të vendit nga vijnë.

Si mund t’i kapërcesh sfidat e tua?

  • Mirëbesoji Atit Qiellor. Me raste mund të ndihemi të shkurajuar, por ne duhet t’i mirëbesojmë Atij. Ai i do fëmijët e Tij dhe ka premtuar të na bekojë.

  • Vazhdo të përpiqesh. Zoti na ka mësuar se të gjithë ne kemi dhurata të ndryshme. Ne mund të zbulojmë vetë dhuratat tona. Më pas ne mund t’i përdorim ato për ta përmirësuar jetën tonë dhe për t’u shërbyer të tjerëve.

Pavarësisht se sa errësirë bëhet pas perëndimit të diellit, gjithmonë do të ketë më shumë ndriçim kur lind dielli. Kjo është e vërtetë për jetën tonë. Nëse një shteg bllokohet, ne mund të kërkojmë një shteg tjetër. Nëse diçka duket tepër e vështirë për t’u bërë, ne mund të shkojmë përpara dhe të rritemi prej saj.

Unë premtoj se Ati Qiellor do të të ndihmojë që t’i kapërcesh sfidat e tua. Ai të do dhe do të të ndihmojë të bëhesh personi që Ai dëshiron që ti të bëhesh.

Unë Mund t’i Kapërcej Sfidat

Pamja
coloring page of girl hiking up mountain

Ilustrimet nga Alyssa Petersen

Shtyp në Letër