2022
Moisiu dhe Mana
Mars/Prill 2022


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Moisiu dhe Mana

Mund ta lexosh këtë histori tek Eksodi 16.

Pamja
Moses with lots of people walking behind him

Moisiu ishte profet. Ai e udhëhoqi popullin e Perëndisë drejt tokës së premtuar. Ata ecën për shumë ditë.

Pamja
girl and boy holding food in hands

Njerëzit ishin të uritur. Ata nuk kishin ushqim. Kështu që Perëndia u dërgoi ushqim nga qielli. Ajo quhej mana.

Pamja
mom and son gathering food in bowl

Çdo mëngjes njerëzit mblidhnin mana për të ngrënë. Por ajo nuk do të qëndronte e freskët gjatë natës. Ata duhej të mblidhnin më tepër të nesërmen.

Pamja
Jesus with young children

Mana na kujton Jezu Krishtin. Perëndia e dërgoi manën për të shpëtuar njerëzit. Ai gjithashtu e dërgoi Jezusin në tokë për të na shpëtuar. Ne kemi nevojë për Jezusin çdo ditë, ashtu siç na nevojitet ushqim çdo ditë.

Pamja
boy showing picture of Jesus to little sister

Unë do ta ndjek Jezusin. Ai do të më japë forcë dhe do të më ndihmojë ta ndiej dashurinë e Tij çdo ditë.

Pamja
coloring page of Jesus with children

Ilustrimet nga Apryl Stott

Shtyp në Letër