Një Mesazh Konference nga Profeti
Gjetja e Paqes në Zemrën Tënde
Përshtatur nga bisedat “Predikimi i Ungjillit të Paqes” dhe “Fuqia e Hovit Shpirtëror”, Liahona, maj 2022.
Ju dua dhe lutem për ju çdo ditë. Ka shumë vështirësi në botë. Konfliktet dhe pandemia kanë ndikuar te shumë njerëz. Bota ka nevojë për ndihmë.
Jezu Krishti është Princi i Paqes. Ungjilli i Tij është e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të gjetur paqe. Tani më shumë se kurrë, kemi nevojë për paqen që vetëm Ai mund ta sjellë.
Ndjekësit e Jezu Krishtit duhet të japin shembullin që ta ndjekë e gjithë bota. Si mund të presim të ekzistojë paqja në botë nëse nuk e kërkojmë paqen në jetën tonë? Askush nuk mund t’i kontrollojë veprimet e të tjerëve. Por ne mund të kontrollojmë veten.
Ju lutemi, bëni gjithçka mundeni për t’u dhënë fund konflikteve në jetën tuaj. Jini të përulur, guximtarë dhe të fortë. Kjo do t’ju ndihmojë t’i falni të tjerët dhe të kërkoni falje kur keni bërë diçka të gabuar. Kërkoni fuqi nga Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij që t’ju ndihmojë.
Jezusi është Krishti! Ai jeton! Ai ju do dhe do t’ju ndihmojë.
Mbaroje Historinë
Çfarë bën ti kur ndodh një konflikt me vëllanë, motrën, shokun apo shoqen? Zgjidh një nga figurat më poshtë. Pastaj bëj një vizatim ose shkruaj se si mund të gjesh paqe.
Si Gjej Paqe