2022
Tomi dhe Gripi i Tmerrshëm
Maj/Qershor 2022


Pionierë në Çdo Vend

Tomi dhe Gripi i Tmerrshëm

Tomi e dinte se Perëndia do t’i ndihmonte ata.

boy helping sick dad drink

“Pi pak, Tamā (babi)”, – tha Tomi butësisht. Babai i Tomit u ngrit me ngadalë nga rrogozi i fjetjes. Tomi e ndihmoi të pinte pak lëng të freskët nga arrat e kokosit.

Tamā dhe pjesa tjetër e familjes së Tomit kishin qenë të sëmurë për disa ditë. Thuajse çdo njeri tjetër në fshat ishte i sëmurë gjithashtu. Një pandemi kishte ardhur në ishull – gripi spanjoll.

Tomi doli jashtë. Ai ishte njëri nga të vetmit njerëz që ishte aq mirë sa të kujdesej për të tjerët. Shumë familje kishin nevojë për ndihmë.

Kam nevojë për më shumë lëng arre kokosi, – mendoi Tomi. U ngjit në një pemë të lartë arre kokosi. Kur mbërriti në majë, ai mori disa arra dhe i hodhi në tokë.

boy climbing up coconut tree

Teksa zbriste, Tomi mendoi rreth njerëzve në fshatin e tij. Ishte e frikshme të shihte kaq shumë prej tyre të sëmurë.

Një vit më parë, vëllai i vogël i Tomit, Ailama, u sëmur. Kjo ishte e frikshme gjithashtu. Tomi dhe familja e tij u lutën që ai të bëhej më mirë.

Pastaj Tamā pa një ëndërr të veçantë. Ëndrra i tregoi atij se si ta ndihmonte Ailamën që të bëhej më mirë – duke rrahur lëvoren nga një pemë uilliuilli që të merrte lëngun. Tomi ndihmoi Tamān që të kujdesej për Ailamën dhe ata i dhanë lëngun nga pema. Dhe Ailama u bë më mirë.

Tomi e dinte se Perëndia i kishte ndihmuar në atë kohë. E dinte se Perëndia do t’i ndihmonte tani.

Tomi i çau arrat e kokosit. Aroma e ëmbël e lëngut të arrës së kokosit e bëri të ndihej pak më mirë. Ai eci drejt shtëpisë pranë tyre në fshat për t’u dhënë ca lëng fqinjëve të tij. Pastaj shkoi te shtëpia tjetër. Dhe tjetra.

Javët kaluan. Çdo ditë Tomi punonte shumë për t’u kujdesur për çdo njeri. Kapi pula që të mund të bënte supë të ngrohtë për t’ua dhënë të tjerëve. Mbarti kova me ujë nga burimi që të pinin njerëzit.

Disa nga njerëzit në fshat vdiqën. Tamā vdiq gjithashtu. Ishte shumë e vështirë për Tomin. Gjithë fshati ishte i trishtuar. Por gjatë gjithë kësaj, Tomi mbajti mend se Perëndia e donte dhe do ta ndihmonte atë.

Tomi nuk reshti së ndihmuari njerëzit. Dhe pas pak kohe, njerëzit filluan të bëheshin më mirë!

Si përfundim pandemia e gripit mbaroi. Njerëzit nuk po sëmureshin më. Tomi dhe Ailama qenë madje në gjendje të shkonin në shkollë sërish. Tomin gjithmonë e merrte malli për Tamān. Por e dinte se një ditë do ta shihte babanë e tij përsëri. E dinte se Ati Qiellor gjithmonë do të ishte pranë tij për ta ndihmuar.

Samoa është një grup ishujsh në Oqeanin Paqësor.

Sot ka një tempull në Samoa.

Një shtëpi tradicionale në Samoa, që quhet fale, nuk ka mure.

Pandemia e gripit spanjoll mbërriti në Samoa në vitin 1918.

Tomi ishte 12 vjeç kur filloi pandemia.

Fshati i Tomit, Sauniatu, u ngrit nga një grup shenjtorësh të ditëve të mëvonshme.

PDF of story

Ilustrimet nga Corey Egbert