Përshëndetje nga Bregu i Fildishtë!
Bashkohu me Margonë dhe Paolon teksa udhëtojnë nëpër botë për të mësuar rreth fëmijëve të Perëndisë.
Bregu i Fildishtë, ose ndryshe Côte d’Ivoire, është një vend në Afrikën perëndimore.
52 000 Anëtarë të Kishës dhe në Rritje
Plaku D. Tod Kristoferson i vizitoi anëtarët atje në vitin 2019.
Bonjour! [Përshëndetje!]
Gjuha zyrtare është frëngjishtja. Këtu fliten edhe rreth 70 gjuhë të tjera.
Koha e Darkës
Një ushqim i mirënjohur është yassa. Bëhet me pulë ose peshk me qepë, limon, mustardë dhe speca djegës.
Arti dhe Muzika
Njerëzit në Bregun e Fildishtë kanë shumë stile arti dhe muzike. Çfarë të pëlqen të krijosh?
Një Tempull po Ndërtohet
Një tempull po ndërtohet në Abixhan, qytetin më të madh të Bregut të Fildishtë. Këta fëmijë ndihmuan gjatë fillimit të punimeve për tempullin e ri.