2022
Shko Ulu pranë Tij
Maj/Qershor 2022


Shkruar nga Ti

Shko Ulu pranë Tij

girl going to sit by boy on his own

Një ditë në shkollë dëgjova se një djalë po e ngacmonin. U ndjeva e trishtuar. Askush nuk duhej të trajtohej në atë mënyrë.

Më vonë atë ditë, klasat në të njëjtin vit shkollor patën një festë. Djali që e kishin ngacmuar më parë, erdhi në festë dhe u ul i vetëm. Kur e pashë, unë kujtova se çfarë kishte ndodhur. Dëgjova një zë që më tha të ulesha pranë tij. Por nuk doja të isha e vetmja që ulesha pranë tij. Ai do të jetë në rregull, – mendova. Nuk ka nevojë që dikush të ulet pranë tij. E largova atë ndjenjë.

Zëri më erdhi përsëri, më i fortë. Shko ulu pranë tij.

Vështrova djaloshin. Ai dukej i vetmuar dhe i trishtuar. Në rregull, – mendova. Kur u ula pranë tij, ai ndihej në siklet. I thashë emrin tim dhe e pyeta për emrin e tij. Në fillim isha e shqetësuar. Por teksa flisnim, ndjeva paqe. Dhe ai nuk dukej më i vetmuar ose i trishtuar.

Kur iu desh të shkonte sërish në klasë, i thashë që do të flisja me të më vonë. Buzëqeshi pak dhe tha: “Në rregull”. Mësuesja erdhi tek unë dhe më tha: “Faleminderit, Sierra. Ajo që bëre, ishte shumë dashamirëse.” Vetëm pohova me kokë.

Pjesa e mbetur e ditës kaloi me të shpejtë, por ajo ndjenjë paqeje nuk u largua. E dija se bëra gjënë e duhur. Nganjëherë njerëzit nuk trajtohen siç duhet, kur ata janë të ndryshëm. Nuk më pëlqen, por kjo gjë ndodh.

Ne jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë. Ne duhet t’i trajtojmë të tjerët me mirësi. Nëse e bëjmë këtë, unë e di se Perëndia do të na bekojë.

Ilustrimi nga Kristin Sorra