2021
Gjeni Kohë për Zotin
Nëntor 2021


“Gjeni Kohë për Zotin”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Pasdites të së Dielës

Gjeni Kohë për Zotin

Pjesë të Shkëputura

barinjtë

Zërat dhe trysnitë nga bota janë ndjellëse dhe të shumta. Por tepër shumë zëra janë mashtrues, joshës dhe mund të na heqin nga shtegu i besëlidhjeve. Për ta shmangur zemërthyerjen e pashmangshme që vijon, ju përgjërohem sot që t’i kundërviheni tërheqjes së botës, duke gjetur kohë për Zotin në jetën tuaj – në secilën dhe për çdo ditë.

Nëse shumica e informacionit që merrni, vjen nga mediat shoqërore apo media të tjera, aftësia juaj për t’i dëgjuar pëshpëritjet e Shpirtit do të pakësohet. Nëse nuk po e kërkoni gjithashtu Zotin nëpërmjet lutjes dhe studimit të përditshëm të ungjillit, ju e lini veten të cenueshëm nga filozofitë që mund të ngjallin kureshtje, por që nuk janë të vërteta. Edhe shenjtorët që përndryshe janë besnikë, mund të dalin nga udha prej ritmit të vazhdueshëm të bandës së Babilonisë.

Vëllezërit dhe motrat e mia, ju përgjërohem që të gjeni kohë për Zotin! Bëjeni themelin tuaj vetjak shpirtëror të fortë dhe të aftë për t’i qëndruar provës së kohës duke bërë ato gjëra që e lejojnë Frymën e Shenjtë të jetë me ju gjithmonë. …

Asgjë nuk e fton më shumë Shpirtin sesa ta fiksoni përqendrimin tuaj te Jezu Krishti. Flisni për Krishtin, gëzohuni në Krishtin, ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit dhe shkoni përpara me vendosmëri në Krishtin. Bëjeni Shabatin tuaj një kënaqësi teksa e adhuroni Atë, merrni sakramentin dhe e mbani të shenjtë ditën e Tij.

Siç e theksova këtë mëngjes, ju lutem, gjeni kohë për Zotin në shtëpinë e Tij të shenjtë. …

… Ai do t’ju udhëheqë dhe do t’ju udhërrëfejë ju në jetën tuaj vetjake, nëse do të gjeni kohë për Të në jetën tuaj – në secilën dhe për çdo ditë.