2021
Me Fuqinë e Perëndisë në Lavdi të Madhe
Nëntor 2021


“Me Fuqinë e Perëndisë në Lavdi të Madhe”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Me Fuqinë e Perëndisë në Lavdi të Madhe (1 Nefi 14:14)

Pjesë të Shkëputura

buka dhe uji i sakramentit

Besëlidhjet, në të cilat është hyrë nëpërmjet ordinancave të kryera me autoritetin e priftërisë, mund të na lidhin me Zotin Jezu Krisht dhe janë bërthama e veprës së shpëtimit e të ekzaltimit në të dyja anët e velit.

Puna misionare, puna në tempull dhe për historinë familjare janë aspekte plotësuese dhe të ndërlidhura të një vepre të vetme të madhërishme që përqendrohet te besëlidhjet dhe ordinancat e shenjta, të cilat na mundësojnë të marrim fuqinë e perëndishmërisë në jetën tonë dhe, përfundimisht, të kthehemi në praninë e Atit Qiellor. …

Ne e marrim mbi vete zgjedhën e Shpëtimtarit teksa mësojmë rreth besëlidhjeve dhe ordinancave të shenjta, i marrim ato me denjësi dhe i nderojmë. Ne lidhemi fort pas Shpëtimtarit dhe me Të teksa i kujtojmë besnikërisht dhe bëjmë çmos që të jetojmë në përputhje me detyrimet që kemi pranuar. Dhe ajo lidhje me Të është burimi i forcës shpirtërore në çdo stinë të jetës sonë. …

Premtimet dhe bekimet nga besëlidhjet janë të mundura vetëm për shkak të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Ai na fton të shohim tek Ai, të vijmë tek Ai, të mësojmë nga Ai dhe të lidhemi me Të nëpërmjet besëlidhjeve dhe ordinancave të ungjillit të Tij të rivendosur. Dëshmoj dhe premtoj se nderimi i besëlidhjeve na armatos me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe. Dhe dëshmoj se Zoti i gjallë, Jezu Krishti, është Shpëtimtari ynë.