“Dashuria e Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Dashuria e Perëndisë
Pjesë të Shkëputura
Ati ynë Qiellor na do thellësisht dhe në mënyrë të përsosur. …
Jezu Krishti ndan me Atin të njëjtën dashuri të përsosur. …
Kjo dashuri hyjnore duhet të na japë ngushëllim dhe vetëbesim të madh ndërsa i lutemi Atit në emrin e Krishtit. …
… Disa e kanë zakon të thonë: “Shpëtimtari më do ashtu siç jam” dhe kjo është sigurisht e vërtetë. Por Ai nuk mund të marrë asnjë nga ne në mbretërinë e Tij ashtu siç jemi, “sepse asgjë e papastër nuk mund të banojë atje, ose të banojë në prani të tij” [Moisiu 6:57]. …
… Pasi e bëri të qartë se Ai nuk mund ta shfajësojë apo shpërfillë mëkatin, Zoti na siguron:
“Megjithatë, ai që pendohet dhe i bën urdhërimet e Zotit, do të falet” [Doktrina e Besëlidhje 1:32]. …
… E jona nuk është një fe e racionalizimit, as fe e përsosurisë, por një fe e shëlbimit – shëlbimit nëpërmjet Jezu Krishtit. …
Për një kohë të gjatë më ka bërë përshtypje, edhe e kam ndier, dashurinë e zjarrtë të profetëve të Perëndisë në paralajmërimet e tyre kundër mëkatit. Ata nuk nxiten nga dëshira për të dënuar. Dëshira e tyre e vërtetë pasqyron dashurinë e Perëndisë; në fakt është dashuria e Perëndisë. …
Duke pranuar se Perëndia na do në mënyrë të përsosur, secili prej nesh mund të pyesë: “Sa shumë e dua unë Perëndinë? A mund të mbështetet Ai te dashuria ime siç mbështetem unë tek e Tija?” …
Unë jap dëshmi për realitetin e Atit tonë Qiellor dhe Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit, dhe të dashurisë së Tyre të vazhdueshme e të pavdekshme.