“A më Do Ti Mua më Shumë se Këta?”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.
Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
“A më Do Ti Mua më Shumë se Këta?”
Pjesë të Shkëputura
A e pyetni veten se për çfarë e kishte fjalën Jezusi kur e pyeti Pjetrin: “A më do ti mua më shumë se këta?” [Gjoni 21:15.] …
A na e sjellin gjërat e kësaj bote gëzimin, lumturinë dhe paqen që u ofroi Shpëtimtari dishepujve të Tij dhe që Ai na e ofron neve? Vetëm Ai mund të na sjellë gëzim, lumturi dhe paqe të vërtetë nëpërmjet dashurisë sonë për Të dhe zbatimit të mësimeve të Tij. …
Kur zbulojmë një kuptim më të plotë të kësaj pyetjeje, ne mund të bëhemi pjesëtarë të familjes, fqinjë, qytetarë, anëtarë të Kishës dhe bij e bija më të mira të Perëndisë. …
Ati Qiellor na deshi aq shumë sa përgatiti planin e Tij të shpëtimit me një Shpëtimtar si figurën qendrore në të. …
… Nevojitet të besojmë te Jezusi dhe te plani i Perëndisë për lumturinë. Të besosh është ta duam dhe ta ndjekim Shpëtimtarin tonë dhe t’i zbatojmë urdhërimet, madje në mes të sprovave dhe grindjeve. …
Ne nuk mund ta humbasim dashurinë tonë për Jezusin dhe shpresën tek Ai, edhe nëse përballemi me sfida në dukje dërrmuese. Ati Qiellor dhe Jezusi nuk do të na harrojnë kurrë. Ata na duan. …
Ne duhet ta kujtojmë gjithnjë se lumturia jonë e vërtetë varet nga marrëdhënia jonë me Perëndinë, me Jezu Krishtin dhe me njëri-tjetrin.
Një mënyrë për ta dëftuar dashurinë tonë është duke u bashkuar me familjen, miqtë dhe fqinjët për të bërë disa gjëra të vogla që t’i shërbejmë më mirë njëri-tjetrit. Bëni gjëra që e bëjnë këtë botë një vend më të mirë.
Çfarë gjërash mund të bëni në vetë jetën tuaj për të treguar që së pari doni Zotin?