“Besimi për të Pyetur dhe Pastaj për të Vepruar”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.
Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
Besimi për të Pyetur dhe Pastaj për të Vepruar
Pjesë të Shkëputura
Mënyra për të marrë zbulesë nga Perëndia nuk ka ndryshuar që nga koha e Adamit dhe Evës. Ka qenë e njëjta mënyrë për të gjithë shërbëtorët e thirrur të Zotit që nga fillimi e deri më sot. Është e njëjta mënyra si për ju edhe për mua. Kjo bëhet gjithmonë duke ushtruar besim. …
… Ju keni pyetje për të cilat kërkoni përgjigje. Ju keni të paktën besim të mjaftueshëm sa të shpresoni se do të merrni përgjigje nga Zoti nëpërmjet shërbëtorëve të Tij. Ju nuk do të keni mundësi të bëni pyetje me zë të lartë për të marrë përgjigje nga folësit, por mund ta pyetni Atin tuaj të dashur në lutje.
E di nga përvoja se përgjigjet do të vijnë në përshtatje me nevojat tuaja dhe përgatitjen tuaj shpirtërore. …
Nëse besimi juaj te Jezu Krishti ju ka sjellë zbutje të zemrës nëpërmjet efekteve të Shlyerjes së Tij, ju do të jeni më të aftë t’i ndieni pëshpëritjet e Shpirtit si përgjigje ndaj lutjeve tuaja. …
Kur besimi ynë te Jezu Krishti do të na ketë shtyrë t’i kërkojmë Atit përgjigje, ai besim do të na ketë sjellë edhe prekjen lehtësuese të Shpëtimtarit, të mjaftueshme që ne ta dëgjojmë udhëzimin e Tij dhe që të jemi të vendosur dhe të entuziazmuar për t’u bindur. …
Dëshmimi im është se shkëmbi mbi të cilin ne qëndrojmë, është dëshmia jonë se Jezusi është Krishti, se kjo është Kisha e Tij, të cilën Ai e udhëheq personalisht dhe se Presidenti Rasëll M. Nelson është profeti i Tij i gjallë sot. …
Unë lutem që ju të mund të keni po atë dëshmi.